Të nderuar qytetarë. Me ndryshimin e skemës së ndihmës ekonomike qeveria shqiptare i dha fund njëherë e mirë korrupsionit  në pretendimin e saj të bërë nga ju në këtë drejtim dhe mori vetë gjithë eskluzivitetin e këtij korrupsioni e abuzimeve të bëra duke hequr pashpirtshmërisht e në bllok, pa u marr vesh kurrë se me çfarë kriteri rreth 20 mijë shqiptarë nga skema e ndihmës ekonomike. U fol asokohe për një sistem dhe formulë pikëzimi që askush se mori vesh madje dhe sot e kësaj dite qytetarët janë të paqartë, si ata që e përfitojnë si ata që nuk e përfitojnë, se si përzgjidhen nga i ashtuquajturi system pikëzimi. D.m.th. kur edhe si i bie bingoja për një sasi kaq të vogël parash sa çmund të bësh me to. Është po ky sistem dhe po kjo qeverisje që i shtrydh njëherazi këto shtresa në nevojë për të paguar ujë e drita ose për të jetuar pa to ndërkohë që ka detyrimin tu garantojë atyre, familjeve në nevojë, një minimum jetik qoftë për energjinë elektrike, qoftë për ujin e pijshëm. Ajo që kanë zgjedhur të bëjnë këta në fakt është të dhunojnë këtë shtresë madje ta shumojnë e zgjerojnë atë në emër të asaj se po bëjnë shtet. Ky është një shtet, një shtet jo i mbrojtjes shoqërore por  i sjelljes antishoqërore, psikopatisë siç njihet ndryshe,  e cila në klinikën e vet ka sjelljet antisociale:

Më specifikisht ka

-përshkujdesje ose mosshqetësim për atë që është e drejtë apo e gabuar,

– të gënjyerit përsistent apo tendencë dhe veprime për të përjashtuar të tjerët

– përdorim të sharmit të menduar për të manipuluar të tjerët apo për kënaqësi personale

-egocentrizëm dhe ndjenjë superioriteti

– vështrirësi në zbatimin e ligjeve

– dhunim në mënyrë të përsëritur të të drejtave të të tjerëve nëpërmjet përdorimit të viktimizimit, pandërshmërisë

– armiqësi dhe irritueshmëri e lartë. Axhitacion. Impulsivitet. Agression dhe dhunë. Mungesë e theksuar empatie dhe keqardhje

Pra dhunën dhe abuzimet, vjedhjet me dhunë e pa dhunë, pla>kitjet e grabitjet, terrorin e presionin mbi viktimën, kërcënimin, dëmtimin dhe mungesën e theksuar të empatisë që kombinuar me defiçititin e vëmëndjes dhe hiperaktivitetin, apo siç e ndeshim shpesh në klinikë ADHD dhe që në klinikën e tij ka vështirësi të qëndrimit ulur për një kohë relativisht jo shumë të gjatë, ardhje rreth e rrotull, mungesë të theksuar të vëmendjes dhe përqëndrimit dhe impulsivitet si dhe disa sjellje tipike si rrëmujën, hedhjen e objekteve aty këtu duke i humbur ato dhe zhgarravinat tipike në formë rrethore nga mungesa e durimit, përbëjnë një rrezik serioz për vetëdijshmërinë që kërkohet në qeverisjen e një vendi dhe në të qënurit koherent midis gjërave që thuhen, atyre që synohen që më së shumti nuk arrihen. Në moshë të hershme kjo problematikë mund të mos përbëjë problem serioz pasi humbet me kohën por nëse çrregullimi persiston dhe zgjatet në kohë në moshë të rritur ai mund të zhvillojë tek subjekti kompleks inferioriteti ku në përpkjekje për ti shpëtuar një tjetër kompleks zhvillohet ai i superoritetit dhe megalomanisë dhe në se ke pak pushtet kjo do të përbënte një kombinim të rrezikshëm. Gati një neurozë.

