Shqyrtojmë sot  projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë, për mbrojtjen shoqërore”.

Projektligji është pjesë e procesit të koordinimit të skemave të mbrojtjes shoqërore, ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera.

Ky proces është bërë i mundur falë marrëveshjes “Për mbrojtjen shoqerore”negociatat e nisura nga PD e qe ,  u firmos më datë 17 mars 2015, në Shkup nga Mininistri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Shqipërisë, dhe homologu i tij maqedonas.

Marrëveshja bazohet në parimin e trajtimit të barabartë të punëtorëve në punësim, trajtimin me përfitime dhe të ardhura.

Ajo garanton personat që lëvizin nga një vend në tjetrin dhe personat në varësi të tyre e të mbijetuarit, të ruajnë të drejtat e fituara apo që janë duke i fituar.

Por ajo që ka më shumë rëndësi dhe që prek një kategori të madhe qytetarësh nga të dyja vendet është mundësia që krijon për bashkimin e periudhave të siguruara sipas legjislacioneve kombëtare të cilat tashmë do merren në konsideratë, për të siguruar të drejtën e përfitimeve dhe llogaritjen e tyre për pension pleqërie, të invaliditetit dhe familjare për personat e punësuar, të vetëpunësuar, si dhe për punëdhënësit, si dhe të drejtën për të eksportuar përfitimet, atje ku jeton.

Kjo marrëveshje është e treta e nënshkruar me vendet e Ballkanit, pasi më parë një gjë e tillë është bërë me Rumaninë dhe Kosovën.

Marrëveshja zbatohet për skemën e sigurimeve shoqërore dhe, konkretisht, për përfitime në të holla, për:

– sëmundje, për personat e punësuar;

– barrëlindje, për personat e punësuar, të vetëpunësuar dhe punëdhënësit;

– aksidente në punë dhe sëmundjet profesionale, për personat e punësuar;

– pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, për personat e punësuar, të vetëpunësuar dhe punëdhënësit.

 Marrëveshja zbatohet edhe për përfitime nga skema e detyrueshme e sigurimeve shëndetësore, të cilat jepen në formën e përfitimeve në natyrë, për subjektet përfituese të siguruara.

Dispozitat për përfitimin në natyrë përcaktojnë kushtet që personi duhet të ketë për të marrë të drejtën e kujdesit shëndetësor, nga ana e institucionit ku ka vendbanimin apo vendqëndrimin e tij, në masën, llojin dhe mënyrën e përfitimit, sipas dispozitave ligjore që janë të vlefshme për atë institucion, sikur të jetë i siguruar tek ai, por për një periudhë kohore të përcaktuar, sipas dispozitave ligjore që janë të vlefshme për institucionin kompetent, i cili ka përgjegjësinë e ofrimit të kujdesit shëndetësor, me kusht që:

– të ketë vendbanim të përhershëm në territorin e palës tjetër,

– gjendja e tij, gjatë kohës së vendqëndrimit te pala tjetër, të kërkojë ofrimin urgjent të ndihmës shëndetësore, por me kusht që personi të mos ketë shkuar për këtë qëllim.

 Këto dispozita zbatohen edhe për anëtarin e familjes që ka vendbanim në territorin e palës tjetër.

Numri i shqiptarëve me qëndrim të përkohshëm në Maqedoni është 1 468 persona.

Emigrantët shqiptarë që kanë periudha sigurimi janë relativisht të rinj dhe duan, të paktën, 6-10 vjet për të dalë në pension, keshtu qe efektet financiare do të fillojnë pas kësaj periudhe.

Kostot administrative për zbatimin e kësaj marrëveshjeje janë të pallogaritshme dhe mbulohen nga institucionet zbatuese të secilës palë.

Mbi bazën e kësaj skeme, ka shkuar në 8 numri i marrëveshjeve të nënshkruara ku veç Gjermanisë dhe Çekisë është zyrtarizuar bashkëpunimi edhe me Belgjikën, Luksemburgun, Hungarinë, Rumaninë, kansdane, francen. Te gjitha negociatat jane ne perqindjen me te madhe  ne periudhen e qeverisjes Berisha.

