Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova ishte në komunën e Farkës ku prezantoi objektivat për zhvillimin e saj.

Më poshtë plani i detajuar i dr. Kosovës: 

Komuna Farkë

Objetivat dhe Investimet për vitet 2015 – 2017 

  1. Përmirësimi i Higjenës 

Objektivi:

Përmirësimi i kushteve të jetësës duke synuar rritjn e nivelit të shërbimeve në të gjithë zonën administrative të Farkës

Investimet:

  1. Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në 2 fshatra:
  • Mjull Bathore
  • Sauk
  1. Rritja e cilësisë së furnizimit me ujë:
  • Sigurimi i furnizimi me ujë të pijshëm me cilësi dhe pa ndërprerje
  • Mirëmbajtja e linjave ekzistuese të ujësjellësit
  • Ndërtimi i linjave të reja të furnizimit.
  1. Mbrojtja nga ndotjet e mbetjeve urbane dhe ujrat e zeza:
  • Ndërtimi i dekantuesve të ujrave të zeza në pikat e shkarkimit në përrenj e lumenj
  • Eleminimi i pikave më të ndotura
  • Përmirësimi i cilësisë së shërbimit të grumbullimit, transportit dhe depozitimit të mbetjeve urbane.
  1. Ndërtimi i ambjenteve rekreative dhe sportive
  • Lundër
  • Farkë e Vogël 

Përfitojnë rreth 11.900 banorë

  1. Përmirësimi i infrastrukturës së arsimit parashkollor dhe parauniversitar

Objektivi:       Përmirësimi i kushteve të mësimdhënies dhe rritja e sigurisë në objektet arsimore në zonën administrative të Farkës 

Investimet: 

  1. Ndërtim objekte arsimore
  • Ndërtimi i 3 kopshteve, Collak, Sauk, Selitë;
  • Ndërtim palestre, në shkollën e Mesme të Bashkuar, Farkë. 
  1. Rikonstruksioni i 4 objekteve arsimore:
  • Instalimi i sistemit të ngrohjes për 4 objekte
  • Rikonstruksioni i nyjeve sanitare në të gjitha shkollat
  • Sigurimi i internetit.
  1. Për fëmijë të shëndetshëm në nivelin parashkollor:
  • Vendosja e 3 kënde lojrash për fëmijët parashkollor
  • Pasurimi me mjete didaktike
  1. Përmirësimi i sigurisë në shkolla nëpërmjet:
  • Sigurimi i transportit për fëmijët që banojnë 30 min larg objekteve arsimore
  • Vendosja e sinjalistikës së nevojshme për sinjalizimin e shkollave

Përfitojnë rreth 1.050 fëmijë

  1. Infrastruktura rrugore

Objektivi:       Përmirësimi i kushteve të lëvizjes së njerëzve dhe produkteve në të gjithë zonën administrative të Farkës

Investimet: 

  1. Ndërtimi i rrugëve:
  • Fshati Agallare – Shkolla e Mesme Farkë e Madhe
  • Shkolla e Mesme Farke – Fushë Farkë
  • Lundër (Depo rezerve) – Lagjia Dollash – Lagjia Xixe – Daijas,
  1. Përmirësimi i kushteve të sigurisë rrugore
  • Riparimi i sinjalistikës në rrugët ekzistuese si dhe kompletimi me të gjithë elementët e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në 40 km rrjet rrugor.
  • Ndricimi rrugor në zonat urbane
  1. Përmirësimi i kushteve të lëvizjes për këmbësorët
  • Ndërtimi i trotuarëve në rrugët që do rikonstruktohen
  • Krijimi i rampave për PAK (persona me aftësi të kufizuara)

Përfitojnë rreth 11.900 banorë

Unë nuk jam një politikan tipik, por ndoshta për këtë keni nevojë. Pikërisht pse kam projekte specifike për lagjen tuaj dhe për çdo lagje të Tiranës do tju them ekzaksisht se çfarë do të bëj. Në vend që unë të fajësoj të tjerët, gjithë jetën time kam marr përgjegjësi për të zgjidhur problemet. Unë jam një menaxher i fortë, me vizion të qartë, vendos objektiva dhe arrij standartet. Çdo projekt do të përfundohet brenda afatit kohor dhe do të tregoj tolerancë zero ndaj korrupisionit ashtu siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime. Unë do të punoj për të gjithë dhe me të gjithë ju pa asnje dallim, dhe unë do tju dëgjoj dhe do tju drejtoj dhe unë nuk kam vetëm fjalë por punë, për ju, për të gjithë Tiranën.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 2 Qershor 2015