Dje njoftuam për aferen Lame-Rama të 600 mijë dollarëve për matje në terren në Durrës, pra, para për një punë të bërë tashmë. Matjet ekzistojne prej vitesh ne serverat e ALUIZNI-t.
Sot ju tregojme (1) sa është vlera totale që po ndajnë si plaçkë Rama dhe Lamja, si edhe (2) procedurat tejet korruptive të ndjekura që nuk guxon kush t’i zbatoje as ne vendet më të korruptuara të botës.
Afera e perlarjes së parave, për të blerë një produkt që ALUIZNI e ka, për Shkodren, Fierin, Elbasanin, Tiranen 1, Tiranen 3 dhe Tirana 5, shkon në shumën 1 miliarde e 100 milione.
Vlera totale e ndarjes se parave së bashku me aferen e Durresit prej 650 milione lekesh, te cilen e denoncuam dje, shkon ne rreth 1 miliarde e 750 milione lekë, apo 1.5 milione USD.
Njoftojmë Prokurorinë të veproje sa me shpejt, që të ndaloje pa u shpallur në buletinet e APP vendimet e javes se shkuar per zhvatjen e këtyre qindra milione lekeve për konsulenca, që ekzistojnë e po vjeterohen në sirtaret dhe serverat e ALUIZNI-t.
Si dhe nga KUSH i kryen procedurat e tenderimit?
“Çuditerisht” fituesi i tenderit më të majme, atij prej 650 milione lekesh, te cilin e denocuam dje, del se është bashkeshorti i Drejtoreshes së Sherbimeve Mbeshtetese të Lames.
Znj. Dervishaj është pikerisht personi qe hartoi termat e references së tenderit, kriteret kualifikuese, përjashtuese për të tjeret, dhe vini re, tenderin e fiton bashkeshorti i saj, z.Dervishaj. Për z. Rama dhe z.Lame këtu nuk ka asgje të parregullt. Por për çdo Shqiptar kjo bie ere si vjedhje PA LEZET dhe ndarje parash mes Rames-Lames dhe bedeleve te tyre.
Njeriu i Rames dhe Lames vendosi kritere te dedikuara për të skualifikuar të padeshiruarit, dhe për tia dhënë në tryezë burrit të saj. Në turravrapin për të vjedhur, duke ditur veç komanden copy-paste, jane bere edhe gabime trashanike si psh.
a)        Drejtoria e Fierit shpall tenderin per evidentim ndertimesh ne Shkoder!
b)        Vlera totale e Elbasanit me shifer shenohet 8 milione leke te reja dhe me fjale shenohet 50 milione leke te reja!
Dje i drejtuam 4 pyetje z.Rama por që ai nuk pati gojë të jepte pergjigje per asnjeren. Sot po e pyesim:
1.        A ju duket normale te shpenzohen 1.5 milione dollare per evidentime ne terren, kur keto matje po vjeterohen ne sirtaret dhe serverat e ALUIZNI-t prej vitesh?
2.        A ju duken procedura te rregullta qe te tenderohen objekte me miliona euro brenda muajit për kompani, duke u dhënë nga 8,000 usd/dita, nderkohe qe ALUIZNI ka me qindra punonjes me experience dhe të trainuar dhe që po ecnin me ritme aq të larta sa u mburrët para 16 muajsh?
3.        A na tregon dot të paktën një vend të korruptuar të botës, në të cilin tenderin e fiton bashkeshorti i drejtoreshës që harton kriteret kualifikuese për tenderin?
Kjo është një afere e pisët. Këto jane vjedhje paturp dhe nuk ka asnje socialist që ti gjejë si VJEDHJE ME LEZET. Shqiptarët nuk meritojnë këtë qeveri hajdutësh.


Deklarata për mediat e drejtoreshës së Departamentit Anti-korrupsion, Lealba Pelinku, 17 Tetor 2015