Nga   eksodet biblike të post 90-ës dhe sipas Eurostat, jashte vendit  jetojnë mbi 1.2 milionë emigrantë, të cilët në inkstremis rrugëtim, kanë arritur të vetëm rezultate maksimale, ndërsa  qeveria shqiptare u mbetet atyre debitorë për mos firmosjen e marrëveshjeve mes shteteve për mbrojtjen shoqërore, sigurimet apo pensionet, që edhe ata të jenë si qytetarët europianë.

Ata meritojnë tashmë vëmendjen primare të shtetit amë,

dhe opozita ofron mbështjetjen e saj maksimale për të arritur deri në votimin parlamentar ligjet përkatëse si edhe reailizimin e tyre me marveshjet me shtetet e Bashkimit Europian, si edhe më gjerë.

ratifikimi i  marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së hungarise për mbrojtjen shoqërore”, i cili është pjesë e procesit të koordinimit të skemave të mbrojtjes shoqërore, ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera, nuk duhet të mbetet i vetmi dhe te abandonohen procedura me te rendesishme sic jane marveshjet me Italine  e Greqine ku ka me shume Shqiptare.

Numri i shqiptarëve me qëndrim të përkohshëm në Hungari është, 196 persona.

Emigrantët shqiptarë që kanë periudha sigurimi janë relativisht të rinj dhe duan të paktën, 6-10 vjet për të dalë në pension kështu që, efektet financiare do të fillojnë direkt pas kësaj periudhe.

Ka shkuar në 9 numri i marrëveshjeve të nënshkruara ku, përpos Gjermanisë dhe Çekisë, është zyrtarizuar bashkëpunimi edhe me Belgjikën, Luksemburgun, Rumaninë, Kandanë e Francën, Maqedonine e tani dhe Hungarine.

Ne, deputetet e opozitës e përshëndesim marveshjen me Hungarine  përfshin rreth 196  persona dhe e votuam pro, por i kërkojmë qeverisë të intensifikojë negociatat për mbrojtjen shoqërore të qytetarëve shqiptarë kudo jetojnë

dhe duhet urgjentisht që ky problem të vihet si pikë kryesore në axhendën qeveritare, në të gjitha vizitat dypalëshe,

sidomos me Italinë dhe Greqinë,

në drejtim të garantimit të të drejtave të barabarta të qytetarëve shqiptarë.

Të gjitha negociatat janë kryer në përqindjen më të madhe gjatë periudhës së qeverisjes Berisha.

Me Italinë, nga nënshkrimi i marrëveshjes dypalëshe, do të mund  të përfitonin rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë prej më shumë se dy dekadash, por edhe rreth 19.000 qytetarët italianë që aktualisht punojnë në Shqipëri.

Sipas shifrave të MMSR-së, zyrtarisht në Itali nga 506 mijë emigrantë shqiptarë të regjistruar me letra të rregullta, 250 mijë janë kontribues dhe taksapagues të rregullt.

Nga këta, 210 mijë janë me kontrata të rregullta si të punësuar duke i paguar përafërsisht 3.1 miliardë euro taksa vjetore shtetit fqinj me rreth 40 mijë bisnese,

Ata janë edhe të vetëpunësuar si ndërtues apo si artizanë, në bujqësi apo edhe me tregti.

Rinia ka pushtuar bankat e dijës, ku rreth 130 mijë janë nxënës e studentë, ndërsa mbi 88 mijë janë fëmijë të lindur në Itali.

Brezi i tretë aty me një moshë prej 60- 65 vjeç nuk janë më shumë sesa 29 mijë shqiptarë, por shumica e tyre kanë punuar aty apo jetojnë me fëmijët.

Sikur sot të bëhet marrëveshja, maksimalisht përfitues do të jenë 29 mijë vetë, ndërkohë që kontribuojnë 250 mijë vetë në sistem.

