Arsim, shkencë dhe shpresë nuk ka me këtë qeveri

21 Dec
0

Marreveshja në fjalë është një detyrim i përmbushur i qeverisë Shqiptare dhe nuk dua që në fjalën time të përqëndrohem tek ajo por tek një detyrim i papërmbushur i kësaj qeverisje, pikërisht tek Arsimi.
Arsimi duket sektori me i goditur i këtij viti qe lemë pas, por që do përjetojë ditë të errëta dhe vitin që vjen.
E them këtë sepse ajo shifra 3.3 e financimit nga buxheti është thjesht një hiprokizi. Është hiprokizi jo vetëm se është hipotetike por dhe është rezultat i një matematike banale, mbledhje e zbritje të marra sa andej këndej për të dalë me sforco në një rritje të paargumnetuar.
Ndërkohë realiteti është krejtësisht ndryshe.
Në arsim janë shtuar klasat kolektive si rezultat i ndërpreje së urbanizimit të fshatrave nga kjo qeverisje dhe i mungesës së fondeve për të ndërtuar shkolla koncentrike.
Mungojnë terrenet sportive mgjs fiskultura teorikisht është e vlerësuar me shtimin e orëve.
Normat mësimore nuk respektohen.
Mësuesit nuk paguhen për orët e konsultimeve.
Mësuesit janë nën presion politik permanent.
Mbipopullimi sidomos në Tr është tronditës.
Ndërkohë në kundërshtim me cdo premtim në udhëzimin e Ministrisë saktësohet se nr max i nx duhet të jetë 35.
Mgjs premtimi i shte 30 sot ka klas a me 40 nxënës në gjimnaze
Nuk ka rritje page për mesues
Nuk ka rritje page për pedagogë
Nuk ka stimulim për kërkimin shkencor
Për ta zbutur sadopak këtë gjendje tronditëse keni shtuar ate retoriken mikluese po nga ana tjeter i trajtoni mësuesit si njerez te dores se dyte.
I thoni ju kam zemer dhe nga ana tjeter pa zemer dhe pameshire i largoni nga puna pa asnje shkak. Pa asnje motiv.
I thoni ju kam shpirt dhe i merrni nga krahu tjeter shpirtin ne testime idiote e me udhezime emerimi antiligjore.
I thoni ju duam shume dhe i trajtoni me percmim total, kur behet fjale per rritje page apo vleresim te punes se tyre. Atë përfitimin e 2 mijë lekëve nga taksa progresive janë keni bërë si atë historinë e gunës. Ne, ne, ne bërtisni!!!!
Dhe herë ja paraqitni si pagë të 13 e herë rritje page duke i tallur e përqeshur.
Për ta ilustruar këtë realitet po sjell disa shembuj:
Ky është udhëzimi i fundit 38.
Them i fundit sespse mund të na dalë dhe një tjetër.
Ky në fakt është i treti në rradhë që prej tetorit 2013 dhe të krijohet përshtypja se e gjithë Ministria për dy vite e gjysëm është marrë vetëm me procedurën e emërimit dhe shkarkimit të mësuesit pa gjetur rehat. A thua ky është halli dhe misioni më i lartë i kësaj ministrie?!!!
Dhe ende nuk keni zënë karar, pasi qartazi ky udhëzim bie në kundërshtim me nenin 60 të ligjit të cilin përsëri e keni ndryshur deri më tani dy herë. Pra ai nuk është plotësues i ligjit por e tejkalon dhe e zevendëson atë.
Ligji parashikon që autoriteti kryesor që realizon emërimin e mësuesit është drejtuesi i institucionit publik arsimor.
Ndërsa udhëzimi parashikon që nuk është drejtori i shkollës por drejtuesi i DAR. Madje dhe Komisioni i vlerësimit ngrihet sipas tij në rang DAR dhe jo shkolle sic e detyron ligji.
Sic duket ministria harroi që vetëm para një viti Kministri i binte me grusht tavolinës dhe cirresh se nuk do mundet asnjë drejtori DAR të fusë duart në procesin e emërimit të mësuesit.
Por fjalet i merr era, sic i ka marrë për dhjetra premtime të tjera të tij dhe ja ku jemi sot.
