PRAPË PREMTIME – PRAPË MASHTRIME

Erion Veliaj po përsërit PREMTIMET e pambajtura të dy viteve më parë, por kësaj radhe po i paraqet me ambalazh për Tiranën. Në 2013-ën Erioni PREMTOI: “Përgjysmim i papunësisë femërore. Garantim i përparësisë në punësim për grate dhe vajzat që kanë imigruar në zonat urbane dhe qytetet e mëdha.”

Ku janë vendet e reja të punës për gratë dhe vajzat? Erioni ishte Ministri përgjegjës për ta realizuar këtë PREMTIM. Ai kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për të realizuar këtë dhe dhjetëra premtime të tjera që po ia përmendim çdo ditë qysh prej 2 javësh dhe ia publikojmë në website. Erioni PREMTOI por MASHTROI.

Kandidati i kryeministrit firmosi për shkarkimin e mbi 3 mijë grave dhe vajzave profesioniste. Nënat kryefamiljare, personat me aftësi të kufizuar dhe gratë viktima të dhunës u lanë pa punë dhe pa përkujdesje sociale. Në statistikat gjinore, 50 përqind e grave dhe vajzave janë të papuna. Raporti është nga vetë qeveria.

Sot gratë dhe vajzat nuk marrin asnjë punësim përveç talljeve dhe fyerjeve në zyrat e punës. Të gjithë jemi dëshmitarë që punësim u ofrohet grave në këmbim të abuzimeve seksuale nga perversët e pushtetit.

Erion Veliaj, ky papagall i Ramës, vetëm PREMTON por i ka vetëm fjalë pasi nuk REALIZON.

Erioni PREMTON veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i MASHTROJË sërish qytetarët sapo ta ketë pushtetin. Ka dy javë që çdo ditë po i kujtojmë Erionit nga një tjetër PREMTIM të thyer dhe nga një tjetër MASHTRIM. Votuesit nuk janë lodra që të MASHTROHEN përsëri.


Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, 23 Maj 2015