Pyetja që shtrohet nga ne është e thjeshtë,

ligjvënësit dhe poltika a duhet tjua ofrojnë atyre këtë ligj dhe marveshje pasi këta emigrantë e presin nga shteti amë implementimin dhe zbatimin e ligjeve ndërkombëtare pa asnjë vonesë,

direkt dhe me kosto në të ardhmen e tyre?

Dikur në opozitë e majta, nëpër tubimeve elektorale me premtimet e saj utopike dhe fotografitë me bojë uji ripremtonte parajsën për ta, por këtyre premitimeve shpejt ju doli boja, dhe tashmë Edi Rama po udhëton për ekspozitat personale , “zhgarravinat e tij “

 ndërsa emigrantët dhe azilantët që presin nga kryeministri të firmosi marveshjet bilaterale të vonuara për të garantuar të ardhmen e tyre janë të zhgënjyer totalisht.

Qeveria e Partisë Demokratike, që në vitin 2006 bëri kërkesën zyrtare për të nisur bisedimet edhe me shtetin fqinj,

Greqinë, për njohjen e pensioneve të emigrantëve apo edhe më gjerë, mbrojtjen shoqërore, por ende nuk i kemi negociatat  zyrtare në vazhdim.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë, duke pasur parasysh se në Greqi është numri më i madh i emigrantëve shqiptarë me rreth 680 mijë ka insistuar deri në 2013 e në vazhdimësi që këto marrëdhënie të zyrtarizohen, por sot përse po heshtet?

Dhe për këtë opozita është gati të bashkpunojë intensivisht dhe me procedurë të përshpejtuar që ky problem të përfundojë njëhërë e mirë.

Por çfarë ka bërë Qeveria  pasi mori votat edhe të emigrantëve që i sollën  me autobusa dhe avionë, po sot  konkretisht ?

ku jeni ju dhe çfarë po ju pengon të mos e vazhdoni punën e nisur me hapa konkretë?

Qeveria e tenderave dhe fasadës shpejt u vyshk sikur gjethet e vjeshtës apo e fiqve, me mashtrimet në fushatë pikërisht  për njohjen e pensioneve për emigrantët në greqi dhe itali ku jetojnë mbi 94% e migracionit shqiptar post 1990-ës,

Shqetesues është fakti që kjo çështje nuk është as në axhendën e diskutimeve bilaterale.

Kjo maxhorancë numrash, por jo më e moralit qytetar, kujtohet për emigrantet vetëm në periudha zgjedhore kur mbushte autobuzet dhe avionët e i sillinin ata vetëm për votat, por më pas as që mendojnë dhe veprojnë me instrumentat e shtetit me të vetmin problem që ata kanë, sigurimin dhe mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve dhe të së ardhmes së fëmijëve të tyre.

Kjo qeveri që premtoi 300 mijë vende pune, u ka afruar punësimin si azilantë, e jo më të kujdeset për emigrantët e parë, të cilët me remitancat e tyre po mbajnë akoma frymën gjallë të familieve duke u mbyllur minimunim jetik prej 24 vjetësh.

Erion Veliaj, i solli militantët me autobuzë dhe u premtoi madje edhe votimin elektronik, por 80 mijë shqiptarë që flejnë kampeve të azilive në Gjermani dhe në mbarë europën si edhe plus 200-mijë aplikantët për llotarinë USA nuk janë 300-mijë vende pune dhe RILINDJE, por braktisje dhe lamtumire e brezit të ri e të pashpresë në kërkim të mbijetesës.

Nuk duhen lënë në harresë edhe pensionistët që i keni braktisur dhe jo vetëm që nuk u rritet pensionin, por me masat drastike që ju ndërmorët me binomin tuaj, reform-tender, vetëm sa jua keni vështirësuar jetesën, duke na rikthyer errësirën dhe skamjen, e ku sot shumica e pensionistëve jetojnë tashmë në mjerim.

Vetvrasjet po kalojne shifrën 360 por ju as ju bëhet vonë për këto akuza direkte që populli kalon në krizë jete

deri në vetmohim.

