Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma udhëtoi me linjën e urbanit të Porto-Romanos në qytet dhe bashkëbisedoi me qytetarët mbi shërbimin e transportit publik. Qytetarët ankohen se mungojnë autobuzët në masë, nuk ka orare të shpeshta, oraret janë tepër të kufizuara, mungojnë abonetë në sasi të mjaftueshme dhe nuk ka mbulim në mjaft zona të qytetit dhe rrethinave. “Ka një fluks të madh njerëzish. Pas orës 9 nuk ka më autobus dhe duhet të ikim më këmbë”, u shpreh një qytetar.

Zonja Duma u shpreh se sot qyteti mbulohet në rreth një të tretën e nevojës me shërbim transporti publik. Ajo u shpreh se Bashkia do të hapë linja të reja në mjaft zona të qytetit dhe rrethina si dhe do të ketë tarifa zero për shtresat në nevojë.  “Do ti shtojmë linjat e autobuzëve dhe do ti dyfishojmë ato. Do të shtrijmë linja edhe atje ku nuk ka. Qyteti do të ofrojnë linja transporti publik me abone për studentët, me tarifa zero për invalidët, me mundësi që edhe invalidët me karrocë të hipin dhe për fëmijët e shkollave po projektojmë një linjë të dedukuar vetëm për shkollat. E pashë të gjithë initerarin e linjave të urbanit. Nuk është as një e treta e nevojave të Durrësit. E njëjta gjë ëhstë edhe me Plepat, edhe me Spitallën dhe e njëjta gjë është edhe me universitetin. Gjithandej mungojnë urbanët për kërkesat e qytetarëve”, tha Duma.

“Mezi gjejmë abone edhe pse ato kushtojë nga 600 në 900 lekë. Është e vështirë ti gjesh”, u shpreh një studente. “Studentët do të kenë linjë abonejeve të subvencionuar nga Bashkia. Studentët e Durrësit marrin kaq pak nga bashkia, pothuaj asgjë”, tha Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 25  Maj 2015