Kandidati për kryebashkiak i Tiranës, Halim kosova, u takua sot me banorët e një prej zonave më të varfëra të Tiranës, pranë Shkollës së Bashkuar. Banoret ankohen për kushtet ekstreme ku jetojnë.

Thonë nuk vuan populli për bukë. Ne po vuajmë për bukën e gojës dhe na vënë litarin tek fyti. Neve nuk na japin lekët e invalidëve”, tha një banor.

Z. Kosova vizitoi banesën e një familjeje në gjendje të rënduar ekonomike.

“Ideja ime është që të gjithë ta keni të mundur një copë mundësi për të punuar, sepse ju vini këtu nga halli por që po të kishit mundësi me punu dhe me marrë rrogën të gjithë si një pjesë e mirë, atëherë e dini vetë ju se çfarë gatuani dhe si i harxhoni lekët në shtëpi”, u tha Kosova familjarëve.

Kandidati për kryebashkiak theksoi se është i vendosur për të pasur një program realist e të prekshëm për qytetarët.

 “Kemi dy muaj, nga Erjon Veliaj, që nuk marrin neve pensionin. Dhe gjithë lagjia ka ikur në Gjermani sepse është ekonomia përtokë”, shprehet e revoltuar banorja.

Kandidati për kryebashkiak theksoi rëndësinë e votës së 21 qershorit.

“Ajo që unë kam thënë edhe në zgjedhjet e 2013 , ajo që më pëlqen është se ka ardhur koha që duhet vlerësuar vota juaj dhe ju këtë mundësi keni, por votën tuaj ta shfrytëzoni për të mirën tuaj. Aty ku vërtet ju ndërtoni një prespektivë. Nuk është puna të fitoni diçka në votim por është puna për të fituar 4 vjetët”, u shpreh Halim Kosova.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 28 Prill 2015