Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese deklaruan sot se qeveria nuk po bën asnjë reformë për lehtësimin e mëtejshëm të dhënies së lejeve apo licensave, madje situata sipas tyre është përkeqësuar ku ministrite e linjës kapërcejnë afatet ligjore dhe aplikojnë gjoba koruptive për dhenien e licencave.
Po ashtu, deputetët e PD denoncuan bllokimin prej dy vitesh të reformës e Inspektimeve, e cila është mjaft e nevojshme për biznesin.
Te gjitha këto kanë çuar në hapa pas, çka u reflektua edhe në raportin e doing business të Bankës Botërore.
Gjithshtu deputetët e Partisë Demokratike kërkuan llogari për skandalin me koncesionin e Spitallës ku ka tentativë për marrjen e 500 hektarëve nga vëllai i kryeministrit Rama, i maskuar pas disa firmave kineze pa përvojë e pa kapital.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 2 Nëntor 2015