Me 8 Dhjetor, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, shqiptarët ,të mbledhur më të shumtë se asnjëherë tjetër në këto 25 vite, morën dhe njëkohësisht shpallën vendimin e tyre për ti dhënë fund ngrehinës se korruptuar e kriminale të ngritur në këto dy vite prej krerëve të kësaj maxhorance.

Ju përpiqeni  dhe bëni sikur nuk ka ndodhur asgjë, sikur asgjë nuk ka ndryshuar, se njerëzit  ankohen, protestojnë e revoltohen por prapë “kthehen në normalitet” (sicc shkruante një nga analistët e punësuar në kopenë e Ramës). Kjo i ngjan fabulës së gomarit që shpresonte te ishte në ëndërr…(bunkeri)?

Akti i fundit i kësaj qeverie ishte miratimi i atij që për qytetarët e këtij vendi do të jetë dhe buxheti i fundit i një qeverie të krimbur në hajduteri.

Por Seancat e fundit ne kete salle nuk u trajtuan nga maxhoranca si diskutim dhe miratim buxheti ,  ku  nje qeveri  vendos se si te ardhurat qe ka mbledhur nga qytetaret e saj, ti investoje ne interes te tyre. Jo seancat e fundit  i ngjanin  ndarjes se plackes se grabitur ne nje shpelle hajdutesh.

 Ju leshuan ne shpine shqiptareve bandat e tyre te taksave e gjobave, i kane grabitur deri ne dhimbje duke i cuar deri ne vetvrasje per shkak te mjerimit. Ju mblodhen dhe qindarkat e fundit te vobekteve dhe pastaj , qindarkat e gjakut qe ju grabiten shqiptareve i ndane  ketu ne paketa milioneshe  qe do jepen me apo pa tendera per deputete e familjare deputetesh socialiste, per   ministra e familjare ministrash, po mbi te gjitha per te fryre  me shume kryeministrin dhe tarafin e tij .

Mbi 300% e rriti buxhetin per kryeministrine, nderkohe bandat e tij vazhdojne te fshijne nga listat e ndihmes sociale familje te tera duke ju hequr qindarkat dhe buken e gojes… Sepse ato i duhen Rames,  turisti me i pasur i vendit qe eshte votuar per te bere kryeministrin po qe eshte kthyer ne piktor shetites.  Ne dy vite, plot 162 dite i ka kaluar ne ajer ne biznes klas( mqs donit lidhje me marreveshjen) e ne hotele luksi duke shpenzuar qindra mijera euro nga parate dhe taksat e qytetareve ne udhetime qe nuk kane sjelleasnje te mire per vendin ,perkundrazi.

Une nuk mbaj mend nje dite te vetme qe kjo qeveri,qe ky kryeminister, te kete marre nje vendim , nje akt, nje aksion, ne interes te qytetareve,apo qe te bej te mundur qe kontrata e tyre me qytetaret e ketij vendi jo te realizohet,por te kete qofte dhe nje pikenisje, perkundrazi. E filloi me shkatrrim e vazhdoi me taksa,gjoba e dhune.

BURGU u be simboli i kesaj qeverie e ketij kryeministri dhe tani ben tehabiturin. Si ka mundesi kaq shpejt mbaroi koha ?! “Prisni-thone- dhe rrogtaret e agjit-propit- vetem dy vjet ka Rama ne qeveri”

Ne fakt per ata qe e kalojne jeten ne luksin e parave te vjedhura,koha duket e shkurter,por nuk eshte keshtu per qytetaret.

Keto kane qene vite ferri per shumicen e qytetareve te ketij vendi,per ta jane vitet me te gjata te kaluara ne skamje e padrejtesi nen arrogance dhe dhunen qeveritare ,ne mungese shprese dhe besimi.

Por kjo nuk e prek ,as nuk e shqetson aspak kryeministrin tone. Arrogant e i dhunshem me te dobtit e  hipokrit e servil deri ne neveri, me te fortit. Tipike per nje dordolec dictator.

Rama eshte kryeministri me i korruptuar ne Ballkan dhe kjo sipas dokumentit te punes se OSBE qe tregon se pasuria e tij shkon te pakten ne 200 milion euro. Po edhe sikur te mos zbulohej ai document, shqiptaret nuk jane aq te paditur sa te mos kuptojne edhe nga aq pak sa shohin,te kuptojne se vilat si pallate, ne Tirane(Surrel),prane detit  e ne mal nuk ndertohen  me rroga qofte ajo e  kryetarit te bashkise se kostumet mijera eurosh qe nderrohen cdo dite, nuk blihen  as me rrogen e kryeministrit,etj,etj.

Prandaj shfaqen kudo emrat e carapuleve,papuleve,nushve e me rradhe .

Hapni vetem buletinin e prokurimeve dhe do te gjeni cdo jave me siguri, Vilma Nushin apo kompanine e Beqes qe marrin miliona.

Nuk gjen nje rast  te vetem , nje vendim te vetem, nje koncesion, nje tender, nje prokurim ku pas te mos jete nje mik i Rames apo ku mos favorizohet nje klient i qeveritareve.

“Une nuk mund te penalizoj miqte te bejne biznes” tha nje dite kur e pyeten per kete.

Pra qe mos penalizohen miqte e Rames ,ata duhet te jene automatikisht fitues dhe perfitues te te gjitha fondeve publike. Per konkurrence e procedura te ndershme as nuk behet fjale. Jane po te njejtet.

