Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bashkëbisedoi me të rinj të qytetit të Vlorës për sfidat që kanë ata për papunësinë, për mungesën e shpresës dhe dëshirës së tyre që Vlora të drejtohet nga vlonjatët.

Lideri i opozitës i ka njohur të rinjtë me ofertën e PD-së për  punë dhe dinjitet, me vizionin e saj për t’i kthyer shpresën të rinjve dhe qytetarëve të Vlorës dhe Shqipërisë. Ulja e taksave dhe e çmimeve, dedikimi i fondeve për projekte që hapin vende pune, rritja e pagave dhe pensioneve  është prioritet i kryetari të opozitës.

“Oferta e Partisë Demokratike është ulja e taksave dhe rikthimit tek taksa e sheshtë, në nivelin më konkurrues në Ballkan, është oferta e uljes së çmimit të energjisë me 25% dhe faljes së kamatë-vonesave; është oferta e rritjes së pensioneve, e rritjes së rrogave, është oferta e rikthimit në listën e ndihmës ekonomike të të gjithë familjeve të pamundura që janë goditur e larguar me të padrejtë nga kjo listë, është oferta e destinimit të taksave të shqiptarëve për investime që krijojnë vende pune, jo për investime luksi që vijnë me faturë korrupsioni, siç janë palmat në Tiranë apo Lungo Mare në Vlorë apo kulla e korrupsionit në Korçë.”

Papunësia e të rinjve ka arritur në shifra alarmante, rreth 40%. Mazhoranca që erdhi me premtimin për 300 mijë vende pune nuk ka hapur asnjë vend të ri, madje ka mbyllur mijëra vende pune me politikat e saj të rritjes së taksave dhe  çmimeve  të energjisë, naftës etj. Heqja e taksave për bizneset që punësojnë të rinj është prioritet i demokratëve, theksoi zoti Basha.

” Prioriteti i tyre është të qeverisin Vlorën me Koçon dhe për Koçon, jo të qeverisin Vlorën me vlonjatët dhe për vlonjatët, të lartësojnë sarajet e të godasin të pamundurit, jo të hapin vende pune. Amendamentin tonë që e propozuam dhe këta e hodhën poshtë, për heqjen e taksave për bizneset që punësojnë të rinjtë, ju jap fjalën që do e kthejmë realitet.”

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe kandidati për kryetar të Bashkisë së Vlorës Genc Deromemaj i janë përgjigjur dhe pyetjeve të shumta të të rinjve, si projekti i Lungomares  i cili është kthyer në shqetësim për banorët, në prag të sezonit turistik apo përvetësimi i pronave dhe pasurive të vlonjatëve nga Koço Kokëdhima.

Student: Vlora është kthyer në një qytet ku realizohen vetëm qejfet, epshet e dëshirat e Koço Kokëdhimës. Deri kur do ta lejojmë ne Koço Kokëdhimën?

Deromemaj: Të gjithë bashkë në 21 qershor, mund t’i japim reston e  t’i tregojmë vendin, si vlonjatë që jemi.

Student:  Cili është qëndrimi juaj për Lungo Maren?

Deromemaj: Lungo balta do të thuash?! Se ç’po bëhet atje, ju e shikoni ditë për ditë, është kthyer në një det të kuq që nuk i bën mirë Vlorës dhe shkatërron turizmin