Zonja dhe zotërinj,

Deputete dhe deputetë,

10 vajzat që u terrorizuan në rrugën e kombit dhe që dëshmia e tyre tronditëse ka mbushur faqet e mediave kryesore në Kosovë, njëra prej tyre e konkludon prononcimin e saj duke thënë se rreziku i Shqipërisë është krimi. Kjo vajzë e re ju thotë shqiptarëve me çiltërsinë më të madhe të vërtetën më të hidhur, të vërtetën më të madhe. Cfarë ndodh në Shqipëri? Në Shqipëri si në asnjë vend tjetër, po instalohet çdo ditë e më fuqishëm, ajo që në kohërat moderne quhet “mobokraci”, që do të thotë sundim i banditit. Banditi nga rruga vendoset në fron, osë banditi dikton çdo gjë atij qe sundon, atij që drejton. E vërteta është se ky vend drejtohet gjatë këtyre dy viteve tërësisht nga banditët, nga Shullazët në rrugë, nga Shullazët në Parlament, nga Shullazët në qeveri, nga kryeShullazi në krye të qeverisë. Po ku e bazoj unë këtë, si e bazoj? Ka një akuzë më të rëndë se kjo? S’do doja kurrë të bëja një akuzë të tillë. Unë kam me dhjetëra epitete për Edi Ramën, secili i merituar, por më i merituari nga të gjithë është “kryetar i banditëve”.

Po marrim rastin e Arben Frrokut. Doni t’ju lexoj këtu se çfarë akuzash ka hedhur direkt, si person, kundër qeverisë së mëparëshme për vrasjen e tij. Këtu i kam. Cfarë ndodhi me Arben Frrokun? Një treshe gjykatësish politikë, pasi qeveria e mobokratëve bëri njëmijë e një manovra me dëshmitarin okular të ngjarjes, pasi i çuan atij vrasësit në shtëpinë ku e kishin strehuar, ku e mbanin të fshehur dhe të mbrojtur, dhe i thanë ose kokën ose dëshminë, por ai qëndroi, rastisi që të jetë qytetar i përgjegjshëm dhe i qëndroi dëshmisë së tij, treshja e politike e shpallu të pafajshëm dhe i besoi vrasësit dhe jo dëshmitarit që e pa me sy flaket e kallashnikovit, pa breshërinë ndaj komisarit. Ndonjëri mund të thotë këtu që kjo nuk është vepër e Edi Ramës. Kjo është vepër e gjykatësve që morën nga gjysmë milioni euro për këtë vendim. Edhe ky variant mund të ishte, s’mund ta përjashtoj, sepse në mobokraci nuk është vetëm banditi kryesor, është klasa e banditëve që sundon vendin. Ata janë kudo, janë në gjykata, në prokurori, kudo. Po ç’ndodhi prapa. Arben Frroku i liruar u shndërrua në aleat të PS dhe në takimin publik që bëri me kryebanditin Edi Rama, ju tha “mbathja”.  Dhe të nesërmen kur do bëhej gjykimi ai iku. Çunat e krimit, fallangat e krimit e liruan të kalojë në Muriqan pa vulën shtetërore. Po për banditin nuk ka ligj, ato janë në letër. Dhe dilni këtu bëni moral. Po ja që u gjet një shtet tjetër fqinj dhe e bllokoi, i tha se nuk ke vulën e vendit tënd dhe nuk mund të kalosh. Çfarë ndodhi më pas, mobokrati ministër apo mbiministër mori në telefon dhe i tha: Kalojeni i tha, se s’ka probleme, është i yni, është i pastër. Kryevrasësi i kryekomisarit! Është krim kjo, dhe dilnin këtu e flisni dhe derdhni lot krokodili për policët. Hipokrizia është maska më e shëmtuar e fytyrës tuaj. Dhe tinqë qesh atje (deputeti Cuko) shkon deklaro atë shtëpinë që ke të Garda, se si e ke marrë. Sigurisht që ai (Rama) ka zgjedhur të sundojë me banditë.

U shpreha se e nisët për në Kubë, rezulton që ai të jetë në Tiranë, të jetë i lirë që të mos e preki njëri. Sepse kryemobi, kryebanditi i detyrohet kokë e xhep atij.

