Deputeti Bogdani deklaron se të rinjtë janë sot më të papunë se kurrë. Rama ka rritur tarifat e studimit dhe ka ulur kuotat. Rama promovon modelin e personave me të kaluar kriminale. Asnjë alternativë për rininë nga qeveria, përveç rrugës së emigracionit. 

Rilindja e hipokrizisë duket se nuk ka kufi, Edi Rama e vazhdoi edhe sot në përvjetorin e FRESSh-it me një ligjërate që fsheh problemet reale të rinisë në vend. Por që gabon me shumë se çdo herë tjetër, sepse nëse ka njerëz që e dallojne qartë hipokrizinë dhe hipokritin, këta janë të rinjtë.

Nuk u përmend nga Edi Rama fakti se sot të rinjtë janë më të papunë se kurrë ndonjëherë më parë.

Edi Rama, jo vetëm që nuk ka krijuar asnjë vend të ri pune për të rinjtë, por përkundrazi ka mbyllur me mijëra dhe duke rritur taksat e duke larguar investitoret e huaj, duke kufizuar mundësite e të rinjve shqiptare për të gjetur pune. E vetmja alternativë që ai i ofron të rinjve shqiptare sot janë fjalët dhe premtimet boshe, por që në fund të ditës i tregon atyre vetëm rrugën e emigracionit.

Harroi të flasë dhe të tregojë se blerja e votës është një nga armiqtë e demokracise, dhe kur kjo i imponohet të rinjve përbën një rrezik edhe për të ardhmen. Këte bëri Rama në Korçë, ku duke blerë votën, tentoi t’i mbyllë zërin të rinjve Korcare.

Asnjë fjalë nuk kishte Edi Rama për rritjen e tarifave të arsimit për të rinjtë, dhe uljen e kuotave, duke i privuar mijëra studentë  nga e drejta e tyre kushtetuese. Sepse një i paaftë, beson tek paaftësia. Sepse një mediokër, kundërshtarin kryesor ka të rinjtë e shkolluar dhe të aftë.

Ndaj, ai nuk i preferon dhe promovon të rinjtë shqiptare, përkundrazi hapësirën që duhet të ishte e tyre e ka uzurpuar me shefa e drejtore që vijnë nga bota e trafikut dhe krimit, persona që i ka çuar deri në parlament.

E gjithë retorika tjetër është propagandë boshe që nuk ngjit më, një hipokrizi më shumë në arkivën e Kryeministrit. Fjalë dhe vetëm fjalë që tregojnë jo vetëm që është larg realitetit ku jetojnë të rinjtë shqiptare, por që vërtetojnë se ai nuk e vret mendjen për hallet dhe problemet e tyre.

Por të rinjtë shqiptare mendojnë ndryshe, ata sot e kanë braktisur Edi Ramën, ata e treguan dhe do ta tregojne sërish këtë në proteste, sepse zëri i të rinjve është zëri më i fuqishëm i shqiptareve.