Për të arritur rezultatet e Qeverisjes së PD-së për pensionet në qytetet, do të duhen, 26-vite me këto ritme breshke të rritjes së nivelit të pensionit, dhe për fshatin do të duhen 70 vjet.

Breshkat e Ramës në Bashkinë e Tiranës po na dalin zyrave si udhërfyese të karvanit tuaj me dy drejtues, çiftin e ZI të 21-Janarit 2011, aty ku live para botës Ju, në emër të korrupsionit akuzuat Metën, dogjët gjithçka dhe ku humbën jetën edhe 4-protestues .

Kjo qeveri nuk ka database të qytetarëve të saj, duke i lënë ata qëllimisht të braktisur dhe me status jetimi illegal e anonim në kohën e lundrimit në internet, arsyeja, që populli mos të dij më se ku jetojn dhe mos ti kërkojmë llogari shtetit.

Nuk ka statistika par ata që kanë ikur këtë vit si azilantë, sepse qeveria nuk e pranon fenomenin pasi nuk mundet ta pranojë që çereku i popullsisë aktive për punë do të emigrojë sërish për mbijetesë, madje Tahiri i drogës, replikon me homologun gjerman se; ata që vijnë tek ju janë shqiptarë të greqisë, pasi udhëtojnë prej saj…?!

Ministri i jashtëm Bushati, nuk takon emigrantët por bën fundjava turistike në Argjentinë gjoja për të lobuar për Kosovën në UNESCO, dhe çfarë morëm si komb prej saj; dështimin si shpagim të pamerituar për të gjithë shqiptarët  patriotë që u fyen pas këtij turpërimi historik të diplomacisë tonë naive.

Mijëra euro bileta udhëtime e hotele luksi të shkuara dëm, e dështimi kthehet në shtim oreksi vetëm për tendera dhe abuzimesh miliarda dollarëshe e të tjera skandale.

Çfarë shërbimi shëndetësor ju ofrojmë ne, kur skemën e sigurimeve shëndetesore ju po e zhbëni e po e vidhni me drejtorët dhe farmacitë që në grup po arrestohen, por edhe pse në masë arresti, ato fitojnë tendera 5 milionë$?

Skandalet Tuaja në mjeksi nuk kanë fund,

sa edhe gazetat e televizionet nuk po i mbajnë dot pa i denocuar, megjithë kontrollet dhe ligjet për burgosje të fjalës së lirë që po kaloni në fshehtësi.

Krimet tuaja nuk kanë të numëruar, aq sa ju po kërkoni deri në pushimet kolektive nëpër spitalet ndaj specialistëve dekadorë me militantët e  miellit dhe mbajtës së flamurit partiak.

Ju doni ti këmbeni specialistët  jo, kjo sduhet të ndodhi në kete sektor jetik,

dhe protestat janë replika e vetme që u keni lënë në duar jo vetëm atyreve, por edhe popullit që nuk do të shkojë në duar militantësh për shëndetin e tij dhe të fëmijëve.

Ato janë specialistë dhe jo militantë, ata shërojnë njerëz dhe japin jetë njerëzish jo vota,

ndërsa ju kërkoni ti zëvendësoni ata me militantët se ju dhanë votat…

Jeta e njerëzve, për ju vlen sa karrikja e përkohshme e pushtetit,

kjo është shenja e barazmit për Ju pusht-etarë…?!

Turp dhe fatalitet të luash me jetën … për pushtet.

Pas skandalit me recetat fiktive, plot 35 mijë, me vlerën 2.2 mil dollarë,

Çdo faturë që fondi rimburson sot është e paraakorduar dhe e likujduar në vlera shumfish reales, pasi mekanizmat e kontrollit janë zhbëre qëllimisht.

Krimet e renda kane marre nen hetim koncensionet.

I pershendesim dhe mbeshtesim cdo hetim per korrupsion, dhe presim qe te thellohen edhe me tej.