Me Italine  nga nënshkrimi i marrëveshjes dypalëshe do të mund të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali dhe rreth 19.000 qytetarët italianë që aktualisht punojnë në Shqipëri.

Sipas shifrave të MMSR-së zyrtarisht në Itali nga 506 mijë emigrantë shqiptarë të regjistruar me letra të rregullta,

250 mijë janë kontribuues të rregullt.

Nga këta, 210 mijë janë me kontrata të rregullta si të punësuar.

Ka edhe të vetëpunësuar që punojnë në artizanat, në bujqësi etj.

Nga këta rreth 130 mijë janë nxënës e studentë, domethënë një strukturë e re moshore ndërsa mbi 88 mijë janë fëmijë të lindur në Itali.

Nga mosha 60 – 65 vjeç janë vetëm 29 mijë shqiptarë.

Pra, edhe sikur sot të bëhet marrëveshja, maksimalisht përfitues do të jenë 29 mijë vetë, ndërkohë që kontribuojnë 250 mijë vetë në sistem.

A nuk i kishit keto te dhena ne fushate kur bete premtimer elektorale?

Me Greqinë, Qeveria e PD qe ne 2006  ka bërë kërkesë për të nisur bisedimet edhe me shtetin fqinj, Greqinë, për njohjen e pensioneve të emigrantëve apo edhe më gjerë, mbrojtjen shoqërore por ende nuk ka negociata zyrtare.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë, duke pasur parasysh se në Greqi, është numri më i madh i emigrantëve shqiptarë, dhe per kete ka insistuar deri ne 2013 ne vazhdimesi  qe  këto marrëdhënie te zyrtarizohen.

Qeveria juaj pasi mori votat nuk beri Hapa konkrete.  Qeveria mashtroj ne fushate per emigrantet ne greqi e itali pikerisht  per njohjen e pensioneve, ku jane numri me i madh i emigranteve shqiptare, sa per tu marre votat.

Ne mbledhjen e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ku u diskutuat rreth pr.ligjit Per marrëveshjen me Maqedonine, për mbrojtjen shoqërore,ne  deputetet e opozites ngritem shqetesimin qe:

 – pr.ligji nuk parashikon efekte financiare per buxhetin e shtetit per sigurimet shendetesore;

Kushtet per perfitim dhe sa perfitojne nga skema e sigurimeve shendetesore, ( nese perfitojne paketen e plote apo vetem urgjencat)

Shqetesim per ne ngelet fakti qe

 – asnje hap teknik apo politik nuk eshte marre ne drejtim te njohjes se pensioneve per emigrantet ne Greqi dhe Itali;

 –  shqetesues eshte fakti qe kjo ceshtje nuk eshte as ne axhenden e diskutimeve bilaterale me keto vende, sic ishte edhe rasti i vizites se Ministrit te Jashtem Grek , i cili vleresoi punen e emigrantet shqiptare ne Greqi,

por nuk permendi njohjen e pensioneve;

– maxhoranca  kujtohet per emigrantet vetem ne periudha zgjedhore kur mbush autobuzet dhe I sjell ata per vota,

dhe  te mendoje e veproje me shume ne lidhje me  sigurimin dhe mbrojtjen e te drejtave te emigranteve.

Kjo qeveri po i nis te gjithe emigrante jo me te kujdeset per emigrantet. Veliaj i solli me autobuze i premtoi deri dhe votim elektronikk

80 mije shqiptare kane ik ne Gjermani deri tani,  plus edhe 200 mije qe kan mbush llotarine amerikane.

Rama serish i perdor per propagande dhe i fton per te pare ekspozitat e veta.

Dhe nuk i takon ata kur shkon ne Gjerm, Itali, etj sepse nuk perballet dot me ta pikerisht prej mashtrimeve te fushates dhe gjendjes se rende ekonomike , shpreses se humbur, shkak  prej se ciles u larguan.

Te gjithe shqiptaret po ikin sepse nuk mund te jetojne me ” gjithe kete perkujdesje e mireqenje ” sipas propagandes ne pushtet, , dhe” vuajtjes”  qeveritare per te fshehur skandalet me vjedhjet dhe  kontrabanden.

