Erion Veliaj po përsërit PREMTIMET e pambajtura të dy viteve më parë, veçse kësaj radhë me ambalazh për Tiranën. Edhe në 2013 Erioni PREMTOI: “Të paktën 150,000 vende te reja pune nga zhvillimi i bujqësisë, blegtorisë dhe aktiviteteve të tjera rurale.”

Ku janë 150,000 vendet e reja të punës në bujqësi dhe blegtori? Erioni ishte Ministri përgjegjës për t’a realizuar këtë PREMTIM. Ai kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për të realizuar këtë dhe dhjetëra premtime të tjera që po ia përmendim çdo ditë. Erioni PREMTOI por MASHTROI.

MASHTROI prapë para 2 javësh kur tha se ishin hapur vende pune por se sipas tij “Shqiptarët ishin dembelë”. Por MASHTRIMIN e tij e përgënjeshtrojnë Sigurimet Shoqërore të qeverisë, si edhe INSTAT-i i vetë qeverisë që tregoi se këto dy vite papunësia është rritur me 7%!

Erioni prapë PREMTON veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i MASHTROJË sërish qytetarët sapo ta ketë pushtetin.

Ka dy javë që çdo ditë po i kujtojmë Erionit nga një tjetër PREMTIM të thyer dhe nga një tjetër MASHTRIM, sepse votuesit nuk do të MASHTROHEN përsëri.

Çdo ditë PREMTIMET e pambajtura do postohen në faqen e internetit: www.drejtimiiduhur.al


Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, 22 Maj 2015