Skandalet dhe shkalla e paimagjinueshme e korrupsionit në shëndetësi, me koncesionet e tenderat e Rama-Beqës thellohen çdo ditë.

Me urdhër të Edi Ramës koncesioni 10 vjeçar i hemodializes, me vlere 8,6 milionë dollarë në vit, i është dhënë një kompanie fantazëm, pa zyrë, pa përvojë në këtë drejtim.

Sigurisht, Edi Rama nuk do tia dijë për veshkat apo shqetësimet shëndetësore të njerëzve, ai është nisur vetëm nga një qëllim. Biznes, para të thata për të ndarë, 86 milionë dollarë që jepen me fitues të paracaktuar.

Këtu kemi arritur, e keqja nuk ka asnjë kufi.

Këto janë aktet e kryeministrit më të korruptuar në Ballkan, që sipas raportit të punës së OSBE gëzon 200 milionë euro pasuri.

Pasi u mori paratë, pasi u mori shpresën, i kalli në mjerim e skamje, tani Edi Rama po u merr shqiptarëve edhe veshkat.

Çfarë duhet të presim më nga ky regjim i korruptuar.


Deklarata për mediat e deputetes Albina Deda, 27 Tetor 2015