Dhe gjithcka është bërë që ti gjendet vendi ligjor testimit tashmë të marrë fund “MËSUES PËR SHQIPËRINË”.
Dhe maskarada e këtij testimi vazhdon…
Këtu kam faqen e web të Ministrisë ku nuk pasqyrohet asnjë vend vakant. Nuk jepet jo se keni harruar sepse ju i keni emëruar tashmë ato që doni e bëni gjoja me gjasme se po i kaloni në testim duke u tallur publikisht me tërë ato që besojnë sinqerisht se mund të marrin një vend me mund e djersë.
Po ju sjell shembullin e referuar seancën e kaluar. Në vend të atij mësuesit të shkretë Ndricim QUKU, që kishte 35 vite mësues është emëruar në Orenjë Gentjan Sina kryetar i PS i një prej fashtrave atje.
Sina nuk ka kaluar testimin dhe procedurën që thotë udhëzimi. Ai emërohet para një muaji dhe para dy ditësh i është nënshtruar formalisht  testimit, të cilin me siguri e ka fituar pa filluar, se është cuni i partisë ky.
Ja emri i tij në listën e ministrisë……..
Kjo pra është transparenca meritokracia, ndershmëria juaj që e trumbetoni si dashuri për mësuesin. Kjo është e vërteta e hidhur e ëndrrës së mijra mësuesve që duan të fillojnë një punë me meritë.
I bini gjoksii për transportin falas të mësuesve dhe të nxënësve i cili nuk mjafton. Jo vetëm kaq por bëni dhe krahasime të pamundura me kohën e PD. Ne këët të drejtë ja jepnim dhe mësuesve të shkollave të mesme kurse ju ja hiqni atyre.
Ja Dy VKM që bëjnë diferencën: E jona që ja njëh të drejtën mësuesve të shkollave të mesme e 2011 dhe e juaja e 2015 e cila ja heq atyre.
Ndërsa ajo që pritet të ndodhë me ligjin e arsimit të lartë i ngjan një katrahure grabitja e studentëve vazhdon. Aksesi për ta ngushtohet. Tarifat do të rriten dhe lekët e tyre qeveia i sheh si opsion për të rritur buxhetin që e vjedhin tatimet e doganat.
Ja shembulli i dy udhëzimeve me diferencë 5 ditore nr 46 dhe nr 50. Vetëm për pesë ditë tarifa e rregjistrimit në masteer bëhet nga 25 mijë lekë në 30 mijë lekë. Pa asnjë arsye, pa asnjë llogjike. Me një poshtërim total ata që kishin paguar 25 mijë duhet të shtonin dhe më sepse përndryshe nuk fitonin të drejtën e regjistrimit. Thjesht se ministrisë i duhet ca lekë më shumë për të shtuar dekorin e zyrave të saj.
Pra qeveria që nuk rrit asnjë pagë të mësuesve, të pedagogëve, që nuk rrit asnjë qindarkë pensionet apo ndihmën ekonomike për të vobektit ëshët e gatshmë të hidhet në sulm kur i duhet ti marrë të gjithë atyre më shumë lekë nga xhepat dhe nga buka e përditshme.
Kjo është e vërteta. Ky është realiteti.
Në realcionin që ministria paraqiti kishte dhe një kapitull: Arsimi i lartë dhe kërkimi shkencor!!!!
Por në shtjellim nuk ka asnjë fjalë për kërkimin shkencor as një financim.
Përkundër kësaj si qershia mbi tortë për fobinë më të madhe që ka kryeministër që është shkenca, vjen VKM-ja që mbyll Agjensinë Kombëtare të inovacionit dhe teknologjisë, institucion në varësi të kryeministrit ky, me justifikimin që i bashkangjitet A K K SH, pranë kësaj ministrie. Ky akt kundër AKT-it u realizua pa asnjë lajmërim për stafin dhe pa asnjë marrje mendimi nga ministritë përkatëse të lidhura me të.
Goditja ndaj AKT-it pason atë ndaj QSA, duke kënaqur kështu gustot stigmatizuese të Ramës dhe aspak nevojën që kërkimi shkencor të përparojë.
E gjithë kjo situatë skandaloze e tjerrur në arsim kërkon një zgjidhje dhe zgjidhja është qeveria teknike.


Fjalimi në Kuvend i deputetit të PD, Edmond Spaho, Luciano Boci, 21 Dhjetor 2015