Pi marrim banditin tjetër. Jo më kot e kam thirrur Sajmir Tahirin si “Sajmir Shullazi”. Sepse të gjithë i dimë lidhjet. E dini dinamikën e këtij raporti? 4 – 5 muajt e fundit Shullazi është ashtu dhe kështu me Edi Ramën. Po, e takon Ramën, ka marrë garanci të plota. E dini? Kur ndodhi vrasja në rrugë të Kavajës, policia e arrestoi atë, i gjeti armë në makinë, e gjeti të qëlluar, i gjeti 5 mijë dollarë, i gjeti mijëra euro, por çfarë ndodhi. I mori provat e barutit në duar. Por cfarë ndodhi? U lirua menjëherë, pa pritur rezultatin e laboratorit. Nuk pritën rezultatin e laboratorit. U tha se nuk priten për arsye të caktuara. E nisën vrasësin t’i thotë kryetarit të opozitës, mos e nxirr kokën në atë dritare. Sigurisht, kërcënimi i liderit të opozitës përbën një ngjarje të rëndë për vendin dhe një ngjarje të rëndë ndërkombëtare. Miqtë dhe parterët u shqetësuan. Opozita bëri punën e vet. Ndërhyrja e kryebanditit (i referohet Ramës) e mbylli dosjen, e pastroi nga çdo gje. Cili nga ju nuk ka parë në media romin që u qëllua me kallashnikov në territoret ku do të ndërtojë ky (Tahiri) bashkë me Shullazin ndërtimet? Të gjithë e kemi parë, të gjithë e dimë. Por askush nuk flet. Sepse Edi Rama është kryemobi. T’i flasësh dhe ti thuash një kryeministri “kryebandit”, është gjë e rëndë.

Por çfarë mund t’i thuash kryeministrit kur Pllanaj, kryetrafikanti i Dukagjinit, kapet në makinën e deputetit, e Mark Frrokut? Polici bën dëtyrën, e ndalon dhe i thotë nxirre jashtë. Pas 23 minutash, sipas raportit të policisë, i vjen urdhëri, lirojeni. Do të doja ta akuzoja Ilir Metën, por ai nuk mund ta japë ai këtë urdhër. Këtë urdhër e jep vetëm kryeministri vendit. Nuk e jep dot as ministri i brendshëm, sepse ikën bashkë me të. A u lirua Pllanaj apo jo, apo është shpikje e opozitës kjo? Na thoni pak. T’i që tund kokën ( i drejtohet deputetit Pirro Lutaj) je pjesë e mobokratëve dhe natyrisht do mbrosh nga vendi, por nuk më impresionon. Se ti je bandit i vogël në krahasim me Edi Ramën. Edi Rama është banditi madh. A janë reale këto që ju them apo jo? Nëse s’janë reale më thoni që nuk janë reale. Ne do i themi. Ne jemi opozita dhe do i themi këto. Ne, që të jem i sinqertë na ndotet goja duke thënë gjëra të tilla por interesi publik kërkon që ne të qëndrojmë fuqishëm në denoncimin e këtyre aferave të tmerrshme, të turpshme për vendin.

Në mobokraci vendi kolumbizohet, jo Kolumbia e sotme por ajo e dikurshme flas. Do tregoj një histori dhe do ti lutem shumë kryetarit të grupit tuaj ta vërtetojë dhe të vijë radhën që vjen dhe të më thotë se mashtrova. Cfarë ka ndodhur në një lagje të Porgonatit, një fshat i vogël. Fshatarët korrën arat e kanabisit, nxorrën drogën në shesh se do vinin blerësit, do vinin Habilët për ta blerë. Në fakt nuk e di nëse bëhet fjalë për Habilët por ata janë bërë sinonim këtu. Pas mesdite vjen një makinë me sirena të policisë dhe fshatarët ikin dhe lënë drogën. Drogën ja u merr të tërë makina. Mirëpo disa fshatarë të tjerë e panë që nuk ishin policë dhe fshatarët iu vunë mbrapa dhe thonë se me siguri këta do jenë çunat që kemi përdorur për vaditje. Dhe nisen e shkojnë në Delvinë. Kur shkojnë në Delvinë, ja u thyejnë brinjtë këtyre. Ata çunat që vadisnin ishin bosët e drogës. I morën, i zhdëpën, i çuan me barrelë njërin prej tyre. Absolutisht kjo që po ju them është 100% e vërtetë. Coni një komision dhe hajdeni më thoni se nuk është. është mobokraci kjo. është sundim i bandave. Tani droga është bërë plazma, është bërë leva e Arkimedit, është bërë instrument i fuqishëm.

