Fituesi i çmimit si Administratori i Vitit, në festivalin e fasadës qeveritare, për të dytin vit në radhë dëshmon atë çfarë kjo mazhorancë vlerëson në të vërtetë. Kriteri i shpërblimit mbetet sërishmi shërbimi ndaj obortarrëve të qeverisë, vjedhja, abuzimi.

Ndërkohë që shqiptarët janë të detyruar të paguajnë një çmim më të lartë energjie, OSHEE për vitin 2015 ka shpërndarë prokurime në kundërshtim të hapur me procedurat ligjore. Kështu për t’i shërbyer sa më mirë mazhorancës OSHEE ka kryer 26 herë procedura tenderuese për ruajtjen me roje private të vetëm 9 objekteve rajonale në gjithë vendin.

Në këtë mënyrë ajo ka shpërblyer 4 persona me lidhje politike me mazhorancën, duke i dhënë Rigers Balilit (Kryetarit të Bashkisë Delvinë, LSI), Hysni Myrtaj (anëtar i këshillit bashkiak Fier, LSI), Lavdrim Gjicit (vëllait të Safet Gjicit, kandidat për kryetar Bashkie në Kamez i PS) si dhe Paulin Ndreut (vëllait të deputetit socialist Pjerin Ndreu) 477 milion lekë tendera.

Nga njera ane burgos qytetarët së nuk kane mundesi të paguajnë 2 mije leke energji elektrike e nga ana tjeter OSHEE ka përsëritur mbi 19 procedura tenderuese për shoqërimin e vlerave monetare, në kundërshtim të plotë me ligjin, vetem e vetem, për t’i dhuruar kompanive të miqve e të deputetëve rreth 80 milion lekë pa tvsh tendera.

Paratë qe u merren me kerbaç me te pamundurve permes cmimit te rritur dhe faturave te fryra te energjisë u jepen ndertusve te viles se Rames  deputeteve, e miqve te oborrit qeveritarëve. Keshtu:

Pandeli Carapuli, arkitekti i vilës në Surrel, ka përfituar nga OSHEE, 454 milion lekë pa TVSH për restaurim godinash ndërkohë që shqiptarëve iu mungon ne pjesen me te madhe te kohes energjia elektrike.

Arbër Abazi, nipi i deputetit Sadri Abazi, ka përfituar nga OSHEE 137 milion lekë pa TVSH.

Vilma Nushi, mbretëresha e koncensioneve në Ministrinë e Shëndetësisë, ka përfituar nga OSHEE për vitin 2015 shumën e 67 milion lekë pa TVSH.

Plator Mehmeti, drejtori i OSHEE në Durrës, i kallëzuar në prokurori për konsumimin e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera, me kompaninë që e ka në emër të babait të tij, ka marrë 33.622.000 lek pa TVSH.

Bazuar në këtë shërbim ndaj qeverisë dhe bizneseve pranë saj, Kryeministri i akordoi atij çmimin e “Bletës së Artë” si shenjë mirënjohje dhe falenderimi për përpjekjen e palodhur që ai ka patur në drejtim të shpërndarjes së fondeve publike në xhepat e miqve të qeverisë.


Deklarata për mediat e anëtares së Këshillit Kombëtar të PD, Ina Zhupa, 30 Dhjetor 2015