Të nderuar qytetarë skema e re e ndihmës ekonomike nga kjo qeveri bëri që të dilnin prej saj me mijëra familje të varfëra dhe në nevojë. Sjell këtu në vëmendje rastin e një nëne kryefamiljare në qytetin e Cërrikut me tre fëmijë dhe bashkëshortin e paralizuar së cilës i ishte hequr ndihma ekonomike pa kuptim dhe pa shpjeguar dot se përse.Nuk di ku të përplasem më thoshte. Raste të tilla pati asokohe plot dhe vazhdon të ketë po aq edhe sot për ca gram miell se aq mund të blesh me to. Pak miell zotëri. Kjo është Shqipëria juaj, rikthim në kohërat e Migjenit.

Ministry i suksesit të dështimeve duhet të dërgojë njëherë punonjësit e tij poshtë urave dhe rrugëve të Shqipërisë anë e mbanë ku flenë e strehohen në rrugë jo pak fëmijë, madje mu në mes të Tiranës dhe jo të bëjë sikur vajton kur foshnja humb jetën poshtë një ure nga të ftohtit se ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë. Janë sot rreth 50 mijë fëmijë të tillë. Pa strehim e pa mbështetje.

Po ky ministër duhet tu shpjegojë sot shqiptarëve se përse ata nuk gjejnë punë dhe përse rreth 9 mijë të tjerë janë larguar nga puna dhe këta po në bllok pa kurrfarë arsye me përjashtim të kriterit politik se nuk i përkasin partisë së tij.

200 nënpunës të bashkisë Tiranë u flakën në rrugë nga Kryetari juaj i fiqve dhe asokohe ministër i mirëqënies perosnale jo pak shkurtime të ndihmës ekonomike u bënë me firmë të tij. i dëboi romët nga barakat e tyre dhe i flaku edhe pse në fushatë zhvilloi jo pak takime dhe premtime me ta. Ku janë ata sot. Ku gjenden? Ku strehohen?

Në fakt angazhimet më të shumta të këtij kryetari në performancën e tij disa mujori janë fotot me fëmijë në kopshte e shkolla e kaq. Thjesht sa për imazh. Një buzëqeshje dhe mjafton. Në atë kohë ministër e kishte shqetësimin kryesor bërjen e shkurimeve nga ndihma ekonomike dhe si për ironi afërsisht në të njëjtat ditë festonte një dasëm luksoze të bërë me fiq.

Ministry actual i mirëqënies i cili për hir të së vërtetës flet pak po bën mirë të mos flas fare me ato që thotë  pasi ka një sinkron të cuditshëm me gënjeshtrat dhe thëniet e shefit të tij, shkëlqesisë së tij, kryeministrit të vendit.

Ashtu si kryeministri edhe ai mburret për reformën në pensione kur edhe një njeri që ka vetëm tre klasë shkollë mund të kuptojë se pensionet jo vetëm që nuk janë rritur por janë ulur, po ashtu edhe pagat pasi askund nuk reflektohet efekti i inflacionit duke mos i indeksuar ato në raport më ketë ndikim të përvitshëm.

Në vend që të flasë për reforma fantazëm pasi asgjë konktrete nuk kemi parë dhe të komentojë mbi progress raportin e BE si ministër suksesi duhet tu shpjegojë shqiptarëve se përse BE nuk pranoi hapjen e negociatave me shqipërinë.

Duhet tu shpjegojë shqiptarëve se përse buxhetimi me pjesëmarrje kishte mbetur një projekt thjesht në letër gjatë hartimit të buxhetit të ministrisë së tij. Dukej gati se e kishte hartuar në zyrë ose rrotull saj.. Këtë tu shpjegojë shqiptarëve.

Duhet tu shpjegojë shqiptarëve se përse ndërsa numëronte nga Lezha mbi 11 mijë të papunë i quajti ata dembelë pasi nuk mund të ketë absurditet më të madh se sa ky. Që shqiptarët nuk dashkan të punojnë.

