8 Dhjetori do të jetë dita për zgjidhjen e të keqes dhe krizës

03 Dec
0
Të nderuar kolegë,
 
Së pari, kisha shumë shpresë që Aleanca e Grave Deputete (AGD) të kishte reaguar ndaj sulmeve e fyerjeve jo etike të z. Balla ndaj znj. Topalli.
Së dyti, z. Rama duhet të distancohet menjëherë nga kjo gjuhë fyese dhe urrejtje e ta dënojë atë!!
 
Së treti, kjo mungesë etike, ky sulm I paprecedent ndaj një zonje të nderuar është I papranueshëm e duhet dënuar nga të gjithë ne.
 
Kolegia Hysi na ftoi të votojmë ndryshimet në Kodin Penal, pasi në të ishin future dënimet penale pë rata që prodhonin dhe tregëtonin barnat fallco. Kam një pyetje për znj. Hysi: nëse ndryshimet në Kodin Penal miratohen, a do ndëshkohen ata që janë në krye të Krimit të organizuar të mafjes së barnave?? Ata që po lejojnë e po tregëtojnë barna fallco??
 
Pse Qeveria Shqiptare ende nuk e ka firmosur Konventën për Medicrime?? Cfarë e pengon atë?? Ftoj Qeverinë që ta firmosë e ta sjellë sa më parë në Kuvend për ratifikim pasi kjo Konventë jo vetëm shtrëngon Qeveritë që të forcojnë ndëshkimet për personat e përfshirë në krime në shëndetësi, por do të rrisë edhe bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër këtyre krimeve.
 
Le të rikthehemi të diskutimi për propozimet për ndryshime në Kodin e Punës. Fillimisht dua ta kujtoj Ministrin Klosi që ky project nuk është product I qeverisjes apo maxhorancës suaj. Diskutimet për ndryshimet në Kodin e Punës kanë nisur 5-6 vjet më parë dhe janë konkluduar në 2013. Ju keni sjellë si risi vetëm dy ndryshime:
1 – atë në nenin 90 që na rikthen “skllavërimin” e punëmarrësve pasi cdo punëdhënës do ti detyrojë ata, pa negociuar, të punojnë deri në 200 orë shtesë nëse ai I urdhëron.
2 – moskthimin në vendin e punës të punonjësve edhe nëse ata kanë vendime gjykat të formës së prerë.
 
Të dyja këto ndryshime të mbrapshta të cilat PArtia Demokratike I kundërshtoi.
 
Kodet janë zbërthyer ! Të drejtat e punës në Shqipëri po shtypen cdo ditë!
 
Ministria e “Administratës” tashmë ka mandat vetëm për të pastruar korrupsionin e punësimeve. Edhe në versionin HiTech, ministria e oborrit “Rama” u fshi..,, pasi me këtë merren shokët e Ramës. Nuk mund të ketë pushtet paralel IT për “piraterinë” e tenderave.
 
Në draft Kodin e Punës të propozuar nga Qeveria, u provokua një shkelje e hapur e të drejtave të punonjësve, për punën e detyrueshme (pra skllavërimin” e punojësve) si dhe mos njohjen e vendimeve të gjykatave për kthimin në vendin e punës. Nxitimi për ta kaluar kështu në parlament do t’u shërbente për  spastrime të reja politike kryesisht në administratat lokale.
 
Kodi i punës që diskutojmë sot është legjitimiteti i politikave të papunësisë për të cilat kjo qeverisje mban rekordin e dështimeve, pa mbushur as gjysmën e mandatit. Premtoi 300 mijë vende punë dhe deri më tani vec ka rritur ndjeshëm nivelin e papunësisë dhe ka larguar nga puna mijëra nëpunës të cdo niveli nga administrata publike.
 
Sepse Rama vepron dhe me kërbacin e shtetit të antiligjit dhe me kërbacin e maliqit të korruptuar. Rëndësi ka që sa më shumë të dalin të papunë ekspertë, profesionistë, të shkolluar jashtë e me rezultate, aq më shumë hapen vende pune për militantë të paaftë e të inkriminuar dhe me këtë rast kryhen edhe qoka për mbështetës të fushatës.
 
