Ajo çfarë presin qytetarët është se çfarë do të bëhet me këtë lloj abuzimi në kurriz të tyre. Janë me mijëra faturat ndëshkimore, për të plotësuar planin. Qytetarët nuk duan të dëgjojnë një kryeministër që flet e flet, ata duan zgjidhje për padrejtësinë që u bëhet, dhe duan zgjidhje sot.

Dy ditë më parë ne denoncuam faturimin abuziv, ndëshkimin më saktë të OSHEE-së, ndaj disa familjarëve të një pallati, me 7 fatura identike, me vlerë 300 mijë lekë në muaj për secilin, pavarësisht konsumit të tyre.

Ky faturim abuziv vjen në kohën kur Rama propagandon vendosjen e rregullit dhe të kontratës së drejtë me qytetarin.

Po sigurisht kjo ndodh vetëm në retorikë, pasi realiteti është krejt e kundërta.

Pas denoncimit tonë, OSHEE reagoi duke thënë se ka marrë masa, me largime nga puna të përgjegjësve.

Në fakt, të gjithë e dinë se këto janë çokat partiake, të emërim-shkarkimeve sipas interesave të ditës.

Ajo cfarë presin qytetarët është se cfarë do të bëhet me këtë lloj abuzimi në kurriz të tyre.

Janë me mijëra faturat si këto, për të plotësuar planin.

Qytetarët nuk duan të dëgjojnë një kryeministër që flet e flet, ata duan zgjidhje për padrejtësinë që u bëhet, dhe duan zgjidhje sot.

Ndërkohë, qeveria vazhdon të dënojë abonentët familjarë me të tilla gjoba, të cilëve u lë edhe afat për pagesën. E më pas vjen kamat-vonesa. E kështu, abuzim mbi abuzim, derisa qytetarët përfundojnë ose në errësirë, ose në burg.

Janë me mijëra ankesat e qytetarëve që myken në zyrat e OSHEE pa marrë një përgjigje në kohë.

Partia Demokratike i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë cdo rast abuzimi dhe të kundërshtojnë me cdo mjet ligjor këto masa represive.

Ne i ftojmë qytetarët të dokumentojnë arbitraritetin ndaj tyre, pasi këto janë provat para të cilave keqbërësit e OSHEE do të japin nesër llogari.


Deklaratë per mediat e anetares se Keshillit Kombetar te PD, Reila Bozdo,  17 Shkurt 2015