Këtij zotërisë që më rri këtu prapa dhe flet në telefon (Tahirit) kam një pyetje. Ju të gjithë e dini se si makina e tij ka kaluar 30 herë kufirin me trafikantë droge, me Habilë të famshëm. Por tani kam një pyetje tjetër për të. T’ja u thotë shqiptarëve jëtu; i kujt është dhe ku është skafi Venus ES 640, me matrikull BZ BE 1007 445. I kujt është ky skaf? Ku ndodhet ky skaf? Për çfarë është përdorur? Ç’lidhje ka me ty? Na thuaj ndonjë gje për të. Thuaj sepse është pyetje konkrete. I kujt eshtë skafi? Nëse do që të të ndihmoj, unë edhe mund të të ndihmoj. Por më mirë shko në prokurori se e ke të evidentuar.

Çfarë ndodh në mobokraci? 3.2 ton drogë në 48 orë. Unë njoftoj shqiptarët me përgjegjësinë më të madhe se sasia maksimale e drogës që është kaluar në vitet 2006-2007-2012 ka qënë 3 deri në 4 ton kanabis, vjetore. Juni kaloni në 48 orë. Po pse? Sepse tani droga është bërë ara e partisë, tani drogën e ka marrë partia. Pse është mobokraci? Sepse mobët, banditët, dalin në zgjedhje dhe votohen. Marrin vota, zënë poste. Por çfarë ndodh ketu? Ndodh që kryemobi, kryebanditi shndërron qeverinë në një organizatë kriminale. Kjo qeveri është organizatë e mirëfilltë kriminale. Kjo është organizatë kriminale. Edi Rama, sipas burimeve tuaja, jo të miat, i jep Eftimit paratë. Kush është Eftimi? Eftimi është njeriu që merr tenderat sekrete, të sekretuar. I merr të gjitha direkt. Nëse kompania angleze që bëri masterplanin për bregun e Jugut, u shpërblye me 250 dollarë, Eftimi ndan me Edi Ramën jo më pak se 8 milionë euro. Po kjo është vetem njëra anë. Lexoni raportin e KE që thotë se 50% e tenderave bëhen në mënyrë të hapur, direkt, pa garë….. Sqaro shtëpinë tënde, si është marrë dhe e kujt është ( i drejtohet Arben Çukos). Ju jeni rekrutuar të gjithë me dosje nga Edi Rama. Jo të gjithë, por shumica juaj.

Së fundi. Do t’ju lexoj mesazhin e qytetarit dixhital. “Engjellush Avdyli është pezulluar nga detyra e shefit të komisariatit të policisë së Malësisë së Madhe rreth një muaj më larë pasi ishte përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Tamarës, Kozhanjës. është lidhje e fortë e Sajmir Shullazit. Nga një burim i sigurtë, struktura e standarteve operacionale në drejtorinë e përgjithshme ka zhvilluar procedimin disiplinor pasi kur ka qenë shef i komisariatit nr 2 në Tiranë ka favorizuar shtetasin Nadire Qinami, administratore e firmës Brilant për një ndërtim prej 3 katesh pa leje në një ndërtim 7 katësh. Si favor kjo shtetase ka paguar për llogari të Sajmir Tahirit shumën 150 mijëeuro. Engjëllush Avdyli, i cili deklaron se këtë vlerë ja ka dhënë Ardian Cipës si lidhje e fortë e Sajmir Tahirit për t’ja dhënë ministrit të brendshëm”. Unë ftoj prokurorinë ta hetojë por e vërteta është se ky është një burim shumë i brendshëm i tyre. Mobokraci kjo është.

Ku e kishit Vangjush Dakon? A e dini që e zbardhi një natë apo jo. E zbardhi një natë në kthetrat e Shullazit. Emiljano Sajmir Shullazi e rrëmbeu para një jave Vangjush Dakon. E mbajti një natë.  Me qytë të revoles i kërkoi tokën e tij. E dini të gjithë, por e fshihni. Pse e fshihni? Keni frikë Ramën, keni frikë Shullazin? Por do vdisni nga frika në këtë mënyrë, ju të tjerët që s’jeni si ata. Ka prej jush që janë njerëz me integritet. Po si e fshihni ju pengmarrjen që i bëri Shullazi kryetarit të Bashkisë. Ai e merr sa herë të dojë peng atë. Po pse? Sepse ai i garantoi votat. Po ja ora regjimi mobokratëve dhe pastaj më thoni si mund të shpik unë. Po kur Shullazi merr peng…Po kë mori peng? Se t’ju kish marrë ju, juve ju zhduk ai se s’ju ka për gjë fare. Po ai mori peng njëriun më të afërt të Edi Ramës. A e dini junqë nga qeveritarët Gjushi është më i afërti i Edi Ramës, sepse ai i çon baulen më të madhe me para. atëherë kur ai shkon deri tek Gjushi….

