-Z, Paloka, çfarë u vendos në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ?

Ne konfirmuam qëndrimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike lidhur me parlamentin. Absolutisht nuk mund të pranojmë që parlamenti shqiptar të drejtohet nga një njeri që tashmë është i akuzuar për porosinë e vrasjes së dy deputetëve. I kemi kërkuar që në fillim Ilir Metës të japë dorëheqjen dhe të vihet në dispozicion të drejtësisë si kërkesa më minimale dhe më logjike për këdo. Kërkesë e cila siç e keni pare, jo vetëm që nuk është pranuar, por po bëhen të gjitha përpjekjet duke ushtruar pushtetin e kryetarit të parlamentit, kryeministrit, ministrit të brendshëm, për të manipuluar këtë çështje. Duket qartazi që të gjithë përpjekjet janë përqendruar në një anë për ta kthyer këtë çështje në një çështje gjoja qesharake dhe në anën tjetër pë të manipuluar dëshmitarë, prova dhe gjithçka tjetër në mënyrë që shqiptarët të mos marrin vesh të vërtetën dhe përgjegjësit të mos përballen me drejtësinë. Sigurisht ne nuk mund ta pranojmë një gjë të tillë.

Sot kishim edhe një aktivitet ku ishit të pranishëm edhe ju, lidhur me përkujtimin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, ku edhe njëherë sot, ambasadori i SHBA-ve bëri të qartë për të gjithë shqiptarët se ne, pra shqiptarët, kemi një betejë të madhe për të zhvilluar në mënyrë që të ruajmë demokracinë, një betejë me korrupsionin dhe krimin, duke filluar nga parlamenti shqiptar. Deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur që këtë betejë me krimin duke filluar nga parlamenti shqiptar, ta çojnë deri në fund, prandaj sigurisht nuk mund të tërhiqemi nga hapat tona.


Prononcim për mediat e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, 16 Mars 2015