Kandidati Gjergji Mero në një nga zona me popullsinë më të re në Korçë, dha mesazhin se të rinjtë po ikin nga Korça pasi kanë humbur shpresën.

“Me programin tonë  do të kthejmë besimin se në Korçë jetohet. Nuk do të lejojmë që qyteti të mplaket pasi të rinjtë po ikin përditë dhe azilkërkimin drejt Perëndimit e shohin si shpëtim, tha profesor Mero. Ai tha se përditë dëgjon prindër dhe njerëz që dëshmojnë për ikjen e fëmijëve të tyre, pasi në Korçë nuk ka punësim dhe asnjë mundësi edukimi e zbavitje. Kjo nuk është Korça që meritojnë fëmijët tanë tha kandidati Mero, i cili shpalosi prioritetet si punësimi i të rinjve në shërbimet e Bashkisë, biznesin privat në bashkëpunim dhe me projektet e organizatave ndërkombëtare .

 

Gjatë bisedës më banorët dhe të rinjtë e lagjes 6, kandidati Mero tha se kjo qeveri ka rritur në mënyrë të pa përballueshme tarifat e arsimit të lartë duke u prishur ëndrrën  qindra të rinjve në Korçë  për të vazhduar Universitetin. Si rektor kjo është një gjë më dhemb shumë , pasi të rinjtë korçarë janë me shumë potenciale dhe shkëlqejnë në universitetet e Evropës dhe SHBA.

 

“Me Bashkinë e re do të financojmë bursa studime për fëmijët e familjeve në nevojë në fshat e qytet, do të punësojmë studentët e ekslencës dhe ata që mbarojnë studimet jashtë shtetit. Njëherësh programi i bashkisë së re parashikon punësimin në projektet komunitare dhe ato të binjakëzimit të Korçës me qytetet e tjera të Evropës”, tha ndër të tjera profesor Gjergji Mero.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 15 Qershor 2015