Të nderuar kolegë,
Rritja e papunësisë, varfërisë, mjerimit, është kriza më e rëndë që po përcjell kjo qeveri tek shqiptarët jo vetëm në aspketin ekonomik, por edhe në aspektin e deprimimit social, psikozës së përgjithshme si depresion kombëtar, depersonalizimit të individit, humbjes së shpresës dhe shkërmoqjes së shteti ligjor. Vetëm këtë vit janë të paktën dhjetë burra e gra, kryefamiljarë që kanë vrarë veten madje edhe në prezencë të fëmijëve, dhe askush nuk reagon për këtë drame kombetare. Shoqëria civile ka kohë që nuk reagon me forcën e duhur.
 
Nuk ka reagim ndaj diskriminimin që po u bëhet grave dhe nënave me pushim nga puna edhe pse rrogat i marrin nga taksat e shqiptarëve.
 
Nuk ka reagim që Statusi i nëpunësit civil nëpërkëmbet pa të keq pa respektin më minimal ndaj ligjit. Vetëm të shihni shkresat e pushimit, si ekzekutim masiv i 200 punonjësve të bashkisë së Tiranës javët e fundit, në shkelje flagrante të ligjit të shërbimit civil dhe të Kodit të Punës.
 
Një masakër e vërtetë ligjore me cdo institucion a thua se i trashëgoni nga gjyshërit dhe parardhësit tuaj. A ka një zë, a duhet të ketë reagim publik, për cka po ndodh me administratën këta dy vite e gjysëm me këtë qeveri rilindase? A do ti vihet fre këtij banalizimi dhe dhunimi që i bëhet Kushtetutës? A do të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që shfrytëzojnë postet e tyre për të nxjerrë në rrugë mijëra vajza e nëna pa të ardhme? A ka një moral e kod etik në fund të fundit kjo administratë e cila është kthyer e tëra në një sistem kleptokratik dhe korruptiv?
 
Raporti i fundit I Progresit evidenton, “Papunësisë (17.5%) dhe informaliteti kanë vazhduar të jenë në nivele të larta”. Me Rilindjen, papunësia është rritur të paktën 4%
Sot dy kategorite më të cënuara nga papunësia janë gratë dhe të rinjtë. Niveli  i papunësisë tek të rinjtë ka kaluar mbi 34 % dhe tek gratë e vajzat ky tregues është edhe më i lartë dhe në rajone të ndryshme shkon edhe mbi 50 %. Papunësia dhe varfëria janë pasojat më të drejtpërdrejta të mjerimit ekonomik, korrupsionit dhe gjithë sistemit të tenderokracisë e monopoleve që ka ngritur kryeministri Rama, qeveria e tij dhe mazhoranca parlamentare.
 
Të nderuar kolegë,
 
Cdo ditë na duhet të dëgjojmë me orë të tëra Ramën që duke u përpjekur të mbulojë krizën e prodhuar nga vetë ai paraqet suksese imagjinare dhe shifra trilluese. Në fakt, ka vetëm një të vërtetë, një përfundim: Bashkimi Europian nuk pranoi të hapë negociatat me qeverinë e tij të “rilindur”.
 
Rama dhe kabineti I tij nuk kanë denjuar të ndalen për asnjë cast të analizojnë faktorët e vërtetë që çuan në eksodin më të madh pas viteve ’90 në Shqipëri, të analizojnë pse shqiptarët ikin pa kthyer kokën pas? Pse rreth 70 mijë kanë ikur vetëm këtë vit në Gjermani apo shtete të tjera në BE? Dhe 200 mijë të tjerë kërkojnë në dëshpërim ëndrrën Amerikane – shifra këto që ulërasin??
 
