Megjithë marrëveshjen e arritur për dekriminalizimin, Edi Rama po vazhdon paktin me krimin, duke inkriminuar të gjitha hapësirat që nuk i mbulon dot ligji.

Ai ka emëruar në krye të Partisë Socialiste në Shkodër, një bandit të njohur, një autor vrasje.

Edi Rama ia ka besuar partinë socialiste në këtë zonë, Martin Cubit, i cili kur ishte kryetar komune, me 27 prill të vitit 2009, ka vrarë një shtetas.

Ky person problematik, njihet nga të gjithë për aktivitetin kriminal dhe për rrezikshmërinë shoqërore që paraqet.

Kjo është një e vërtetë e hidhur, që tregon se Edi Rama nuk ndahet dot nga krimi.

Pakti me krimin, është i vetmi që ka mbajtur deri tani, pasi ka shkelur çdo kontratë e çdo premtim me qytetarët e vendit.

Kjo është skema që Edi Rama po aplikon me gjithë banditët dhe trafikantët e tij që dekriminalizimi do ti largojë nga postet publike.

Ata po gjejnë strehë tek partia e Ramës, për të dhënë kontributin e tyre kriminal në zgjedhjet që po vijnë.

Sfida që i bën Edi Rama dekriminalizimit, kërkesës dhe nevojës urgjente për tu ndarë nga sundimi i krimit, është e sigurtë që do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët, të majtë e të djathtë, pa dallim.

Partia Demokratike shpreh bindjen se dhe socialistët e ndershëm do të refuzojnë me përbuzje kthimin e forcës së tyre politike në inkubator të krimit.

Populli është në këmbë.

Rinia është në këmbë, nesër në orën 10 në dyert e Parlamentit.


Deklarata për mediat e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj, 20 Dhjetor 2015