Shtetin e kemi por Edi Rama po e shkul shtetin nga themelet ndërsa ne na thotë se po bej shtet. Sot kur Rruga duhej të kishte përfunduar sjell amendimin që duhej ta kishte miratuar 2 vjet më parë.  A mund të pretendosh se keshtu po bën shtet ?! Shtet qe te varferon per te te sunduar me kollaj. Shtetin që të çon në vetëvarje. Shteti qe të çon në burg po nuk pagove faturën e dritave, po nuk more kuponin tatimor, po nuk lëshove kupon tatimor, po nuk pate mundësi të pagush taksat. Shtet që nuk te lejon te shkosh ne universitet nëse nuk je i pasur.

Taksat e rritura duhej te sillnin 40 miliarde leke me shume. Vetem sivjet hapi nje grope 40 miliardë qe do të fundosë ekonominë dhe financat shqiptare. Tha me lane borxh por mezi i beri 45 miliarde leke duke rimbursuar TVSh-ne dhe stokun e ilaceve . E zhyti vendin ne borxh: ne 2 vjet mori 25 % te borxhit 25-vjecar. Akti i 6-te normativ fshihet që ti shpëtojë debatit. Rama haron se ka fshehur vetëm kokën mbasi prapanicën e ka në diell. Aksioni anti-informalitet thellon gropën fiskale, 16 miliardë lekë deficit për shtator-nëntor. Për periudhën 10 mujore, mosrealizimi i planit kishte qenë rreth 11 miliardë lekë dhe nëntori i ka shtuar dhe 5 miliardë lekë të tjera kësaj grope. Edhe buxheti 2016, duhet të mbushë gropën e vitit 2015 dhe do të ndryshohet pa u mbushur gjysma e parë 2016. 300% rriti buxhetin e vet. 60 milion dollarë për rinkonstruksione dhe orendi zyrash. Investimet i ndan ne 1300 copa ku mund të hanë të gjithë. Investimet i ben per pishina e shatervane. Shtet  per kontrabandistet: -1200 ton cigare, -60 mijë ton karburante. Shtet per koncesionaret: 35 milion dollarë të buxhetit të shëndetësisë të parapaguara në cdo vit. Shtet per tenderaxhite Qe fitojne me ofertat me te shtrenjta. Shtet  me kriminele e kontrabandiste. Shtet per kriminele per kontrabandiste. Ta ndalim kete qeverisje dhe të fillojmë një rrugë të re. Rama është Asad, po ne nuk jemi Sirianë. Të përzëmë Qeveritarët pushtues që të jetojmë që të jetojmë si Europiane në vendin tone.


Fjalimi në Kuvend i deputetit të PD, Sherefedin Shehu, 21 Dhjetor 2015