Më 18 gusht 2015 është nënshkruar marrëveshja e konsulencës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC).

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje kjo korporatë (IFC) do të ofrojë mbështetje në forcimin e zhvillimit të sektorit privat në Shqipëri, duke u fokusuar kryesisht në fushat e tregtisë, investimeve, mjedisit të biznesit dhe konkurrueshmërisë, me fokus të veçantë në agrobiznes.

IFC-ja ka rënë dakord të sigurojë shërbimet e konsulencës të marrëveshjes sipas projektit të tregtisë dhe investimeve në agrobiznes të Ballkanit Perëndimor, të zbatuar në Shqipëri, dhe projektit të këshillimit mbi reformën e Evropën dhe Azinë qendrore.

Shërbimet e konsulencës kanë të bëjnë me:

– reformat bazuar në tregues (IBRA);

– politikën e investimeve (për ekonominë në tërësi);

– politikën e investimeve (për sektorin);

– rregulloret e biznesit (për ekonominë në tërësi dhe për sektorin në veçanti);

– qasjen në treg (për ekonominë në tërësi).

Ky projektligj është në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Por nuk synon përputhjen me dispozitat e legjislacionit parësor dhe dytësor të BE-së.

Kostoja totale e shërbimit të konsulencës nga IFC-ja, e parashikuar në këtë marrëveshje është 1 730 000 (një milion e shtatëqind e tridhjetë mijë) dollarë amerikanë. Qeveria shqiptare do të kontribuojë me 140 000 (njëqind e dyzet mijë) dollarë amerikanë në para dhe 300 000 (treqind mijë) dollarë në natyrë.

– Kontributi në para: qeveria shqiptare do t’i paguajë IFC-së kontribut në 5 keste

– Kontribut në natyrë në vlerën 300 000 (treqind mijë) dollarë, gjithsej, të cilat do të konsistojnë në ofrimin e ambienteve të klientit për organizimin e takimeve, vënien në dispozicion të stafit për përmbushjen e qëllimeve të marrëveshjes.

Qeveria lidh marreveshje, merr grante, merr borxhe, megjithate eshte e paafte per te performuar pozitivisht.

Sipas bankes boterore, ne raportin e saj doing business, te publikuar dje Shqipëria bëhet njëkohësisht vendi më i keq në Ballkan në të bërit biznes, në një distancë të konsiderueshme nga vendi tjetër më i keq, Bosnja dhe Hercegovina, e cila renditet në vendin e 79. Raporti thotë se Shqipëria renditet në vend të 97 mes 189 vendeve të vlerësuara, ndërsa renditej vitin e kaluar në vend të 62.

Goditjen më të rëndë Shqipëria e mori te tregtuesi i lehtësisë së marrjes së një lejeje ndërtimi. Shqipëria u rendit këtë vit në vend të 189 për këtë vit, nga vendi 122 që qe vitin e kaluar. Si për ironi, Shqipëria ka marrë të njëjtën renditje në këtë drejtim me tre vende të tjera të botës: Eritrean, Libinë dhe Sirinë. Eritrea është një vend i izoluar diktatorial në Afrikë në brigjet e Detit të Kuq ndërsa Libia dhe Siria janë efektivisht në luftë civile dhe rrjedhimisht, vështirë se mund të mendohet për leje ndërtimi. Të renditura pak para Shqipërisë, janë Afganistani dhe Zimbabve.

Shqipëria u rendit shumë keq edhe në treguesin e lehtësisë së lidhjes me rrjetin e energjisë elektrike kur je biznes i ri. Sipas Bankës Botërore, në Shqipëri kërkohen gjashtë procedura dhe 177 ditë kohë për lidhjen e energjisë elektrike, (afërsisht gjashtë muaj). Në krahasim me vitin e kaluar, ky tregues ka ardhur në përkeqësim për shkak se kostoja e lidhjes me rrjetin është rritur ndjeshëm. Sipas BB, në vitin e kaluar, pagesa për lidhje të re me rrjetin e energjisë qe e barabartë me 474 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto për Frymë ndërsa këtë vit, kostoja është rritur në 492 për qind.

