Sulmi dhe vrasjet që ndodhën sot në Paris ndaj revistës “Charlie Hebdo” dhe stafit të saj ishin thellësisht tronditëse. Duke i dënuar me ashpërsinë më të madhe këto akte terroriste, dhe përcjellë ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura si dhe shpresën e përmirësimit për jetët e rrezikuara, Partia Demokratike qëndron përkrah Francës e aleatëve në luftën kundër terrorizmit dhe në mbrojtjen e përhershme të lirisë e fjales së lirë.