Së pari desha ti drejtohem mediave të fokusohen në hapësirën pas meje për të parë se ku janë ministrat dhe për të kuptuar se sa e interesuar është qeveria shqiptare për ti shërbyer këtij vendi, për ti kthyer përgjigje pyetjeve të opozitës për të cilat u tha së gënjejmë por që ua sjellim të faktuara me dokumentime përkatëse dhe për të cilat nuk marrim asnjë përgjigje.

Së dyti desha ti drejtohem qytetarëve për ti thënë se nëse keni dyshuar pak çaste më parë nëse jeni apo s’jeni në Shqiperi nisur nga mënyra e lulëzuar me të cilën e paraqiti Shqipërinë kryeministri i vendit, ju them se, nuk keni faj që keni dyshuar pasi çdo kush nga ne do të dyshonte se jemi apo sjemi në Shqipëri pasi fjalët e tij kontrastonin kaq shumë me realitetin e përditshëm që ju dhe ne jetojmë përditë.

Të nderuar qytetarë. Të nderuar kolegë!

E ka sfiduar veten dje ministri i shëndetësisë kur tha se ai nuk është i shëndetit por i sëmundshmërisë dhe kjo është mëse e vërtetë. Kjo besoj ndodhi pasi dhe ai vetë në koshiencën dhe subkoshiencën e tij, e di fare mire se ku po e çon shëndetësinë dhe se në drejtimin e tij dhe te kesaj qeverisje shendetesia “falas”po kalon periudhen e saj me te zeze.

Meqe jemi tek shendetesia falas dua t’u kujtoj qytetareve dhe kolegeve ketu ne salle por dhe  opinionit publik me gjere se tashme eshte urdheruar dhe bere faktike pajisja me kase fiskale e çdo qendre shendetesore kudo qofte. Dhe se, pacientet duhet te paguajne edhe per nje konsultim te thjeshte dhe te marrin kuponin tatimor. Pa kete mjeku nuk mund ti prek ata.

Nderkohe që:

11 milione dollare perfitime  nga fondet publike ka perftuar ministri i shendetesise ne 22 muaj.

28 tendera me prokurim te drejtperdrejte ne me pak se dy vjet (22 muaj) per Intech+. Kompaninë e ministrit.

1 milarde leke nga buxheti i shtetit direkt ne kompanine e ministrit.  1 miliard leke per kompanine e cila, nderkohe qe ministri deklaronte nje seance me pare se ka  perftuar me shume ne kohen e qeverisjes Berisha. Kampioni i korrupsionit ne fakt genjeu. Kjo kompani ne ate kohe skualifikohej per mungese te theksuar dokumentacioni dhe mosplotesim kriteresh. Fakt qe Partia Demokratike e ka bere tashme publik edhe nepermjet nje deklarate.

Sapo Beqa u be minister ndryshoi dhe fati i kompanise se tij. Rilindi Beqa. Rilindi kompania. Rilindi Intech+ me 3. 5 milione dollare rritje e fondeve nga buxheti i shtetit per kompanine per vitin 2014. Dhe 7 milione dollare per 8 muajt e pare te ketij viti duke i sjelle kompanise perfitime marramendese nga buxheti i shtetit. Nderkohe çdo e dhene per kompanine para vitit 2013 ne QKR eshte fshire. Transfertat e thesarit jane te vetmet qe tregojne se te ardhurat per kete kompani nga buxheti i shtetit kane filluar pikerisht sapo Beqa e be minister.

Miliona euro te tjere nga nenkontraktimet per dheniet me koncesion dhe tenderat abusive dhene klienteve te Rames. 338 Milione Euro nga keto koncesione dhe tendera.

Kampioni i korrupsionit pergatitet çdo dite per nje skandal te rradhes dhe abuzime massive me parate e buxhetit te qytetareve.

Dua te risjell dhe njehere ne vemendjen e qytetareve se Intech+, kompania e ministrit, eshte nenkontraktor per informatizmin e procesit ne lidhje me check-up in. Shendetesia falas apo shendetesia fals nuk u kuptuam.

120 milione Euro kompanise se Vilma Nushit, kesaj oligarke te vjedhjes ne bashkepunim me pushtetin.

  1. minister sa Shqiptare ne vit i nenshtrohen Check-up it aktualisht, sipas shifrave tuaja edhe te fryra, dhe sa duhej te ishte realisht? Nga 475 mije nuk jane as cereku i tyre sipas shifrave te dhena nga vet ju.

