Sot është koha për t’u përballur me faktet.

Njerëzit janë të lodhur nga përsëritja e PREMTIMEVE të pambajtura të Erion Veliajt të dy viteve më parë, dhe që përsëriten tani me ambalazh të ri për Tiranën. Në 2013-ën Erioni PREMTOI: “Pas një vlerësimi të kujdesshëm ligjor, do të shpërndahen me transparence apartamentet e ndërtuara si banesa sociale.” Ky premtim doli veç fjale boshe dhe MASHTRIM.

Pse nuk janë shpërndarë banesat sociale për hallexhinjtë e pastrehë? Erion Veliaj ishte Ministri përgjegjës për t’u siguruar që të mbahej ky PREMTIM, si edhe dhjetëra PREMTIME të tjera që po ia përmendim çdo ditë qysh prej 3 javësh dhe ia publikojmë në website. Erioni PREMTOI, por i pati vetëm fjalë dhe i MASHTROI të pastrehët.

Sot të pastrehët si 71 vjeçarja Sadete Osmani, ndihen të MASHTRUAR nga papagalli i Edi Ramës që vetëm flet, por nuk REALIZON asnjë punë. Ata po presin prej shumë muajsh përfundimin e një procesi që merr veç 1 orë punë!!! Papagalli i Ramës ka veç fjalë dhe nuk punon asnjë orë të vetme për të zgjidhur hallin e të pastrehëve. Të pastrehët e dine që shefi i Erionit urdhëroi bllokimin e procesit të shpërndarjes së banesave sociale, duke bërë që PREMTIMI i papagallit të Ramës të mbetej veç fjalë dhe MASHTRIM.

Erioni prapë PREMTON sot veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i MASHTROJË sërish qytetarët sapo ta ketë pushtetin. Ka 3 javë që çdo ditë po i kujtojmë Erionit nga një tjetër PREMTIM të thyer dhe nga një tjetër MASHTRIM. Votuesit nuk janë lodra që të MASHTROHEN përsëri.


Deklaratë e kandidatit të djathtë për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabjan Topollaj, 27 Maj 2015