Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani denoncon emërimin nga Edi Rama në krye të OSHEE, të Dritan Celës, që aktualisht është nën hetim nga Prokuroria e Durrësit për 8 tendera që ka zhvilluar, ku dëmi i shkaktuar shtetit është 1.3 milionë dollarë

Edi Rama e plotësoi ciklin e inkriminimit të OSHEE-së, duke caktuar në krye të operatorit të energjisë një person që është nën hetim për korrupsion nga prokuroria e Durrësit.

Pasi caktoi, debitorë, hajdutë energjie, njerëz me precedent penalë nëpër degët e OSHEE-së në rrethe, Edi Rama ia besoi dy ditë më parë drejtimin e energjisë në vend, Ardian Celës, i cili është aktualisht nën hetim për favorizim në tendera.

Cela është paditur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në qershorin e vitit të kaluar, pas shkeljeve që ky institucion gjeti në tenderat që ai kishte zhvilluar në Bashkinë e Durrësit, si kryetar komisioni.

Media raporton se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur abuzime në 8 tendera të zhvilluara nga i besuari i Edi Ramës, dhe sipas kontrollit, dëmi që ai ka shkaktuar është 1.3 milionë dollarë.

Aksioni policesk, arbitrar e brutal i Edi Ramës, ndaj qytetarëve që nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë, se janë papunë dhe në mjerim ekonomik, ka cuar në qelitë e burgut, kryefamiljarë, prindër, motrën 17 vjecare që kujdeset për vëllezërit e motrat jetime.

Aksioni i Edi Ramës ka dërguar në komisariat edhe vajzën 5 vjecare të një gruaje të dëshpëruar që nuk paguan dot energjinë se nuk ka asnjë të ardhur.

Aksioni policeks i Edi Ramës ka detyruar një nënë nga Durrësi të ndërmarrë hapa ekstreme që i kushtuan jetën, vetëm e vetëm për të ndricuar vatrën e fëmijëve të saj, sepse qeveria nuk i krijoi asnjë mundësi për punë e dinjitet.

Aksioni policesk, brutal i Edi Ramës ka mbjellë errësirën në mijëra familje shqiptare që jetojnë në skamje, falë politikave të kësaj qeverie.

Qytetarët e papunë, dhe me ekonomi të rrënuar, përballen me faturat abuzive të OSHEE dhe kamatvonesat mbi këto fatura.

Cfarë bën Edi Rama? Nuk ofron asnjë zgjidhje.

Emëron në krye të OSHEE, një person që është nën hetim për korrupsion. Ky është pra modeli i Edi Ramës.

Qytetarët e pamundur në burg, hajdutët e energjisë në OSHEE, dhe ai që është nën hetim për korrupsion me 8 tendera me 1.3 milionë dollarë dëm shtetit, Drejtor i Përgjithshëm.

Protestë dhe protestë do të ketë.

Bashkimi masiv, popullor, i qytetarëve për drejtësi, për punë e dinjitet, do ta ndalë të keqen.