Nëse duhej ti shpëtonte procedimit penal për të cilin e kishte kërcënuar Edi Rama, duke sharë qeverinë e mëparshme, kjo është çështje e tij. Qytetarët e Pogradecit e dinë të vërtetën, e dinë shumë mirë dhe i kanë prekur nga afër projektet e mbështetura nga qeveria e demokratëve.

Kryetari në ikje i Bashkisë së Pogradecit zgjodhi ta mbyllë karrierën duke gënjyer publikisht. Në raste të tilla, një politikan, një i zgjedhur duhet të reflektojë e të tregojë me shumë respekt për të vërtetën, por jo të thotë se nuk ka marrë asnjë lek investime gjatë qeverisjes së demokratëve në periudhën 2006-2013.

Për t’i freskuar memorjen mikut të sapolindur të Edi Ramës po i kujtoj investimet që ka marrë rrethi dhe dhe bashkia e Pogradecit për periudhën 2006-2013:

1.Infrastruktura vendore, sistemim dhe asfaltim rrugësh në Bashkinë Pogradec dhe komunat Buçimas, Çërravë, Dardhas, Udënisht, Velçan, Proptisht, Trebinjë, 26 projekte, me vlerë 417.666.395 lekë.

2.Ujesjellës-Kanalizime në komunat Çërrave, Ptroptisht, Udënisht, Dardhas, Buçimas, Trebinjë, 12 projekte me vlerë 102.278.515 lekë.

3.Ndërtim shkollash të reja dhe rikonstruksione të atyre ekzistuese në Bashkinë Pogradec, komunat Çërrave, Dardhas, Udënisht, Propotisht, Trebinjë, Buçimas, Velçan, 20 projekte me vlerë 195.592.732.

4.Ambulanca dhe qendra shëndetësore në komunat Çërravë, Dardhas, Udënisht, Proptisht, Trebinjë, Buçimas, Velçan, 17 objekte me vlerë 23.594.872.

Në total të gjithë këto projekte kapin vlerën 739.132.514 lekë.

Veç sa më sipër, rilindasit më të ri të ekipit të Edi Ramës, do i kujtojmë projektet për qytetin e Pogradecit në të cilat ai ka marrë pjesë në inagurim dhe madje ka falenderuar qeverisjen e demokratëve që bëri të mundur realizimin e:

1.Ujësjellsit Pogradec dhe impiantin e mbledhjes dhe përpunimit të Ujërave të Zeza, 53.000.000 Euro financuar nga KFW dhe Fondi Zviceran për Zhvillim nga të cilat 40 milionë euro të përfunduara dhe 13 milion euro në proces.

2.Rruga Qafë Thane-Lin 305.731.000 lekë

3.Rruga Lin-Pogradec 2.055.522.000, projekt i cili vazhdon punimet

I kujtojmë Rrugën Qukës-Mokër-Qafë Plloçë financuar nga Banka Islamike për Zhvillim dhe Fondi Saudit prej 125.000.000 dollarë e cila nuk ka filluar edhe dy vjet pas sigurimit të financimit nga qeverisja e mëparshme.

Nëse duhej ti shpëtonte procedimit penal për të cilin e kishte kërcënuar Edi Rama, duke sharë qeverinë e mëparshme, kjo është çështje e tij. Qytetarët e Pogradecit e dinë të vërtetën, e dinë shumë mirë dhe i kanë prekur nga afër projektet e mbështetura nga qeveria e demokratëve.

Artan Shkembi iku si kryebashkiak pa e mësuar një shprehje që e përdorin shpesh në Pogradec. Karakteri nuk gjendet në rrugë, sepse nuk e ka humbur njeri.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 23 Shkurt 2015