Me një muaj vonesë në raport me limitet ligjore, në mungesë totale transparence, Erion Veliaj prezanton rrëmbimthi për të aprovuar në datën 30 Dhjetor një dokument që ai e quan Buxhet për qytetin e Tiranës, bashkë me 9 projekt-vendime të tjera.

Deri më sot, dokumenti i buxhetit është mbajtur në fshehtësi të plotë dhe në 4 ditë kohë tentohet që të aprovohet me forcën e kartonave por jo me forcen e arsyes. Kemi dëgjuar vetëm deklarata mediatike, siç është bërë tashmë normale nga isntitucioni i Bashkisë dhe asnjë përmbajtje.

Projekt buxheti nuk është konsultuar me asnje grup interesi, qofshin këta qytetar të Tiranës, pronar të biznesit të vogël, fermerë, biznesmen të mëdhenj, operator turistikë apo profesionistë të lirë.

Pas dy vitesh të vazhdueshme, rritjesh taksa nga qeveria qëndrore dhe rritje çmimi nafte dhe energjie tani po shfaqet fytyra e vërtet e taksidarit Erion Veliaj, ndjekes i denjë i idealeve të Edi Ramës…

50 milionë dollarë taksa shtesë për vitin e ri do të kenë surprizë qytetarët e Tiranës me këtë projekt buxhet.

Por nga do merren këto para?

Një pjesë e mirë do të merret nga fshatarët e thjeshtë dhe fermerët të cilët janë në një gjëndje ekonomike të vështirë e tashmë do të jenë të dëshpëruar, pasi për çdo hektar tokë bujqësore do paguajnë 200.000 lekë taksë shtesë.

Këto para do të vijnë nga biznesi i madh, i cili për një magazinë 2.000 m2 do të paguajë 3.200.000 lekë taksë prone shtesë.

Këto masa do godasin xhepat e qytetarëve që kërkojnë të blejnë një apartament për të krijuar familje, pasi taksa për çdo m2 ndërtesë do kalojë nga 10 euro në 50 euro dhe blerja e një shtëpie prej 100m2 do të thotë ti japësh 4.000 euro taksë shtesë për Bashkinë e Erion Veliajt!

Biznesit do ti kërkohet veç këtyre taksave t’i japi deri në 370.000 lekë në vit për mirëmbajtjen e shkollave fillore të cilat Bashkia duhet ti mirëmbante vet.

Qytetarët do të duhet të paguajnë 120.000 lekë në muaj ose 4000 lekë në ditë nëse duan të parkojnë makinën e tyre në vëndet ku do të vendos Bashkia.

Në një vend si Shqipëria, Tirana është qyteti ku banojnë 30% të shqiptarëve dhe prodhohet 40% e Prodhimit të Brëndshëm Bruto. Me këtë goditje të dyfishtë Rama dhe Veliaj po shkatërrojnë  mundësinë e Shqipërisë dhe të Tiranës për t’u zhvilluar.

Asnjë vendim për zhvillim ekonomik të qytetit, asnjë vendim për politika fiskale në ndihmë të biznesit, asnjë vendim në ndihmë të qytetarëve, por vendime që lidhen ose me marrje pronash e ndarje favoresh ose taksa shtesë. 9 vendime po tenton të kalojë fshehurazi një natë para ndërrimit të viteve, po aq sa ka kaluar në këto 6 muaj në punë. Mbas dy muajsh pa e thirrur Këshillin Bashkiak të Tiranës, mbledhja më e rëndësishme e vitit, ku taksat rriten 50 milionë dollarë, duan ta kalojnë në nxitim e sipër, Po jo vetem kaq por duan qe asetet publike ti vënë në shërbim të klienteve dhe miqve të tyre !

Këshilltarët e Partisë Demokratike do të denoncojnë pikë për pikë aferat korruptive të Ramës dhe Veliajt dhe bashkë me qytetarët ne do t’u bëjmë rezistence deri në pamundësimin e zbatimit të tyre.

1-Taksa mbi truallin 2-Taksa mbi pasurite e paluajtshme 3-Taksa e ndikimit ne infrastrukture 4-Taksa per infrastrukturen arsimore 5-Taksa mbi shitjen e pasurise se paluajtshme 6-Taksa te tjera


Deklarata për mediat e anëtarin në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Mateo Spaho, 28 Dhjetor 2015