Partia Demokratike dënon shpifjet e pabaza të Monika Kryemadhit ndaj deputetit Bumçi, në lidhje me një pretendim ende të pakonfirmuar edhe nga policia e vënë krejtësisht në shërbim të oligarkisë.

Shpifja në adresë të deputetit Bumçi është një skenar djallëzor dhe kriminal për të nxitur tensione dhe për të çorientuar vëmendjen e opinionit publik me qëllim dhunimin e standardeve të zgjedhjeve, sepse Ilir Meta e di që e ka të sigurt humbjen në Lezhë.

Partia Demokratike distancohet me neveri të plotë nga këta skenarë kriminalë dhe i bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe votuesve rë saj në Lezhë të ruajnë gjakftohtësinë.

Ne i kërkojmë qytetarëve të Lezhës dhe përkrahësve tanë të mos ndikohen, të injorojnë skenarët e pështirë të LSI-së dhe të vazhdojnë angazhimin e tyre duke dalë masivisht të dielën në votime për një fitore të pastër e të sigurt të Partisë Demokratike dhe kandidatit tonë për Bashkinë e Lezhës, z. Fran Frrokaj.


Deklaratë për shtyp e Partisë Demorkatike, 20 Qershor 2015