Kandidati  Gjergji Mero ka vijuar takimet në malësitë dhe fshatrat më të thellë të Korçës, duke shpalosur programin e tij për shpëtimin e fshatit nga kriza ekonomike dhe falimentimi i bujqësisë dhe blegtorisë.

Në Vithkuq, kandidati Mero dëgjoi problemet e shumta lidhur  me papunësinë dhe  varfërinë e skajshme të banorëve. Kandidati Mero tha se shkak për këtë gjendje të vështirë është bllokimi i bizneseve të vogla dhe të ndërtimit nga taksat e larta. Kandidati Mero tha se bashkia dhe qeveria qëndrore e diskriminojnë fshatin, njerëzit e bujqësisë, duke shpërfillur t’i dëgjojnë ata.

Banorët  ndër të tjera vunë theksin tek mungesa e subvencioneve të  bagëtive, që rezultuan premtime boshe të Ministrit të Bujqësisë dhe kryeministrit Rama.

Kandidati Mero tha se modeli i drejtimit me ndershmëri e përkushtim të  Universitetit Fan Noli do të jetë dhe për Bashkinë e të nesërmes. Bashkia, do të jetë e të gjithëve dhe jo për xhepat e drejtuesve, kryetarit Filo dhe interesave të lidhur me shefin e tij në qeveri.

Në fshatin Lubonjë, kandidati Mero vuri në dukje se qeveria Rama nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë asnjë investim për fshatrat në Korçë, sepse investimet në fshatra tha kandidati Mero janë bërë në qeverisjen  demokrate, e cila kishte prioritet zhvillimin e fshatit si motori i ekonomisë së qytetit.

Gjatë takimeve me banorët e këtyre zonave kandidati Mero tha se, në zgjedhjet e 21 Qershorit, banorët duhet  të mos mendojnë vetëm politikisht. Në këto zgjedhje duhet të  vlerësojmë kandidatin që  meriton të  jetë avokati dhe menaxheri  i të gjithë Korçës dhe i zgjedhjes së problemeve të saj.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 3 Qershor 2015