Deputeti Mima, i referohet raportit të “Global Petrol Prices”, burimi më prestigjioz i fushës, të dhënat e të cilit hedhin poshtë propagandën e kryeministrit. Rama gënjeu publikisht, raporti tregon se çmimi i naftës ka rënë dy herë më shumë nga sa deklaron kryeministri. Por Rama i bëhet krah tregtarëve të tij që blejnë më lirë në tregjet ndërkombëtare dhe ia shesin shumë më shtrenjtë qytetarëve tanë

Para dy ditësh Kryeministri i vendit publikoi një pikturë me ngjyra, të cilen nuk do ta komentonim nëse do të ishte thjesht një nga pikturat e tij, por meqënëse Kryeministri e quan ate një info-graf dhe mbi cdo ngjyre ka një shifer, por pa referuar burimin, detyrohemi të sqarojme publikun shqiptar mbi të vërtetën, duke iu referuar burimit prestigjoz “Global Petrol Prices”, sipas të cilit vetem në tremujorin e fundit:

1.     Ne Greqi, çmimi ka rene me 9%, dhe jo 5.3% sic deklaron Kryeministri, ose 70% më shumë

2.     Në Itali, çmimi ka rënë me 6.7%, dhe jo 4.8% sic deklaron Kryeministri, ose 40% më shumë.

3.     Në Francë, çmimi ka rënë me 7.4%, dhe jo 4% sic deklaron Kryeministri, ose 85% më shumë.

4.     Në Maqedoni, çmimi ka rënë me 10%, dhe jo 4.8% sic deklaron Kryeministri, pra mbi dy herë më shumë.

5.     Në Hollandë, çmimi ka rënë me 8.8% dhe jo 4.4% që deklaron Kryeministri, pra rënie dy herë më shumë.

Në shkalle globale, cmimet e shitjes me pakicë të diezelit, vetëm gjatë tremujorit të fundit, kanë rënë mesatarisht me 16.2%, pa përmendur këtu që vetëm në SHBA cmimi ka rënë nga 3 dollarë galloni në rreth 2 dollarë galloni, pra ka rënë rreth 50%.

Pyetja e sotme për Kryeministrin është se përse ai, duke fshehur shifrat e vërteta,  u bëhet krah klienteve të tij, të cilët e blejnë naftën në tregjet ndërkombetare shumë më lirë se një vit më parë, ndërkohë që ia shesin shqiptareve me çmime pothuajse të pandryshuara?