Ajo qe ben tregetine,apo me mire ,kontrabanden e cigareve, rremben dhe gjithe tenderat e ilaceve nga Saranda ne Tropoje. Ajo merr me koncesion hipoteken e Tiranes po ben dhe check up in shendetsor. Te njejtet qe marrin me koncesion hekurudhen ,marrin tendera dhe tek min e bujqesise e pastaj miliona te tjera  per te bere kontrrollin psiqik dhe te stresit te punonjesve te OSHE. E te gjithe keta “rastesisht” kane qelluar miq te Rames.

Nderkohe vetem ne dy muajt e fundit ,sipas shifrave te institucioneve te kesaj qeverie, 73 mije shqiptare te tjere humben vendin e punes si rezultat i represionit te qeverise ndaj biznesit te jo miqve te Rames. Sipas INSTAT it papunesia eshte rritur kete vit duke arritur ne 17.5%

Po kjo nuk e prek ,as nuk e shqeteson kryeministrin tone,ai vazhdon te krihet.

Nje tjeter baba me tre femije u vetevra nga deshperimi se banda e OSHE i kerkonte qindarka qe nuk i kishte dhe nuk kishte ku ti gjente se Rama mashtroi si gjithnje,kur premtoi se keto familje do te rimbursoheshin .

Nje 90 vjecare pak dite me pare dhe nje foshnje nje muajshe vetem dy dite me pare,vdiqen nga i ftohti. Po Rama vazhdon te krihet dhe cakton ne buxhet 60 milion euro vetem per “restaurimin” e tualeteve te ministrave dhe kryeministrit.

E pastaj thote “Po bej shtet”

Ky eshte shtet i korruptuar e kriminal.

Nje shtet ku ministri i brendshem  eshte ne rolin e ambasadorit te bandave ne qeveri.Nje shtet bku bandat kriminale kane imunitet. Ku me makinen dhe skafin e ministrit bredhin trafikantet e droges. Ku ministri i brendshem deklaron publikisht se ka shkelur ligjin; duke u takuar personalisht me te akuzuar per vrasje,duke fshehur pasurine ,duke bere evasion fiscal e megjithate ai eshte krenaria e kesaj qeverie. Nderkohe qytetaret e thjeshte perfundojne ne birrucat e burgjeve per nje kupon tatimor 50 lekesh apo se kane harruar patenten ne shtepi . Nje shtet qe denon viktimen dhe glorifikon  agresorin.

Shteti i Rames eshte ngritur mbi korrupsion,krim e padrejtesi .

Nje shtet ku Parlamenti  i jep imunitet ekstra kryeministrit  qe ai te mos hetohet edhe kur akuzohet per aferen korruptive me te madhe ne historine e vendit sic ishte ajo e 600 milion eurove te CEZ. Po nderkohe kjo nuk e pengon Ramen te flase  per reformen ne drejtesi. Ate drejtesi qe kur nuk i shkon pas fijes e quan te degjeneruar  e arrin deri aty sa te kercenoje personalisht gjykates, por kur i leverdise e kur i shkon pas fijes, e konsideron sovrane dhe kompetente  .

 Ky eshte nje shtet qe ika shpallur lufte qytetarit te vet e prandaj shqiptaret  ikin njesoj si sirianet nga vendi i tyre. Nuk jane ne lufte as me Asadin as me ISIS. Nuk po i bombardon kush. Po ikin njesoj si sirianet se ju ka shpallur lufte shteti i tyre,qeveria e tyre, kryeministri i tyre.

Po pjesa me e madhe e shqiptareve nuk do te ikin.Dhe ne qe kemi vendosur te qendrojme ketu e qe duam te rrisim dhe femijet tane ketu, kemi vendosur qe kete nuk mund ta bejme ne shtetin e Edvinit.

Ti vazhdo si gomari,te mendosh se je ne enderr.

Berisha nje jave me pare ,te lajmeroi qe ti analizosh mire flaket e bunkerit. Une po ate dite perpara protestuesve kujtova se si 25 vite me pare shqiptaret u sollen me monumentin e bronxte te diktatorit komunist.

Rrogtaret e tu te agjit-propit, nen shembullin tend ben sikur nuk e kuptuan se cfare ndodhi me bunkerin. Ndonjeri bile dhe ironizoi duke pyetur se si mund te shembej bunkeri i betonit duke e qelluar me dru…

Pikerisht ai moment, i atyre qytetareve qe hipen mbi bunker e qellonin gjithe urrejtje bunkerin, me kujtoi   qytetaret  qe 25 vite me pare qellonin me po ate urrejtje,copat e bronxit te atij qe vetem disa ore me pare ,ngrihej si monument i diktatorit ne qender te Tiranes.

Prandaj lexoje bunkerin dhe hap rruge sa e ke kete mundesi.

Vendi do te shkoje ne zgjedhje te parakoheshme dhe  shqiptaret duhet te vendosin per fatin e tyre me vullnet te lire,por kete nuk mund ta besh ti,nuk mund ta bej kjo qeveri ,kjo maxhorance sepse e ka treguar ne me shume se nje rast, me zgjedhjet ne Korce dhe ato te 2015, se nuk ka asnje lidhje me zgjedhje te lira e te ndershme,perkundrazi.

Per kete ,opozita dhe nje million shqiptare, kerkojne ngritjen e nje qeverie teknike qe ti hape rruge zgjedhjeve te lira dhe dhe vendosjes me vullnetin e shqiptareve te qeverise se ardheshme.

Une e di qe Rama kete nuk e ben si pergjegjshmeri ndaj qytetareve te ketij vendi,prandaj po i perseris dhe nje here

Lexoje bunkerin dhe hap rruge sa e ke kete mundesi.


Fjalimi në Kuvend i kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Edi Paloka në Kuvend, 21 Dhjetor 2015