Qytetarët e vendit tim, qytetarët e vendit tonë ikin nga varfëria. Ata ikin nga papunësia. Ikin se shqiptarët nuk janë njëlloj të barabartë përpara ligjit. Shqiptarët edhe sot vazhdojnë të ikin se të varfrin e pret burgu ndërsa Ministra e deputetë të veshur me imunitet vjedhin paratë e tyre, bëjnë trafik droge apo ndërtime pa leje. Shqiptarët vazhdojnë të ikin se të varfrit i pret burgu edhe kur Qeveria I heq nga lista e Ndihmës ekonomike apo skema e invaliditetit dhe ata nuk kanë asnjë mundësi për të paguar faturat e kripura të dritave, ujit, taksat e ngritura. Mbi 20 mijë familje janë hequr me një të rënë të lapsit nga ndihma ekonomike. Mbi 20 mijë familje, tejet të varfëra jetojnë në kushtet e një mjerimi ekstrem. Rreth 100 mijë fëmijë jetojnë në kushte e varfërisë ekstreme. Rreth 1000 familje të tjera parashikohen të hiqen në 2016. Plot 10 mijë më pak do paguhen nën skemën e invaliditetit në 2016.
Shqiptarët ikin se mijëra prej tyre janë larguar me pa të drejtë nga puna në administratën administrata publike,¸mes tyre mijëra gra edhe kryefamiljare, ish të përndjekura, apo me aftësi të kufizuara. Kjo Qeveri nuk bën Punësim por vetëm shpunësim në cënim të plotë të Statusit të Nëpunësit, procedurave ligjore, të drejtave kushtetuese dhe kodit të punës. Ata janë larguar për tu zëvendësuar nga militant (në rastin më të mirë) ose nga trafikanti ose persona me precedent penalë (në rastin më të keq).
Tashmë çdo lloj pozicioni në administratë përfshirë edhe sanitaret edhe bojaxhinjtë është pronë e Ministrave apo deputetëve. Ndaj edhe anëtari I strukturave në Vlorë I dërgon sms deputetit ose kryedeputetit të Vlorës për t’a njoftuar që në spitalin rajonal Vlorë është hapur një vend punë “bojaxhi” dhe kërkon nga deputeti personin që do e zëvendësojë. Ndaj edhe në tatimeve apo dogana nuk punësohesh dot nëse nuk gjen lidhje politike, nepotike apo nëse nuk ke para. Zyrat e deputetëve tashmë janë kthyer në zyra pune. Ndaj dhe zyrat e punës, shumëngjyrëshe, të inaguruara nga Rama, shpesh janë edhe të mbyllura, askush nuk shkon në to, edhe ata që shkojnë nuk gjejnë punë.
 
Të nderuar kolegë,
I sapoardhur në detyre Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj, hodhi në rrugë pa asnjë justifikim, në kundërshtim me kodin e punës dhe ligjin e nënpunësit civil, qindra punonjës të niveleve të ndryshme. Mbi 200 vetëm javët e fundit. Në mes tyre vajza e nëna. Si ti ushqejnë ato fëmijët e tyre? Si t’i çojnë ata në shkollë? Si t’ju blejnë rrobat apo librat??
Por s’mbaron këtu, si një “dhuratë” e hidhur për familjet shqiptare, vjen edhe urdhëri I Ministrit Beqa për shkurtime drastike në sistemin spitalor në gjithë Shqipërinë.
Rreth 600 familje pritet të mbeten pa asnjë të ardhur pasi ministry I shëndetësisë ka vendosur ta “pastrojë/spastrojë” shëndetësinë…me argumentimin që do kursejë fonde…po pyetja lind, për ti cuar ku?? E në këtë rast jam e sigurt që në imagjinatën e cdo shqiptari do kalonin me rradhë dhjetëra tenderat e kompanisë INTECH+ ku de fakto pronar është Ministri, 100 mln doll për sterilizimin e parave nga miku I Beqes, apo 120 mln për check up për mikeshën e Ramës, e keshtu vetëm në shëndetësi lista e abuzimeve është shumë e gjatë. . .
Po a po e zbaton Ministri Beqa Kodin e Punës në këto shkurtime??? Sigurisht që JO!!
Kodi I punës përcakton në Nenin 143, pika 1:
Pas kohës së marrjes në provë, për të zgjidhur kontratën me periudhë të pacaktuar, palët duhet të respektojnë një afat njoftimi prej një muaji, gjatë vitit të parë; prej dy muajsh për dy deri në pesë vjet punë; prej tre muajsh për më shumë se pesë vjet pune.
Por ja ku kemi një rast flagrant, nga spitali Lushnjës ku drejtori udhëron shkarkimin e një punonjësi. Shkresa mban nr prot 1492, dt 6 nëntor 2015, dhe urdhëron punonjësit që Brenda dt 30 nëntor duhet të lëshojë vendin e punës. Madje Brenda dt 30 nëntor duhet edhe të ketë kryer lejen vjetore të pashfrytëzuar.
Pra, shkarkohet një punonjës, democrat, apo socialist, apo lsi-st, hidhet në mes të rrugës në shkelje të plotë të Kodit të Punës. Qindra të tjerë janë hedhur në rrugë po ashtu në shkelje flagrante të Kodit të Punës???
 
