Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi kandidatët për kryebashkiakë në Gramsh z.Kodhel Çala, në Cërrik z.Qamil Boja, në Belsh z.Asqeri Kuqja dhe në PeqinAlbert Kreçi.

Shqipëria tha z.Basha, ka dy vjet që ecën në rrugën e gabuar.  Mjerimi dhe varfëria kanë pushtuar çdo familje, ndërsa qeveritarët tallen me bukën e fëmijëve të shqiptarëve. Mazhoranca është zhytur në korrupsion duke kërkuar ryshfete edhe për një vend pune si pastruese.

“Kam takuar sot, sikundër dje dhe ditët e kaluara, nëna kryefamiljare që qanin se s’kishin bukë t’u jepnin fëmijëve, që mbanin me ujë me sheqer foshnjen 10 muajshe, baballarë që hidhninin kokrrën e lotit sepse ministri i mirëqenies personale u ka hequr asistencën për djalin se i ishte prerë vetëm një dorë e i duhej pritur edhe tjetra që të përfitonte asistencën. Sa ka shkuar rryshfeti për vendin e punës në Cërrik”?

Banor: 2 mijë euro.

“2 mijë? Pazar i ulët qenka se diku kishte shkuar 3 mijë e diku tjetër 5 mijë”.

Kjo mazhorancë nuk ka mbajtur asnjë premtim, tha Basha, dhe shembulli më i mirë është energjia elektrike çmimi i së cilës është rritur, ndërsa faturat afrofe janë dy dhe tre fishuar.  Sot kërcënon shqiptarët se do t’u marrë edhe shtëpitë, theksoi kryetari i Partisë Demokratike.

“Na u premtua se çmimi i energjisë do ulej. Porn ë fakt çfarë ka ndodhur, e kanë rritur çmimin e energjisë për plotë 77% të konsumatorëve. E sikur kjo të mos mjaftojë, faturat afrofe vazhdojnë të bëjnë kërdinë. E sikur të mos mjaftojë kjo, qeveria ka sjellë të enjten e kaluar në parlament dhe planifikon këtë të enjte të kalojë një projekt-ligj i cili parashikon t’ju marrë shtëpitë shqiptarëve që nuk paguajnë dot faturat e kripura të energjisë.

Basha tha se 21 qershori është ora e llogaridhënies për keqqeverisjen, premtimet e pambajtuara dhe varfërinë ku e ka zhytur vendin dyshja Rama –Meta.

“Punët nuk po ecin në drejtimin e duhur. Punët po ecin në drejtimin e gabuar. Numëri i personave që jetojnë në kufijtë e mjerimit është pesëfishuar. Ta ngrejë dorën se cili fermer sot subvencionohet për naftën. Kush e paguan naftën sot më lirë se para dy vitesh? Zgjedhjet e 21 qershorit nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë vetëm zgjedhje vendore. Ato janë zgjedhje ku do të ushtojë nga gjiri i qytetarëve të bashkuar, të djathtë e të majtë, vendimi dhe gjykimi i drejtë politik me votën tuaj për keqqeverisjen Rama-Meta”, tha Basha.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 28 Prill 2015