Debati i Shkodrës për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të FRPD u zhvillua sot në Teatrin Migjeni me një pjesmarrje masive të rinisë së qytetit djep të demokracisë. I ngarkuari i kryesisë së Partisë Demokratike, Kadilli përshëndeti këtë konvente në fillim të këtij takimi. “Ndjej si privilegj që jam këtu në këtë Konvente kaq energjike, në këtë Konvente të shpresës dhe demokracisë. Në Shkodër më shumë se kudo, fjala shpresë ka më shumë kuptim. Sepse këtu në Shkodër, prindërit tuaj, prindërit e prindërve tuaj mbajten ndezur shpresën edhe në mes të territ komunist. Në këtë sallë, 25 vjet më parë ishte një student, Azem Hajdari që shpalli triumfin e shpresës ditën që u themelua dega e PD.  Sot, ju jeni ata që keni mundësinë të formësoni bashkë me kandidatët që duan të prijnë forumin, bashkë me Kryetarin Basha, për të ndërtuar endrrën për një Shqipëri të zhvilluar”, tha Kadilli.
Kandidatët paraqiten platformat dhe idetë e tyre për një angazhim maksimal të të rinjve në politikë, në vecanti të të rinjve demokratë.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 21 Nentor 2015