Kryetarja e komisionit të punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Albana Vokshi deklaroi sot nga Shkodra se Ministria e Shëndetësisë nuk ka akorduar asnjë buxhet për shërbimin e mamografisë dhe kujdesin shëndetësor për të prekurat me kancerit të gjirit. Në një  takim sensibilizues, me gratë e Shkodrës organizuar nga lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë, znj.Vokshi tha se Ministri i Shëndetësisë është në pikun e fushatës me tenderat e kompanisë së tij dhe të ashtëquajturat mamografi të lëvizshme shëtisin vetëm për propagandë televizive dhe nuk funksionojnë.

“Në dy vitet e fundit, referuar statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ISHP, numri i rasteve të evidentuara me kancer gjiri është rritur ndjeshëm, viti 2015 kulmon në numrin e lartë të diagonzave me tumor.  Sigurisht, kjo është e lidhur ngushtë më rritjen e varfërisë, stresit, papunësisë. Kjo është një qeveri që shkakton kancer.  Shumë gra dhe vajza ende pas një viti, nuk kanë marrë përgjigjen e mamografisë”, tha Vokshi.

“Nga premtimet e gënjeshtërta për shëndetësi falas, pas dy viteve kemi rezultat vetëm dosjen e korrupsiont dhe krimit në shëndetësi”. Vokshi kërkoi rritjen e sensibilizimit ndaj kancerit të gjirit dhe i bëri thirrje Kryeministrit dhe Ministrit të Shëndetësisë të lënë mënjanë retorikat, por ti kushtojnë më shumë vëmendje dhe të alokojnë më shumë fonde për shëndetin e grave e sidomos kurimin e sëmundjeve që prekin ato.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ‎foli per rendesine e rritjes se sensibilizimit per kancerin e gjirit. Ademi u angazhua ne hapjen e Departamentit te shendetit publik ne Bashkine Shkoder per te adresuar problemet e shendetit te grave dhe vajzave.

Çdo  vit në Shqipëri humbin jetën mbi 200 gra a të diagnostikuara me kancer gjiri, 700 gra të prekura në vit.  Statistikat  rriten, për shkak se shumë gra dhe vajza në pamundësi ekonomike nuk mund të kryejnë diagnoztifikimin e mamografisë dhe kurimin e sëmundjes .

Ldgsh është në terren dhe do vazhdoje të sensibilizojë grate dhe vajzat në të gjithë Shqipërinë per viziten e pervitshme te mamografise dhe kontrollet mjekesore per zbulimin e hershem te kancerit të gjirit‎, por edhe cështje të tjera që prekin ato.