Të rinjtë e Mirditës mirëpritën sot tre kandidatët për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Qindra të rinj morën pjesë në debatin mes Belind Këlliçit, Ervin Salianjit dhe Orjela Nebijajt të cilët folën për ngjarjet më të rëndësishme politike që ndikuan në përfshirjen e tyre në politikë.

Të tre kandidatën veçuan ditën e Rinisë 8 Dhjetorin si datën më të rëndësishme politike që ka frymëzuar ata dhe mijëra të rinj shqiptarë për një Shqipëri më të mirë. Ata bënë thirrje të tre bashkë që ditën e 8 Dhjetorit të bashkohen të gjithë në sheshin kryesor të Tiranës për të nisur betejën kundër maxhorancës në pushtet që po varfëron shqiptarët e që pol argon të rinjtë nga vendi duke vrarë aspiratat e tyre që nisën 25 vite më parë.

I ngarkuari i kryesisë deputeti Aldo Bumçi falenderoi të rinjtë e Mirditës për angazhimin e tyre dhe i ftoi ata të protestën e madhe të opozitës në datën 8 Dhjetor në Tiranë.

Nesër zhvillohet konventa e parafundit e debatit të të rinjve e më pas do të kulmohet në Tiranë në datën 6 Dhjetor ku do të shpallet edhe fituesi i garës.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 2 Dhjetor 2015