Të flasësh këtu për etikën e policit është të grish sallatë. C’lidhje ka polici me etikën kur kreu i qeverisë bën kryebanditin. Cfarë i mbetet etikë policit? Kur firma e atij që iku (Beqajt) bënte 15 mln euro. Kur firma e kësaj këtu (Leskaj) bën hekurudhat. A e kuptoni që kjo është një çmënduri e madhe, dhe ju do keni përgjegjësi për këto. Se absolutisht shqiptarët do ngrihen fuqishëm. Rezultatin e parë e morën. E palosën biznesmenët e vegjël Edi Ramën, e tërhoqën, mbushi poturet dhe mori programin e opozitës. I hyri frika derri në palcë dhe u detyrua të tërhiqet. Zero taksë ishte e opozitës dhe ju garantoj që të tjerët do të bëjnë shumë më tepër, dhe Edi Rama, mobokracia në këtë vend nuk ka dhe nuk do të ketë të ardhme. Një qeveri që sillet si organizatë kriminale ndaj qytetarëve të vet do ketë fundin që meriton.

Fjala pas replikave të Majkos, Cukos, Bushatit dhe Tahirit:

Së pari më duhet të qartësoj zotin Majko. Po pse ndonjëherë buk kam sjellë këtu faktin më të vogël as për ju dhe as për shumicën e këtyre deputetëve. Po të kisha, nuk do i sillja? Absolutisht që do i sillja. Një për një.

Së dyti, unë kam dënuar me ashpërsinë më të madhe aktet terroriste në Paris. Unë jam shqiptar dhe asgjë s’më shkul nga mëndja mua se rreziku nr 1 për Shqipërinë dhe shqiptarët është krimi organizuar dhe lidhjet e kësaj qeverie me krimin.

Së treti, për lidhjet e qeverisë me krimin dhe sundimin e saj nga krimi, nuk po flas vetëm unë. Unë jam kundërshtar politik, unë flas me fakte por fatmirësisht tani kjo ka marrë dhenë dhe qelb mbarë botën. Dhe është mirë të dëgjojmë sirenat që bien. është e vërtetë se Artur Bushi, pavarësisht se denoncohet, fiton. Kjo është tipike e mobokracisë. Ju përmëndët reformën në drejtësi. Tani duhet të qartësohemi këtu. Absolutisht, e them këtu para shqiptarëve, reforma në drejtësi është jetike. Ku e bazoj unë këtë. Sistemi i ligjeve mbi të cilat funksionon drejtësia shqiptare dhe sistemi i saj është tërësisht demokratik. Por a ka prodhuar dhe a jep atë që duhet të japi? Jo. Atëherë cila është rruga? Reforma, reforma e thellë dhe e plotë, mbi disa parime të cilat janë të pacënueshme.

Nuk ka diskutim se një drejtësi jo e korruptuar është aseti më i madh që mund të ketë një komb, një demokraci. Por të përpiqen politikanët e korruptuar të mbulojnë korrupsionin e tyre, aferat e tyre, duke cituar nga mëngjesi deri në darke gjykatës të korruptuar, kjo është maskë dhe hipokrizi. Mobokracia ka hipokrizinë si fytyrën e vërtetë të saj. Ish gjykatës shkojnë për ndjekje nga ish prokurorë se ka vilën. Po kryeministri që ka vilën 57 metra të gjatë dhe që thotë se e ka blerë truallin me dy dollarë metrin. A do vendosim ne të jemi të drejtë apo do përdorim drejtësinë si një maskë për të mbrojtur korrupsionin e politikanëve? Nuk them që të mos bëjmë reformën por nuk pranoj kurrë të maskohet, ta përdorë Edi Rama. Jo more zotëri, nëse ka një kancer për këtë vend je ti Edi Rama. Je ti, që për një gomar dru, për 30 kile duhan burgos njerëzit kurse ke pallatin e bashkëshortes tënde 5katësh pa asnjë faturë. Kjo është e drejta? A mund të pranojmë ne një reformë duke bërtitur nga mëngjesi deri në darkë, a mund të budallepsemi ne në këtë mënyrë? Kushdo që e bën nuk ndihmon Shqipërinë.