Mbi 100 mijë bashkqytetarë kanë lënë vendin për të kërkuar shpëtim në Gjermani, dhe në vendet e tjera të BE,  e po ashtu dhe 200 mijë te tjerë kanë aplikuar për të ikur në SHBA, të shtyrë nga keqqeverisja, korrupsioni dhe krimi i Edi Ramës që po e qon vendin në “drejtimin e duhur”

Në ditën ndërkombëtare të emigrantëve , ne dt 18 dhjetor, qeveria duhet të dilte me statistika zyrtare për këtë eksod masiv dhe jo të manipulonte publikun kombëtar e ndërkombëtar, se shqiptarët që braktisin vendin i përkasin emigrantëve të Greqisë dhe Italisë.

 Ka vetëm një të vërtetë për eksodin dhe azilkerkuesit dhe, ajo është skamja dhe dëshpërimi që ka mbjellë kjo qeveri dhe kjo mazhorancë e krimit e droges, hajduterise, pashpirtesise.

Fatkeqësi që vendin e kanë lënë të rinjtë  të cilët nuk shohin shpresë në atdheun e tyre, ku drejtojne krenaristet.

Ka vetëm një shpëtim,

 largimi i qeverisë dhe hapja e rrugës për një qeverisje të re që sjell shpresë, besim, mundësi për punë e zhvillim për secilin në vendin tonë.

po vret shpresen e shqiptareve sepse me terrorin shteteror ndaj bizneseve shkaterroi ne dy muaj 73 mije vende pune,

po 6 fishon kontributin e sigurimeve shoqerore per profesionet e lira,po falimenton profrsionistet dhe favorizon monopolet qe kane para.

po vjedh ne tendera, dogana, tatime e ÇEZ, qindra e qindra milione euro.

po perze shqiptaret nga Shqiperia.  sot shqiptaret, qytetare te nje vendi anetar te NATOs dhe kandidat te BE, per numerin e azilkerkuesve, krahas sirianeve te Sirise se Asadit madje  po te llogariten ne proporcion me numerin e popullates e kap vendin e pare si krenarist.

Shqiptaret nuk po i perzene nga Shqiperia as  lufta, as bombardimet nga toka, ajri dhe deti i shtepive te tyre

 por po i perzene nga Shqiperia mjerimi, helmi, vreri, terrori, rrenimi ekonomik, gjobat absurde, burgosja per energjine apo per kuponin, nga shteti policor dhe banditeve ne pushtet.

Po mbyllim nje vit teper te veshtire.

Shume familje jane drejt mbijeteses.

Shume femije vuajne nga uria, te ftohtit.

Shume te semure jane pa perkujdesje.

Shume persona te moshes se trete jane braktisur.

Shume familje kane humbur te afermit e tyre.

Shume familje jane ne erresire.

Shume familje jane te papuna, apo kane humb vendin e punes, madje dhe ne burg nga pamundesite per te paguar detyrimet.

Shume te semure me tumore pa trajtimin e duhur dhe perkujdesjen ne momentet e fundit.

Shume soffra jane bosh dhe shume familje nuk kane cfare te shtrojne ne kete fund viti.

Festa ne lot, pamundesi dhe me e keqja se viti qe po vjen do te jete dhe me i zymte. Shpresa per me mire eshte ne doren e gjithsecilit.

Duhet te behemi bashke te gjithe dhe ta ndryshojme kete tabllo te zymte qe nuk e meritojme.

Mjaft me vuajtje.

Mjaft me mashtrime.

Zoterinj qeveritare!!!

Ju jeni te pashpirt.

Ju duhet te shkoni ne burg per vjedhjen dhe koncesionet e paligjshme qe keni bere!!!

 Ju e keni kaluar piken e kthimit!!!

Ju jeni pa rikthim!!!


Fjalimi në Kuvend e deputetes së PD, Albina Dede, 21 Dhjetor 2015