Prononcim për mediat i deputetit Bumçi. Pse nuk kemi informacion?! Kjo mungesë informacioni çfarë fsheh?! Çfarë frike ka pala shqiptare që nuk informon publikun në lidhje me projektet mbi Lumin Vjosë?! Çfarë po fsheh me këtë heshtje?! Këto janë shqetësime të mëdha që ne ngrejmë si opozitë, dhe i kanë ngritur dhe pjestarë të shoqërisë civile. Besoj se të gjithë qytetarët janë të interesuar për të mësuar të vërtetën mbi Lumin Vjosa. 

Ne kërkojmë që qeveria shqiptare, Ministria e Jashtme, të japë informacion dhe llogari se çfarë ka bërë gjatë kësaj periudhe për të mbrojtur interesin kombëtar shqiptar për çështjen e lumit Vjosa. Pra, a e ka ngritur këtë çështje në takimet dypalëshe. Ministri i Jashtëm Bushati është takuar katër herë me ministin e Jashtëm Venizellos gjatë kësaj periudhe njëvjeçare e gjysëm që janë në qeverisje. Pse nuk është ngritur kjo çështje në takimet dypalëshe si çështje e një rëndësie të madhe kombëtare?! Pyetja e dytë ka të bëjë me Komisionin e Përbashkët i Përhershëm për Ujërat e Ëmbla midis Shqipërisë dhe Greqisë që është mbledhur më 9 Janar të këtij viti. Si ka mundësi që nuk ka asnjë transparencë, asnjë informacion se çfarë është disktuar mes palës shqiptare dhe asaj greke për Vjosën. Sepse ky komision diskuton vetëm çështjen e ujërave të ëmbla, Vjosa, Prespa dhe lumenj të tjerë. Pse nuk kemi informacion?! Kjo mungesë informacioni çfarë fsheh?! Çfarë frike ka pala shqiptare që nuk informon publikun në lidhje me projektet mbi Lumin Vjosë?! Çfarë po fsheh me këtë heshtje?! Këto janë shqetësime të mëdha që ne ngrejmë si opozitë, dhe i kanë ngritur dhe pjestarë të shoqërisë civile. Besoj se të gjithë qytetarët janë të interesuar për të mësuar të vërtetën mbi Lumin Vjosa.

-Çështja e Lumit Vjosa është ngritur edhe më herët por a është lajmëruar qeveria e demokratëve në lidhje me këtë çështje?

Gjatë kohës që unë kam qënë Ministër i Jashtëm nuk ka pasur asnjë informacion nga Ministria e Jashtme Greke. Nuk ka pasur as edhe një informacion të vetëm. Ne jemi informuar vetëm nëpërmjet medias. Kanë qënë bashkitë e Greqisë Veriore të cilat janë kundër projektit dhe kanë ngritur zërin. Ne jemi informuar nepërmjet tyre dhe medias dhe burimeve të tjera që ka një projekt. Mbas këtij shqetësimi kemi kërkuar që Ministria e Jashtme dhe ambasada jonë në Greqi të vihej në lëvizje dhe të mësojë më shumë për projektin. Kjo është e vërteta. Eshtë kërkuar të manipulohet në media duke dashur ta sjellin çështjen në korrik 2013. Pra kemi takime të Bushatit me Venizellosin dhe çështja nuk ngrihet ose të paktën publikisht nuk na thuhet gjë. Kemi më 9 janar të këtij viti kemi mbledhjen e Komisionit të Ujërave dhe nuk ka informacion për publikun se çfarë është diskutuar dhe kërkojnë që këtë çështje ta sjellin në korrik 2013. Kërkojnë të manipulojnë çështjen dhe ta fshehin. Kjo është një arsye më shumë që ne të jemi të shqetësuar për sjelljen e qeverisë në lidhje me Lumin Vjosa. E vërteta është që ne nuk kemi pasur asnjë kërkesë nga qeveria Greke.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 23 Shkurt 2015