Ne Deputetet e opozites e petshendesim mareveshjen me Maqedonine qe perfshin rreth 1500 persona, dhe votuam pro,

por i kerkojme  qeverisë te intensifikoje negociatat per mbrojtjen shoqerore te qytetareve shqiptare kudo  e që ky problem të vihet pikë kryesore në axhendën qeveritare, në të gjitha vizitat dypalëshe, sidomos me Italinë dhe Greqinë, në drejtim të garantimit të të drejtave të barabarta të qytetarëve shqiptarë kudo që ndodhen.

Pa lene ne harrese qe  pensionistet i braktiset dhe jo vetem nuk rritet pensionet por me masat drastike qe ndermoret ju veshtiresuat jeten ,

i late  ne erresire  dhe shumica e pensionisteve jetojne tashme ne mjerim.

Per te arritur rezultatet e Qeverise se PD per pensionet ne qytetet duhen 26 vjete me keto ritme te rritjes se nivelit te pensionit, dhe per fshatin do te duhen 70 vjet. Kjo  qeveri  nuk ka database te qytetareve te vet, duke i lene ara te braktisur me status jetim.

Nuk  ka statistik per ata qe kan ikur kete vit si azilante se qeveria nuk pranon fenomenin sepse nuk pranon qe  cereku i popullsise aktive per punë do te emigroje serish. Ministri i jashtem nuk takon emigrantet por ben fundjava turistike ne Argjentinë gjoja per te lobuar per Kosoven ne Unesko dhe merr deshtimin si shpagim Mijera euro bileta udhetine e hotele luksi te shkuara dem, e deshtimi  ju shton  oreksin  per vepra te tjera skandale te tjera.

Nese Shqiptaret po ikin nga vendi nga braktisja qe ju be nga kjo qeveri e mashtrimit, sa sherbime mund te marrin Maqedonasit ketu?

Cfare sherbimi shendetesor kur skemen e sigurimeve shendetesore ju po e zhbeni? Po e vidhni?

Skandalet nuk kane te numeruar.

Pas skandalit me recetat fiktive( 35 mije receta, 2.2 mil dollare)

I bej thirrje KLSh te bej objekt kontrolli Hemodializen, paketat e hemodializes qe Becja i dha ne privat dhe tani po ja jep koncensionarit.

Pra me qarte Rimbursimi me pacientet qe bejne hemodializen 13 seanca ne muaji me vlere rreth 11000  leke secila seance …rreth 1.5 mil  lekë cikli.

Ketu abuzimi ju siguroj se do kete vlera dhe me te medha se recetat fiktive.

Cdo fature qe fondi rimburson sot eshte e parakorduar dhe e likujduar ne vlera shumefish reales, pasi mekanizmat e kontrollit jane zhbere dhe jane bere si ” radaret e Mimit”

Kur fiken radaret “punon ” Mimi, me Tahirin per destinacion te sigurte te droges,

 Kur fiket sistemi online farmacive i Fondit te Beqajt ,” punon ” Beqaj me klientelistet e Rames , dhe me urdherporosi  te Rames.

Normalisht problematikat ne lidhje me emigrantet jane te shumta dhe  nje  nder ceshtjet kryesore eshte kjo e pensioneve, gje qe ngelet e veshtire per tu zgjidhur.

Nje problem tjeter serioz per emigrantet eshte dhe aplikimi I pasaportave ne Ambasade.

Njerezit torturohen ne rradhe te gjata neper sportele thjeshte per te bere nje aplikim, vijne nga ishujt dhe vende te tjera te Greqise me femije te vegjel. Duhej te ishte bere e mundur Zyra aplikimi dhe ne vende te tjera ku dominojne shqiperet dhe jo te presin 2-3 muaj per te aplikuar.

Pasi dhe korrupsioni vazhdon ne mase ne lidhje me kete qeshtje, per nje aplikim pasaporte agjentet marin 30-50 euro per tu futur pa radhe + detyrimet perkatese.

Cdo dokument per tu legalizuar duhet te kaloj ne zyra te shumta veprimi, duke nisur qe nga Shqiperia deri ne Greqi, gjithmone kundrejt pagesave te panevojsheme.