Në përkeqësim është edhe treguesi i lehtësisë së regjistrimit të një prone. Në Shqipëri kërkohet 22 ditë për të regjistruar një titull pronësie, kohë kjo e pandryshuar në krahasim me një vit më parë, por ndërkohë, kostoja e regjistrimit të pronës është rritur ndjeshëm nga 9.9 për qind e çmimit të pronës vitin e kaluar në 10.2 për qind këtë vit.

Goditja tjetër e rëndë në renditjen e Shqipërisë është te pagesa e taksave, ku kemi rënë nga vendi 130 që ishim një vit më parë në vendin 142. Numri i procedurave tatimore nuk ka ndryshuar, bizneset shqiptare bëjnë 34 pagesa në vit dhe shpenzojnë 357 orë pune për pagesën e taksave. Por barra e taksave si përqindje e fitimit të kompanive është rritur nga 31 për qind vitin e kaluar në 36.5 për qind këtë vit.

Te gjithe treguesit kane shenuar renie:

  1. Nisja e biznesit me -4 pikë.
  2. Leja e ndërtimit -67 pikë.
  3. Furnizimi me energji elektrike -3 pikë.
  4. Regjistrimi i pronës -3 pikë.
  5. Marrja e kredisë -6 pikë
  6. Taksat -12 pikë.
  7. Zgjidhja e çështjeve të paaftësisë paguese -2pikë.

Të gjitha këto përkeqësime dramatike për biznesin lidhen me qeverisjen, me kryeministrin drejtpërdrejt. Korrupsioni skandaloz i shtrirë masivisht, klientelizmi dhe fakti që vetëm ndërtuesit e kryemeinistrit punojnë sot, rritja e taksave dhe, nga ana tjetër, kontrabanda e evazioni i galopant, represioni dhe dhuna ndaj biznesit që nuk është afer qeverisë, të gjitha këto kanë sjellë këtë rezultat dramatik.

Ky është raporti më negativ që merr një qeveri shqiptare për ekonominë e vendit. Kjo është një pengesë serioze për ardhjen e investitorëve dhe për zhvillimin e ekonomisë.

Vendi është në pikiatë, në rënie të lirë.

Vendi është në krizë të thellë dhe kjo tashmë u konfirmua dhe nga raporti kryesor i Bankës Botërore.

I   dhimbshem paraqitet edhe konsumi

Renia e konsumit po thellohet nga njeri tremujor ne tjetrin. Sipas INSTAT, pas rrudhjes me -1.4 % ne tremujorin e pare, familjet shqiptare ulen serish konsumin edhe ne tremujorin e dyte, kete here me ritme me te forta -3.16 %. Ky eshte i treti tremujor me radhe qe familjet shtrengojne rripin.

Te bjere konsumi ne nje ekonomi, ku gjysma e shpenzimeve te familjeve shkon vetem per ushqime, eshte tragjedi humanitare. Me keto ritme, shume shpejt Shqiperia do vuaje nga kequshqyerja e femijeve. (Kjo eshte krize, jo ajo qe perjetojne greket)

Nga ana tjeter, e ashtuquajtura ringritje e ekonomise eshte virtualisht joekzistente. Rritja ekonomike 2.63 per qind ne gjashtemujorin e pare eshte tmerresisht zhgenjyese. por nuk mbaron ketu.

Gjashtemujori i dyte eshte paralajmeruar nga FMN si me i keq dhe eshte konfirmuar i tille nga shifrat paraprake te tregtise dhe kredise. Po ti shtosh dhe trembjen e biznesit nga aksionet, rreziku eshte qe rritja e ekonomise per kete vit te jete dukshem poshte nivelit 2.5 per qind.

Me keto shifra, ekonomia eshte duke thelluar hendekun e prodhimit. Per ta thene me thjesht, humbjet tona nga kriza po rriten. Ndaj qeveritare, mos luani teater, duke folur per rigjallerim apo ringritje.