Por…ka edhe më:
 
Kemi kaq muaj që vrojtojmë buletinin e Agjensisë së Prokurimit Publik (APP), për njoftimet që nxjerr ASHR dhe Ministria e SHëndetësisë. E dini cfarë ndodh??? Po ju tregoj buletinin e fundit të dt 1 dhjetor 2015. Në faqen 250 shpallet njoftimi për vend të lirë pune mjek shkolle në D.K.SH.P.. KAndidatët duhet të paraqesin dokumentacionin pranë ASHR Brenda dt 1.12.2015. prat ë njëjtën datë që publikohet buletini!!! S’ka me afat për askënd. A është tallje kjo?? Jo!! Është turp!!! Është Skandal!!!
Gjithatu, janë mbi 45 vende vakante (20 mjekë dhe 25 infermierë), që për më shumë së 3 muaj  ende nuk kanë të shpallur fituesit. Hyni në faqen e Ministrisë së SHëndetësisë. Aty I keni. Ministri ose nuk shpall fituesin, dhe lë pa shërbim qytetarët …e sigurisht nuk është e rastësishme që ndodhin edhe raste si ai famëkeqi I zonjës që u la në mëshirë të fatit e humbi jetën se s’kishte staf mjekësor në Urgjencën e QSUT gjatë ëeekendit. Ose, I emërojnë dhe s’ka transparencë. Në të dyja rastet ka shkelje flagrante të ligjit dhe procedurave.
 
Po atëherë për cfarë po e diskutojmë kodin e punës sot kur ai nuk respektohet nga ansjë institucion???? A mbajnë përgjegjësi drejtuesit e institucioneve në raste të tilla flagrante kur shkelin ligjin?? Kur shkelin Kodin e Punës???
 
100 m larg qeverisë, shkarkimet e njëanshme nga puna vulosen në zyrën e Bashkisë së Tiranës. Në “hundët” e propagandës për të drejtat e puntorëve, bashkiakët hedhin në rrugë dhe dhunojnë në zyrat e shtetit gra dhe burra që mbajnë familjet me një rrogë minimale.
 
Të nderuar kolegë,
Është hipokrizi të diskutosh për Kodin e Punës dhe të harrosh se vetëm një javë më parë në zyrat e Kryetarit të BAshkisë së Tiranës, ish Ministrit të Mirëqënies Sociale, i cili ka firmosur për këtë kod pune, të dhunohet punonjësja e shkarkuar me vendim të njëanshëm, pa respektuar kontratën e punës.
 
Në letër Kodi I Punës vjen si një platformë që do të ofrojë mbrojtje më të madhe për të drejtat e punëtorëve, por në realitet fushatën e spatrimeve politike në administratë dhe në Bashki nuk ka kod që e ndal!
 
Ndaj PD kërkon që Kodi I punës të mos mbetet thjesht deklarativ, por të vihen sanksione të qarta për cdokënd që nuk zbaton dhe respekton Kodin, Ligjin e Nënpunësit civil dhe vendimet e gjykatave.
 
Ky Kod është një goditje edhe më e rëndë që ju i bëni politikave të punësimit dhe legjislacionit të të drejtave të të punësuarve. Sepse kjo është qeveria dhe mazhoranca e tenderimit, korruptimit dhe jo punësimit. Dëshmi për këtë qasje antisociale është edhe buxheti 2016 i parashikuar të trajtohet nesër në seancë plenare. 
 
Por e gjithë kjo situatë po ndez edhe më shumë revoltën popullore e cila do kulmojë në datë 8 dhjetor, ditën e Rinisë. Sepse kjo do të jetë dita që hap një etapë të re: Rezistencën më historike ndaj diktaturës së neobllokmeneve, rezistencën ndaj rizgjimit të persekutorëve dhe vrasësve të shqiptarëve.
 
8 dhjetori do të jetë dita për zgjidhjen e të keqes, dhe krizës. Është dita e rikthimit të shpresës për Shipërinë.


Fjalimi në Kuvend e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, 3 Dhjetor 2015