Halim Kosova takohet me tregtarë të vegjël dhe me banorë të Njësisë 4, të cilëve u shpjegon politikat e tij për nxitjen e prodhimit, luftën ndaj informalitetit dhe krijimit të vendeve të punës. 

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova takoi tregtarë të tregut të Shkollës së Bashkuar dhe banorë të lagjes të cilëve u shpjegoi politikën e tij të uljes së taksave, të nxitjes së prodhimit, krijimit të tregjeve të reja dhe luftës ndaj informalitetit.

“Janë shumë gjëra që nuk rregullohen me policë, janë llogarit 5 tregje të mëdha nga 450 vende secili. Në qoftë se një njeriu i krijon mundësi t’ia ulësh taksat të paguajë nga pak. Në qoftëse bashkia nuk e mundëson këtë që po them unë, këto tregje, këto mundësi për të gjithë, atëherë këta njerëz do përdorin një rrugë tjetër, ai sdo të dijë rregullin ai do të mendojë bukën e kalamajve. Zgjidhja është duke bërë zgjidhje të përshtatshme për të gjithë. Tirana ka 115 fshatra dhe i ka të gjitha llojet e  mundësive për të bërë çdo gjë. Bashkia po bën gati fondet për të dhënë kredi pa përqindje, pa kolateral”, tha Kosova.

“Po na vdesin, po na marrin shpirtin, na nxin jetën. Mi kanë heq invaliditetin e fëmijëve, i kam të paralizuar në shtëpi, mi kanë prerë dritat, që kur e morën këta fëmijët e mi janë pa bukë”, thotë një qytetare.

“A do të fitojmë?”

“As nuk e diskutoj”.

“Komunistat janë ngritur në këmbë për të na marrë, por nuk kanë për të na marrë dhe po e morën e marrin me puç”, thotë një banore e lagjes.

“Unë nuk mendoj ashtu. Jo jo. Vota do të shkojë aty ku duhet”, tha Halim Kosova.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 7 Qershor 2015