Kur vendi është përfshirë nga hemoragjia e eksodit masiv të shqiptarëve, kryeministri pretendoi se paska ndaluar hemoragjinë në shëndetësi. Manipulatori ekselent i publikut, foli sot nga një kongres mjekësh, ku mashtroi se, çmimet e ilaçeve janë ulur me 30%.

Borxhet dhe gropat më të mëdha në historinë e farmaceutikës i ka krijuar Rama dhe Beqja me monopolet, klientelizmat, shantazhet, të cilat sollën si pasojë edhe ikjen e kompanive me prestigjioze të barnave. 

Pyesim sot Ramën:

 – Për cilat ilaçe foli sot Kryeministri, kur në listën e rimbursimit të këtij viti, më shumë se 30% e barnave kushtojnë deri në 150% më shumë (kryesisht ato që prodhohen dhe tregtohen nga klientët e maxhorancës)

–  Pse Kryeministri nuk u shpjegon shqiptarëve, që ishin pikërisht trysnia e pandërprerë e qeverisë dhe gjendja mjerane, ku ai e ka çuar ekonominë shqiptare, arsyet që çuan në largimin e dy prej kompanive nga më të mëdhatë në botë të prodhimit të barnave: Glaxo dhe Actavis.

–  Sot, shumë barna cilësore të kompanive serioze farmaceutike po tërhiqen nga tregu shqiptar dhe po zëvendësohen me barnat e Rilindjes. Rastet e denocuara publikisht nga Partia Demokratike për barnat Avastinë dhe Altuzan ende nuk janë trajtuar apo kanë marrë përgjigje nga Prokuroria. 

Kryeministri i gënjeu përsëri shqiptarët kur tha se, kostoja e barnave u ul me 70 milion lekë në buxhetin e shtetit, mungesa e alternativave të para në treg (për arsye se kompanitë nuk i sjellin për mungesë interesi), kanë sjellë që qeveria të rimbursojë alternativat pasardhëse që janë shumë më të shtrenjta.

Sot në farmaci dhe spitale mungojnë barna jetike për kurimin e disa sëmundjeve të rënda si kancer, leucemi etj, (lista bashkangjitur e disa prej barnave që sot mungojnë në treg, nxjerrë nga një studim që i kanë bërë tregut farmaceutik koordinatorët e Partisë Demokratike). 

Pyes sot Kryeministrin:

Për çfarë plagësh të shëruara në shëndetësi flet ai, kur pacientët molestohen brenda ambjenteve të QSUT-së? Kur pacientët hidhen në rrugë në mënyrë makabre nga ambulancat? Kur qytetarëve u mohohet dializa dhe shërbimet bazë? Kur pacientëve me hemofili u mungon kura prej tre muajsh?

Për cfarë situate në qendra shëndetësore flet Rama, kur një pjesë shumë e madhe e tyre është kthyer në gërmadha apo stehë për kafshë rruge? Qendrat shëndetësore dhe spitalet janë pasqyrimi më i saktë,  më i pagabueshëm i krizës dhe mjerimit që ka shkaktuar kjo qeveri për dy vjet. 

Për cfarë reforme flet Rama kur check-up falas rezultoi një projekt fiktiv, korruptiv dhe i dështuar, ku asnjë analizë nuk kryhet realisht dhe njerëzit që super paguhen për të nuk kanë lidhje me mjeksinë, por vetëm me klanin Beqja-Rama?‎ 

Kur sistemin e kap mafia ajo pushton çdo hapësirë konkurrence dhe ligjore. Çka do të thotë që, të gjitha paratë e taksapaguesve janë mbledhur në dy ose tri duar, qeveri-parlament- ministri, dhe ky rrjet kontrollon dhe menaxhon edhe qindarkën e fundit.

Këta njerëz pasurohen pa fund ndërsa spitalet dhe qendrat nuk furnizohen as me sapun, ujë dhe ilaçe, madje as me kartela e receta shëndetësore. Tenderat kryhen jashtë çdo kriteri dhe në terr të plotë informimi. Në top listën e mashtrimeve të Ramës tashmë zë vend të parë SHËNDETËSIA FALAS. 

Sot, shëndetësia është në agoninë e vdekjes dhe Rama – Beqaj nuk e Rilindin dot!!! 

ANEKSI 1

 Emrat e ilaceve që mungojnë:   

“Femara , helpogen ,dermobiolene ,acy oftalmik Warfarine 3dhe5mg.euxat 0.3ose coral 0.3.dintoine.enaran 20.citalopram 10.capill tub.fitostimuline tub.silvaderm tub.gentamicine + betametazon idi.milflonid 0.2.acid valproik 0.5 eg.ventoline pompe. glitrine spay.lopril 10+hct.seroxat. Rissar , helpogen, Xalacom Tamoxifen 10 mg Latanoprost,ponstan,depakine 500,ins 25/75, pyridostigmine, brequal, anastrazol, losartan, Imatinib.

Grodurex, metotrexat, bromkriptine, mesaflor, moduretic, belosalic, hydroksiure, gabapentine, fludara, avodart, fluoksetine, adirateron, fenofibrat, azitromycine, baktrime fluconazol, vit b1, “


Njoftim për shtyp e Partisë Demokratike, 4 Maj 2015