Vilma Nushi, e specializuar per kancelari dhe duhaneri, i ka ardhur ne ndihme serish qeverise shqiptare duke marre persiper edhe sherbimin per “Proceduren e thjeshtuar te deklarimit ne Dogana”

Dhe do ti vije serish ne ndihme me ligjin e miratuar nje jave me pare ne kuvend mbi barnat duke na sjelle mallra me cilesi “te mire”nga Serbia per te cilat as eshte nevojshme te kene qarkulluar apo te kene certifikimin nga BE as te kene qarkulluar ne vendin e tyre te origjines, se ky eshte ndryshimi qe u be ne ligj. Po do te vijne ne Shqiperi.

Nderkohe Shqiptaret prej muajsh kane humbur besimin tek barnat qe qarkullojne ne Shqiperi. Se pari per ato te rimbursueshme per te cilat motoja e kesaj qeverisje eshte malli i lire le te mos jete i mire. Se dyti edhe per barnat qe qarkullojne me gjere ne farmacite tona. Ku ne kemi denoncuar se jane rreth 700 medikamente te ndaluara nga Komisioni Europian por qe gjejne terren dhe qarkullojne ne Shqiperi. Shqiptaret po i blejne barnat e tyre jashte vendit ku jo ne pak raste kam takuar njerez te moshuar, te vendosur para nje sikleti te madh, thone ata, duke ju bere barre femijeve apo te afermëve që i kane ne emigrim.

7 milione Euro rimbursim recetash fiktive

2 milion dollare rimbursim per ketosteril, nje depoje te vetme kur ne fakt ne 18 muaj asnje ketosteril nuk kishte hyre ne kete depo.

200 milione Euro per dializen dhe sterilizimin.

Miliona Euro te tjere do te vijne shume shpejt nga dhenia me koncesion e laboratoreve. E keni zhveshur shendetesine nga çdo funksion I saj dhe e keni kthyer teresisht ne zhvatje.

Nuk po e zgjas me shumë me milionat qe grabiten pasi nuk dua qe qytetaret te humbasin fillin nga lista e gjatë e vjedhjes

Te nderuar kolege analizat biokimike qe perfshihen ne check-up, feceve, urines, yndyrnave mund te beheshin fare mire ne laboratoret perkates nese keta të fundit do te ishin pajisur me reagente çka do te kishte nje kosto shume me te ulet.

Te nderuar kolehge keto analiza tek nje pacient qe ka shqetesime duhet te jene te perditshme. ne fakt pergjigja e tyre vjen pas dy javesh kur ne 3 jave parametrat ndryshojne dhe mjeku e dergon prape per vizite pacientin.

Te nderuar kolege dhe qytetare a mund ti besohet ne auditim nje qeverisje e cila orienton dhe riorienton ministrat dhe drejtuesit e saj se sit e vjedhin me shume?

A mund ti besohet nje qeverie e cila strategjine e saj baze ka hajduterine e pafund e te skajshme

A mund ti besohet nje qeverisje e cila e vetmja gje per te cilen i ka vënë ne gare ministrat e saj eshte se kush prej tyre do te zhvase me shume?

Nje qeverie ku bashkëshortja drejtoreshe harton kriteret dhe bashkeshorti fiton tenderin 1. 5 milionë dollarë?

Të nderuar qytetarë projektligji për auditimin e brendshëm në sektorin public për të cilin po diskutojmë I hap rrugën ministrive për të zgjeruar dhe ashpërsuar kërbaçin dhe kontrollin, presionin. Kjo pasi asnjëra nga ministritë me përjashtim atë të financave nuk ka dhe nuk mund të ketë ekspertizën dhe specialistët përkatës për të bërë auditim. Ky zgjerim pra nuk tjetër veçse për të ushtruar më shumë presion.

Ndërkohë:

  1. Mark Frroku mbetet deputet në Kuvendin e Shqipërisë
  2. 600 milionë Euro në skandalin e madh te CEZ ende nuk janë në hetim
  3. Shqipëria në eksodin e saj më masiv që ka njohur vendi që nga vitet 90
  4. Droga ka mbuluar gjithë Shqipërinë
  5. Me qindar invalid protestojnë se nuk kanë marrë pagesën e invaliditetit
  6. Shefi I kabinetit në ministrinë e jashtme thirret për ushtar grek duke cënuar sigurinë dhe sekretet e vendit

Dësha të theksoj dhe dicka në lidhje me emrat që publikojmë këtu se kanë humbur jetën nëpërmjet vetëflijimit apo janë nëpër burgje për të cilat kryeministri tha se nuk janë dëshmorë.

Në fakt ata janë dëshmorë prandaj dhe I përmëndim. Janë dëshmor të luftës së përditshme për jetën në kushtet e skamjes dhe varfërisë ku ju e keni çuar vendin sot.

Së fundi kam një mesazh për qytetarët: mos mbillni më pemë apo bimë në kopshtet tuaja se do tua numërojnë!


Fjala në Kuvend e deputetes së Partisë Demokratike, Arbjola Halimi, 22 Tetor 2015