Kush e pengon t’u gjendet qytetarëve afër? Edi Ramën e pengon vetëm një gjë. Mungesa e ndjenjës së shërbimit. Mungesa e përgjegjshmërisë. Po përmendim vetëm një fakt sot. Fondi i dhënë për rezervat e shtetit për ushqime në vitin 2014 është 6 milionë lekë të reja. Për vitin 2015 është 10 milionë lekë te reja. Pra gjithsej 120 mijë euro, ndërkohë që ai dha 200 mijë euro për përmbytjet në Serbi dhe Bosnje

Ndërkohë që thellohet gjendja dramatike e të përmbyturve, kur përpjekjet e strukturave të shtetit janë tërësisht të pamjaftueshme, Edi Rama e ka mendjen të bëjë politikë e të sulmojë opozitën.

Nuk shpall gjendjen e emergjencës civile, nuk destinon fondet e duhura për situatën e rëndë, por ushqen papagallin e radhës me sulme të ulëta ndaj opozitës, një ditë pasi ka ndaluar me dhunë dhe pa motiv ligjor aktivistët e rinj të Partisë Demokratike të cilët po shpërndanin ndihma në zonat e përmbytura.

Arsyen pse ai vetë, e pas tij, të gjithë ministrat e zyrtarët po dëbohen nga qytetarët, po përcillen me neveri, Edi Rama duhet ta kërkojë tek braktisja që u ka bërë atyre pikërisht në ditën që duhej t’u gjendej pranë. Arsyet duhet ti kërkojë tek shpërfillja, tek zbavitja me selfie me dramën e tyre, tek pandjeshmëria e arroganca që ka treguar.

Edi Rama nuk është në asnjërën ditë të vitit në krah të qytetarëve, por në situata të tilla fatkeqësie e ka për detyrim, të mobilizohet me të gjithë strukturat, mjetet e fondet.

Kush e pengon ta bëjë? Kush e pengon t’u gjendet qytetarëve afër? Edi Ramën e pengon vetëm një gjë. Mungesa e ndjenjës së shërbimit për qytetarët. Mungesa e përgjegjshmërisë.

Po përmendim vetëm një fakt sot. Fondi i dhënë nga Edi Rama për rezervat e shtetit për ushqime në vitin 2014 është 6 milionë lekë të reja. Për vitin 2015 është 10 milionë lekë te reja. Pra gjithsej 120 mijë euro, ndërkohë që ai dha 200 mijë euro për përmbytjet në Serbi dhe Bosnje.

Opozita është në detyrën që i takon, 24 orë në ditë. Opozita po shpërndan cdo ditë ndihma e kontribute me angazhim solidar e vullnetar. Ne jemi në banesat e të dëmtuarve edhe në këtë moment që flasim, dhe do të vazhdojmë të jemi.