Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma u prit në një atmosferë të zjarrtë nga banorët e Shënavlashit në Rrashbull. Duma tha se pas 21 Qershorit, bashkia e madhe e Durrësit do tu përkasë të gjithëve, të djathtë e të majtë. Ajo tha se çdo investim do të kryhet në mënyrën e duhur. “Si fillim rrugën do e kemi gjënë e parë që do e mbyllim dhe nuk do e kemi thjeshtë të asfaltuar por do jetë sipas cilësisë tonë”, tha Duma. Kandidatja e djathtë kreu edhe disa takime në këtë zonë me komunitetet e banorëve.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 18 Qershor 2015