Nderkohe kryeministri cdo here qe flet nga kjo foltore, nga ekranet televizive apo cdo event  vazhdon te perserise: ne do bejme shtet. Ne fakt, shtet beri dhe diktatori, shtetin e diktatures se proletariatit, por tani diktatura e proletariatit është zëvendësuar nga diktatura e urisë.

 20 tetor, 2015 Banka Botërore: Shqipëria në skamje, gjysma e popullsisë nuk mund të blejë një bukë

Sipas saj, 31.2% e shqiptarëve kërcënohen nga varfëria ekstreme, pra rreth 1 miljon shqiptare rrojne me me pak se 5 $  ne dite, ndërkohë që 31 mijë shqiptarë jetojnë në skamje të plotë me më pak se 200 lekë në ditë. si nuk kanë turp ata që flasin për mirëqënie?

Po  cu duhet buka fukarenjeve kur kane fjalen e ngrohte te Partise???  Ndaj dhe qeveria mendoi per kete: do te shpenzoje 170 miljon leke te reja per dekodera per  familjet ne nevoje. Se ndryshe,  Si do i degjojne sihariqet per veprat e Partise fukarenjte?? Nen kete fryme familjet ne nevoje do perfitojne dekoder per te pare televizion falas. Populli yne perpara fjales se partise nuk ve as buken e gojes!!! Rrofte dekodi(zimi) i urise…( per fjalen e partise).

Heqja nga puna, kërcënimi me burgim, largimi nga sytë këmbët i dhjetera mijera shqiptareve, në kampe azilantësh, ku pranojnë të hanë edhe njëherë në ditë, i shkon mjaft për shtat shprehjes se jemi nën diktaturën e urisë.

Sa njerëz “kanë pronotuar” kazanët e mbeturinave urbane dhe rrinë me shpresën e përditshme, se dikush do të harxhoje më shumë kanaçe, do të hedhe një shishe plastike, a ndonjë kolltuk të vjetruar, ndoshta dhe ndonje ushqim? The kryeministri qe vetem thote: kaq mund e te bëjmë. Nuk kam shkopin magjik.

Mund të rrijnë edhe ca kohë pa u restauruar ministritë, sallat e hartave, libraritë brenda kryeministrisë, bunkeri para ministrisë, zyrat luksoze të agallarëve të rinj, apo makinat qeveritare. te varfër kemi popullin, por jo qeverine… qindra mijera shqiptare perjetojne diktaturen e urisë. Për vullnet të Qeverisë ata nuk kanë të drejtë të jetojnë. Vetëm të mbijetojnë. Sipas Bankes Boterore me shume se 1/3 e shqiptareve jetojne ne mjerim. Sipas Instat kete dimer mbi 20% e tyre nuk do kene para per t’u ngrohur.  dhjetera mijera te tjere ikin nga varferia dhe mjerimi, shqiptaret jane sot azilkerkuesit e pare ne Europe dhe te dytet ne bote pas sirianeve qe largohen nga ISIS-i dhe Asadi. Kaq do te dilte e tepronte, per ta bere jo vetem te zymte, por dhe te pasigurte karriken e cdo pushtetari ne nje vend demokratik, por ne Shqiperi kryeministri jeton ne nje bote tjeter , Ne Boten e jaguareve . 44 jaguare a bejne sa ndihma ekonomike e 3652  familjeve te varfra. Pra 3652 familje te varfera qe do kishin mundesine e nje vakti me shume ne tryeze. Por nuk e kane. Sepse fondet per te varfrit kane rene me 16 per qind kete vit ndaj nje viti me pare dhe 20 per qind ndaj dy viteve me pare. Dhe do te vazhdojne te bien sepse kemi jaguaret.

Shqiptaret permbyten por hallin duhet ta zgjidhin me Zotin jo thjesht se faji eshte i Tij, por se kryeministri ka njoftuar mediat per pazarin e fundjaves dhe disa qytete nen uje nuk jane aresye e forte per te ndryshuar program dhe skenar.

