Kandidati për Kryetar Bashkie i Partisë Demokratike në Elbasan Ardjan Turku, zhvilloi një takim me banorë të lagjes Luigj Gurakuqi të qytetit. Duke folur përpara banorëve kandidati Turku, theksoi edhe njëherë faktin se ka ardhur momenti që kreu aktual i bashkisë të largohet, pasi e ka zhytur qytetin, në një mungesë të theksuar të demokracisë, lirisë së shprehejes dhe mungesës së vizionit të zhvillimit.

“Kam dalë me zemrën plot, kam dalë me mendjen top, me këshillën por edhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të mi të politikës dhe me dijeninë e plotë që do të kem mbështeje të plotë qytetare, për të tjetërsuar këtë lloj situate. Kjo situatë më besoni duhet tjetërsuar. Uji është qelbur, uji duhet të ndërrohet në bashkinë dhe në qytetin e Elbasanit. Ky është konkluzioni im përfundimtar, kjo histori duhet të marrë fund”.

Në fjalën e tij përpara qytetarëve, Turku ka evidentuar edhe faktin se sot bashkia e Elbasanit ka një borxh prej 3.5 miliardë lekësh të pashlyera ndaj firmave të ndërtimit, të pastrimit apo palëve të treta, përveç 8 miliardë lekëve kredi që ka marrë nga një bankë e nivelit të dytë. Ndërkohë në lidhje me impiantin e ri të djegies së mbeturinave, Turku edhe njëherë ka theksuar se kërkohet një transparencë e plotë në lidhje me këtë projekt.

“ Një kompani e krijuar në shtator, pas asnjë lloj experience të kaluar në 17 dhjetor, fillon koncesionin jo ndërkombëtar, me vendim qeverie, për impiantin e djegies së Elbasanit. Një impiant djegie duhet të ketë një kompani, një tender ndërkombëtar, dhe një kompani që të paktën të ketë eksperienca të kaluara në këtë fushë, sepse bëhet fjalë për 22 milionë euro, dhe kurrë nuk bëhet kështu me ligjet shqiptare. Ska vendim për vlerësim të thelluar të ndotjes mjedisore dhe çon një ndotje të re pikërisht tek ndotja e vjetër, atje ku është 60 cm e kontaminuar. Së treti ku do të shkojnë hiret, s’ka asnjë pikë kontrata, kontrata e gjetur privatisht se nuk është në faqen e këshillit të ministrave, kontrata që ka lidhur Këshilli i Ministrave por që sigurisht me ndërmjetësimin e kryetarit të bashkisë së Elbasanit, që nuk është e vërtetë që ka vënë vetëm firmën por është promotori. Pra ku do të shkojnë këto hire toksike, që nuk thuhet asgjë se ku do të shkojnë. Pra kam ngritur një mori pikëpyetjesh ligjore dhe mjedisore dhe i them, bravo të qoftë që e ke zgjidhur këtë punë, nuk është zgjidhur akoma problemi se zgjidhet kur të mbarojë ndërtimi, pro që e ke zgjidhur këtë punë e ke vënë në vijën e zgjidhjes. Të falenderoj shumë, uroj me gjithë zemër që kjo të jetë krejt e pastër nga ana ligjore dhe nga ana mjedisore. Por qytetarët dhe unë duam transparencë, dil dhe na jep garanci. A do ketë më ndotje mjedisore shtesë kjo, apo do të jetë një gjë krejtësisht e pastër. Dhe s’kam pritur nga Taulant Balla të më tregojë sa sera do të ndërtohen për këtë punë. Pra kur unë kërkoj transparencë, atë që i ka munguar Këshillit Bashkiak, që i kanë munguar kryetarit dhe bashkisë, ai del dhe thotë Ardjan Turku e kundërshton. Jo mor jo, dua që të bëhet që të shpëtojë ky qytet, por duam ta dëgjojmë , duam transparencë, dhe nuk e jep transparencën, e shiti mbrëmë. E di qeveria tha, ç’më duhet mua, unë zgjidh punën. Jo or jo duhet ta japë, kryetari i bashkisë ka vënë firmën”.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 13 Qershor 2015