Për tu rikthyer sërish tek mbrojta shoqërore Z. ministër ju ndërmorët një iniciativë në dukje për mirë por thellësisht të dyshimtë siç ishte ajo e testimit të punonjësve në qëndrat e kujdesit social ku siç raportojnë dhe vetë mediat tuaja të majta në rastin më të mirë të vetmet që kanë dalë fituese janë sanitaret dhe pastrueset si dhe drejtorët tuaj se i shërbejnë më mirë atdheut. Tani Z. ministër që të sqarohemi ku ishte testim apo spastrim?  Dyshime më të mëdha bien edhe për shkak të ndryshimeve pak ditë më parë në kodin e punës pikërisht në frazën që jep punonjësit të larguar nga puna mundësinë e rikthimit. 9 mijë shqiptarë të larguar nga puna në bashki, komuna, shkolla, kopshte, spitale, etj, etj. 4 % është rritur papunësia dhe tek të rinjtë që i keni sot në protestë ajo është në shifrat 34% falë politikave tuaja. Zyrat e punësimit duke huazuar një fjalë të thënë nga vetë ju janë të plogështa ndërsa unë do thoja janë thjesht fasadë se nuk kryejnë asnjë funksion. Më gjeni ju sot qoftë edhe një shqiptar të vetëm që të jetë punësuar nga zyrat tuaja të punësimit.

Afro 100 mijë shqiptarë të larguar dhe 200 mijë të tjerë që duan të ikin. Thoni se u kemi vrarë ne shpresën. Po sa forcë mund të ketë një opozitë kundrejt atij që është në pushtet dhe që numerikisht për nga votat në Kuvend është gati i gjithpushtetshëm. Në dy vjet e gjysëm qeverisje vazhdoni të mëvishni faje në partinë demokratike duke bërë një lojë të ndyrë të shmangies së vëmendjes nga përgjegjësitë tuaja reale dhe mjaft të mëdha. Është e juaja përgjegjësia për ku ndodhet Shqipëria sot, jo e jona. Është në këto 2 vjet e disa muaj që ikën shqiptarët jo më parë. Është në krizën tuaj të qeverisjes që vendi ra plot 35 vende ekonomikisht. Është në klimën tuaj të burgut dhe terrorit që ata protestojnë dhe nuk ju duan. Është në qeverisjen tuaj që 73 mijë prej tyre humbën punën në biznese private si pasojë e gjobave, taksave dhe kontrolleve të panumërta sa ua keni plasur shpirtin njerëzve me këto shtrëngime.

Veçse, vetëdija dhe për rrjedhojë njeriu në natyrën e vet sa më shumë shtrëngohet aq më shumë ajo mbushet si një rezervuar që më pas pëlcet dhe ju jeni përgjegjës për këtë. Ju dhe vetëm ju. Janë ligjet tuaja. Janë burgjet tuaja. Janë reformat tuaja të mbrapshta. Është arroganca juaj dhe patjetër e kaluara juaj komuniste të cilën doni ta ringjallni, që ndërton tek qënia juaj një personalitet me mendime e kujtime që zor se do ti ndërrojë, me dashurinë për vitet ku ndihej i paprekshëm dhe populli një lakmi për sundim.

U jeni bërë njerëzve si hije sidomos biznesit të madh e të vogël. Dhe më keq do shkojë, pasi, të deklarosh se u ke rezervuar deri në 6 paga shpërblim për një tatimor që të shtrydhë, të trysnojë apo presionojë biznesin me tre, katër deri në 6 kontrolle në ditë dhe këtyre të fundit tu vësh edhe spiunë i kryen apo jo kontrollet, ç’filozofi është kjo veçse si ajo e etërve tuaj mund të jetë. C’bën një tatimor më shumë se një mjek, më shumë se një mësues, më shumë se një pedagog, më shumë se një infermier, etj , etj?

Fjalimet rrenacake të kryeministrit tuaj e kanë humbur tashmë audiencën dhe nuk keni për të shkuar larg pasi mëndja dashakeqe e atij që e sheh popullin si bagëti pa bërë mbrapsh ka vetëm një pasojë, dëbimin, dëbimin a largimin tuaj të turpshëm nga kjo qeveri.


Fjalimi në Kuvend i deputetes së PD, Arbjola Halimi, 21 Dhjetor 2015