Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e zonës së plazhit. Kjo zonë turistike vuan nga mungesa e kanalizimeve, ujit të pijshëm dhe mungesës së pastrimit. Zonja Duma tha se kjo zonë do të mirëmenaxhohet për një turizëm më të mirë si dhe do të ruhet bregdeti duke i thenë stop betonizimit. Duma tha se do ti jepet zgjidhje brenda dy viteve të para të mandatit të saj problemit të kanalizimeve dhe ujit të pijshëm me projektin prej 85 milionë dollarësh të Bankës Botërore.

“Gjithë plazhi është manaxhuar shumë keq. E para njëherë është manaxhuar si një lagje e zakonshme kur nuk është një lagje e tillë. Me plazhin që është zonë turistike nuk ke asnjë justifikim. Ajo që duhet deklaruar fort është ruajtja e qytetit, stop betonizimit të bregdetit dhe të fillojmë një kulturë të re ku vendet e punës do të ndërtohen nga mirëmbajtja, jo nga dhuna ndaj ambjentit. Unë mendoj që kanalizimet dhe uji janë emergjencë dhe në dy vitet e para do kemi një zgjidhje më në mund, me projektin e Bankës Botërore prej 85 milionë dollarësh që është vetëm ujësjellës dhe kanalizime”, tha Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 3 Qershor 2015