Nje rast tjeter shqetesues me erdhi rastesisht nje dite nga nje emigrant, ku me tha i irrituar, qe perse keta komunistat nuk e kane fitmosur marveshjen per ndihmat qe jepen femijeve me probleme te ndryshme shendetesore apo me aftesi te kufizuar dhe ne si shqipetare nuk e perfitojme. (Personi kishte vajtur per te aplikuar nje ndihme qe jepej nga shteti (suvensionuar nga evropa)por personeli i instuticionit perkates i ishte  pergjigjur qe nuk e perfiton pasi shteti juaj nuk e ka  firmosur kete marveshje).

Rama ne lidhje me premtimet qe ju dha emigranteve asnje premtim nuk ka mbajtur, gje qe ka sjellur qe dhe te majtet qe dhane kontributin e tyre per te ardhe ne pushtet, tashme jane teper te zhgenjyer.

Kam shume raste nga emigrante te kthyer ne Shqiperi, ku kan investuar me biznese te ndryshme dhe qeveria as qe nuk ju jep ndonje mundesi lehtesuese ( qofte dhe si nje gjest respektimi apo vleresimi ndaj tyre).

Tjeter shqetesim, pse emigrantet duhet te paguajne takse gjelbrimi etj, ne Shqiperi perderi sa ata nuk jetojne aty?

Per te mare nje certefikate duhet te paguajne  taksen vjetore.

Perseri nje rast tjeter qesharak , qe e kane pesuar shume emigrant qe jetojne  ne Greqi.

Ju vene farurat e energjise eletrike apo ujit deri ne gjoba, ne nje kohe qe personi jeton ne Greqi. ( rast ku shtepia ekziston e re ne fazen e ndertjmit dhe as qe nuk kan bere kontrate energjie, duke mos ekzistuar fare rrjet eletrik).

Pra emigranti eshte pare  nga Rama  me syrin e te qenurit bankomat ku terheq overdraft.

Ja cfare bente  Erjon Veliaj  kur ishte ne Greqi per fushaten e 23 qershorit te 2013 …

e gjeje ne cdo cep rruge dhe stacion autobuzi, kafene etj duke ndaluar shqipetart dhe dhe duke I kerkuar voten ne kembim te biletave falas vajtje- ardhje njekohesishte dhe ryshfete te tjera pasi thesin e kishte te mbushur mire me euro.

Sot,  njerez qe e kan pritur dhe respektuar, kan dhene maksimumin ne fushate dhe qe as qe ju kthjejn nje sms, lere te tel apo tj pres jo jo nuk behet fjale( keta qejfmbetje ekzistojne dhe per sajmirin e vogel qe sot ben te fortin). Te njetat pakenaqesi ekzistojne dhe per forcen tjeter LSI, shume organizator te kesaje partie jane te zhgenjyer por keta te fundit paguajn.

Ka   fakte qe po punojne me agjente te tyre duke paguar rrjetet e tyre nga 500-600 euro ne muaj vetem per te bere propaganten e LSI -se.( e shtrire kjo ne gjithe Greqine me Zyra te paguara nga lart).

Tjeter rast qe cenon drejtperdrejt emigrantet eshte, qe sapo mori qeverine alenca e qelbesirave emigranti paguan dogane cofte per nje tv apo 2 kova boje qe ka mare per te lyer shtepine cdoganim 100 lek te reja per liter. Lere frigorifer nuk behet fjale ta kalosh, pasi paraqet rrezikshmeri dmth ta sekuestrojne ne moment ( gjasme une po bej shtet me ligje).

Me c’logjike munde te kerkosh nje emigranti qe kalon me nje makine familjare per ne shtepine e tij c’doganim malli. Nje emigranti qe kthehet ne Shqiperi, pse duhet ti mbash frigoriferin, apo dicka tjeter ne dogane dhe nga ana tjeter Makinat e tonazheve te medha kalojne kontrabande lidhur drejteperdrejt me krimin.

Askush nuk mund te duroje me nje qeveri qe genjen e mashtron ,nuk njeh ligjet e kushtetuten vjedh gjithcka, dhe i  trajton shqiptaret  si bande kriminale.


Fjala në Kuvend e deputetes së PD, Albina Dede, 12 Nëntor 2015