Partia Demokratike dhe anërarët e Grupimit “Dhjetori 90”, startuan nga Gjirokastra turin e aktiviteteve përkujtimore të Lëvizjes studentore “Dhjetori 90,  sa afër dhe larg”. Lëvizja studentore që udhëhoqi revoltën kombëtare të rrëzimit të diktaturës më të egër në Evropë dhe themelimit të Partisë Demokratike, 25 vite më parë, frymëzon edhe më shumë shqiptarët në këto kohë krize dhe rreziku, me idealet e saj, besimin tek vlerat e lirisë dhe demokracisë.
Gjatë forumit anëtarët e Grupimit thanë ndër të tjera se ky Dhjetor është një apel për protestë kombëtare për ti dhënë vlerë lirisë, demokracisë dhe të ardhmes së Shqipërisë.
“25 vite pas rrëzimit të komunizimit, endrra e studentëve dhjetoristë,“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” u pre në mes me qeverisjen dhe mazhorancën e krizës dhe të korrupsionit, por ky Dhjetor është përsëri afër sepse të rinjtë janë fryma dhe shpirti i ndryshimit, u shpreh kryetari i Grupimit Bislim Ahmetaj. Sekretari i Përgjitshëm i PD, Arben Ristani, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të 8 Dhjetorit, tha se kjo qeveri nuk po ndërton një vepër të dobishme për shqiptarët pasi të gjitha arritjet historike të integrimit euroatlantik të Shqipërisë janë të firmosura nga Partia Demokratike.
Demokratët, studentët dhe intelektualët e Gjirokastrës, theksuan se vetëm demokratët dhe lidershipi i tyre mund të kthejë shpresën dhe të ringrejë Shqipërisë drejt rrugës së prosperitetit evropian, mirëqënies dhe zhvillimit.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 2 Dhjetor 2015