Mijera familje qe nuk kane mundesi te paguajne dritat, ashtu si ne mesjete, zhyten ne erresire te plote me perendimin e diellit, por kryeministri ne vend te shkollave, spitaleve e rrugeve, qe premtoi si justifikim per te mbledhur dhunshem faturat e energjise, sot parate e zhvatura nga njerezit me te varfer te Europes, i perdor per te jetuar bashke me ministrat ne boten e Jaguareve.

Shqiptaret nuk drejtohen nga qeveritare te paafte qe te luftojne varferine, por nga pushtetare dhe arrogante qe tallen me mjerimin e tyre.

sa e veshtire eshte sot te jesh baba qe del per ndonje pune te rastit ende pa u gdhire e te kthehesh me duart boshe pasi eshte ngrysur, duke mos mundur tu japesh as buke thate femijeve, te jesh nene, qe jo per te ushqyer femijet por per te paguar faturat afrofe te OSHE detyrohesh te shesesh cdo muaj gjakun, te jesh nje i papune qe perdite I thua vetes po sot cfare do bej?  Me cfare do ta ushqej familjen? kjo nuk është gjë tjerët veçse tmerr pafund,  Me dhjetera mijera jane shtuar familjet shqiptare qe edhe buken e perditshme e marrin me liste, qe kruajne xhepin derisa të griset e nuk gjejne dot një lek

Papunësia është zhndërruar në hijen e shqipëtarit në këto vite. Tema më e përfolur midis njerëzve është puna më saktë mugesa e saj. Shqipëtari i dëshpëruar në kërkim të punës. Ky do ishte titulli i romanit që kemi shkruar të gjithë nga nje gërmë në këto vite tranzicioni.

Njerëz shëndosh e mirë me këmbë e me duar vijne verdallë të stresuar nga mungesa e punës, me mungesen e se ciles rrjedhimisht vjen edhe mungesa e shpresës, e mundesise per t’i garantuar të ardhme familjes, fëmijëve. Fatkeqesisht kjo përbën  panoramën kryesore të gjendjes psikosociale të familjes shqipëtare më saktë të shumë familjeve shqipëtare. Babai, që për cdo natë ndjehet i turpëruar para familjes, përpara fëmijëve, i pamundur per t’u ofruar qetësinë dhe mirëqënien mesatare

Mendoni pak një baba, kryefamiljar, qe nuk ka mundur dot t’i ofrojë familjes plotësimin e nevojave më elementare, ndjenjën e fajit që e shoqëron vazhdimisht këtë baba.  Rezultati eshte degradimi gradual dhe zhndërrimi i njeriut në qënie pa shpresë.

Njeriu i papunë që përditë e më tepër thellon tronditjen psikologjike dhe shpirtërore, që humb përditë e më tepër vetëbesimin dhe integritetin në syrin e familjes perbën individin e perditshëm  te shoqerise sone.

Puna, që do të thotë pak qetësi dhe garanci për të ardhmen e familjes nuk është karrierë, është sinori midis dëshirës për të jetuar me dinjitet ose i skllavëruar.

të punosh sa të fitosh dy lekë për të plotësuar nevojat bazë të familjes është nevoja jetike për të vazhduar jetesën me shpresë dhe me  dinjitet.

njeriu i papunë, njeriu pa dy lek është është realiteti qe na bie ta ndeshim përditë. Të papunët jetojnë me frikën e kafshatës, kurse ata që kanë arritur të punësohen  me tmerrin e humbjes së saj. Stresi kronik që përjeton një i punësuar në vendin tonë është i paimagjinueshëm.

Kjo eshte rilindja e deshperimit! Rilindja e depresionit! E depresionit te ekonomise! E depresionit te qytetareve te saj! Ndaj smund e sduhet te qeverise me!

Sot, Shqipëria është vendi ku diktatura e proletariatit në demokracinë që jetojmë plot bujë e arritje, është zëvendësuar nga diktatura e urisë.


Fjala në Kuvend e deputetes së Partisë Demokratike, Luljana Elmazi, 29 Tetor 2015