Unë s’kam zakon të citoj këtu ambasadorë. Ata nuk flasin për t’u cituar nga ne. Por mendoj se mënyra e ekuilibruar të cilën shtroi ambasadori SHBA për ministrin e korruptuar, për prokurorin me lidhje me krimin, për deputetin kriminel, kjo është mënyra. Sepse ju e dini shumë mirë, nëse do ecim në këtë mënyrë me kë do e zbatojmë këtë reformë? Cfarë ka ndodhur? Mobokracia nuk është nocion…Por po ta dinte ministri anglez se ti ke lidhje me Genti Xhixhën në Kubë do të ti thoshte nja fy fjalë. Se ata na marrin për zyrtarë serioz. Po ta finte ministri tjetër që vjen takon “skafin dhe veturën”, sigurisht që donkishte probleme me etikën, me takimin. Unë shtroj çdo gjë me fakte. Keni fakte dilninrrëzoni faktet. Zotëria (Cuko) tha se nuk ka marrë katin. Burime serioze thonë se në një vilë trekatëshe te Garda, ish komandanti Gardës ka marrë katin e tretë dhe banon aty tani. Qofsha i gabuar, le ta hetojnë. Të gjitha këto flasin për mobokraci. Unë e di se jundo e kundërshtoni, unë e di se avoketër tuaj, këtu dhe jashtë, do ta kundërshtojnë. Po unë do i qendroj deri në fund, për tëbqënë i qetë me ndërgjegjen time se them një të vërtëtë të palëkundshme.

A e dëgjuat parafolësin një orë dhe nuk guxoi kurrë të shqipërojë një herë emrin e Shullazit. Pse? Sepse Shullazi është vetë dhe ka frikë nga Edi Ramën. Shullazi është bërë personazh botëror, ndërkombëtar. Mendoni ju ju se platforma e qeverisë amerikane për dekriminalizimin dhe kundër  krimit të organizuar është një gjë fiktive? Gaboheni shumë rëndë. Për ata që i dinë lidhjet e tij me Shullazin janë lidhje aq sa Shullazi  e quan këtë “Sajmo qorri”. Po të flasi një orë këtu dhe të mos guxojë ti përmënd emrin vetëm ky mund ta bëj.

Përsa i përket famozit Bashkim Tahiri, po ju them një histori. Policia shqiptare ndiqte një grup trafikantësh droge, ata përfunduan në një banesë, ishte apartamenti i Bashkim Tahirit, e kontrolluan, nuk gjetën mall, po sasi kolosale ilaçesh kondrabandë. Cfarë ndodhi me të…Ke marrë s’ke marrë dozë s’më intereson kjo po thuaji pak shqiptarëve i kujt është skafi me emrin Venus…o skafoministër.

Së treti me djalin tim ti ke bërë disa beteja gjyqësore, por si bandit ke fshehur pasuritë që të mos veprojë përmbarimi. Do reformë ky trafikant, që përmbarimi të mos i marrë detyrimin e vendimit të gjykatës, e deklaron këtë publikisht. Sa herë zë dhe përmend emrin e fëmijëve ti je shpifës i çertifikuar me vendime gjyqësore. Sot përdor mbrojtjen e kryebanditit në qeveri, por kjo qeveri i ka të shkurtra ditët dhe i pari që do dënohesh je ti.

Ta dish se unë këtu do t’ju sjell faktet nëpërmjet hakersave, po juve ju pëlqen kur ua sjell unë, po, ju pëlqen. Ndaj, trego o skafoministër se ç’ke bërë me të. E dyta, pse ke frikë ti. Përmend çdo gjë, veç emrin Shullaz nuk e përmend. E më çuan një mesash ku më thonë e gabove emrin: Saje qorri e quan!. Sa për Gjin Gjonin, duhet të lash gojën kur përmend emrin e tij. Absolutisht.

Sepse nuk funksionon kështu. Ju besoni gënjeshtrat tuaja, ju besoni mashtrimet tuaja, por ai pati kurajon t’i nënshtrohet procesit ligjor për akuzat tuaja dhe vërtetoi se ato ishin shpifje të ulëta të kryemobit Edi Rama dhe lejtnantëve të tij. Kurse ti fsheh pasuri, se ke frikë se do ta marrë përmbaruesi.

Ti arrestove Bujar Nelën, përmbaruesin, se ke frikë. Të gjitha janë transparente. Gjithçka çoje ku të duash, por përgjigju vendimeve gjyqësore. Sa për statistikat, dua t’ju komunikoj shqiptarëve se me raportin e KE-së këta mbetën në klasë, se janë i vetmi sekt mbi tokë që festojnë distafën.


Fjala në Kuvend e ish kryeministrit Sali Berisha, 19 Nentor 2015