Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e zonës së ish Kënetës. Mes qindra qytetarëve të kësaj zone, zonja Duma u bëri thirrje që të mos shesin votën por të mendojnë më shumë për të ardhmen e 4 viteve. Kandidatja e djathtë u shpreh se do të mbyllë problemet e zonës e në veçanti të kanalizimeve dhe ujit të pijshëm brenda dy viteve të para të mandatit të saj.

“Pavarësisht që e di eskperiencën dhe vuajtjen juaj, ju arrini të bëni dallimin kë keni përballë. Por për një gjë ju lutem fort: mos tenderoni sot të ardhmen e katër viteve. Janë edhe 3 javë. Më 21 Qershor jam e bindur që bashkë do nisim një projekt që dita ditës do ta bëjmë më mirë. Premtimi dhe detyra e pare, përveç detyrimeve të zakonshme, është pastrimi i kanalit plotësisht, kthimin në zonë të gjelbër të pjesës tjetër të kanalit, rregullimin e rrugës me standard rruge se unë këtu në Durrës shoh dy rrugë.  Rrugët e vjetra të cilat janë ato që nuk janë rikostruktuar dhe nuk ribëhen dhe shoh edhe rrugët elektorale”, tha Duma


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 4 Qershor 2015