Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit dhe Pyjeve në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi denoncon skemën korruptive. Kompania ALB-Garden, mori 75% të fondeve. Rama-Meta caktuan djalin e donatorit të fushatës në krye të tenderimit në Ministrinë e Mjedisit

Sot jemi këtu për të treguar një rekord Gines që ka shënuar dyshja Rama-Meta, duke caktuar në krye të tenderave te pyllëzimit në Ministrinë e Mjedisit, një person, i cili i jep babait të tij plot 1.2 milionë dollarë ose 75% të fondit vjetor.

I gjithë fondi vjetor për pyllëzimin prej 1.6 milionë USD, u nda mes dy firmave zyrtarisht sponsorizuese të dyshes Rama-Meta.

Buletini zyrtar tregon se ALB-Garden, me përfaqësues z.Pjetër Trashaj, ka perlarë 1.2 milionë dollarë nga kjo Ministri, pra 75% të të gjithë fondit. Organizuesi i dokumentacionit teknik të tenderave në Ministri është i biri i pronarit që fiton tenderat dhe përjashton të tjerët.

Pas ardhjes në pushtet, Rama-Meta gjetën mënyrën më të drejtpërdrejtë për të shpërblyer donatoren e saj. I caktuan të birin shef në Ministrinë e Mjedisit, dhe ai i tenderon babait të tij herë pas here miliona nga taksat e qytetarëve të vendit. Deri më sot, plot 1.2 milionë dollarë.

Ky është shembull i sistemit korruptiv dhe shëmbëlltyra e oligarkisë që ka ngritur Rama-Meta.

Abuzim, përfitim, korrupsion, në format dhe madhësitë më ulëritëse.

Teksa qytetaret vuajnë në papunësi, mjerim, errësirë dhe kërcënohen burg, oligarkët ndajnë milionat me klientët e tyre dhe këto miliona ju duken gogla.