Lidhja Demokratike e Gruas dhe Forumi Rinor i Partisë Demokratike nisën sot drejt zonave të përmbytura të jugut një sasi të madhe ndihmash si rezultat i solidaritetit të manifestuar nga qytetarët dhe anëtarët e Partisë Demokratike.

Qindra pako me ushqime, ujë të pishëm, detergjentë e veshmbathje, ushqime për fëmijë,  86 krevate me dyshekë,  ushqim për gjënë e gjallë dhe 1 milionë e gjysëm lek vaksina për bakti, u mblodhën pas thirrjeve për ndihmë që bëri Partia Demokratike. Ndihmat do të shpërndahen pranë banorëve dhe familjeve të evidentuara nga vetë të përmbyturit si më në nevojë, në Fier e në Vlorë.

Karvanit të ndihmave të nisur paradite nga selia qendrore do ti bashkohen rrugës edhe kamionë të tjerë me ushqime e veshje, të siguruara nga degët e Partisë Demokratike. Kjo është dita e gjashtë që demokratët gjenden pranë banorëve që vuajnë fatkeqësinë natyrore. Ndihma të tjera vazhdojnë të vijnë dhe do të shkojnë pranë familjeve të përmbytura.