Partia Demokratike duke i uruar suksese qeverisë së re të Kosoves përshëndet marreveshjen për bashkqeverisje të arritur ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Krijimi i qeverisë së re është një zhvillim i shumëpritur nga të gjithë, brenda dhe jashtë Kosovës duke i dhënë fund një periudhe të gjatë bllokimi që vijoi mbas zgjedhjeve parlamentare të qershorit. Partia Demokratike ka besim se ndërtimi i qeverisë me bazë të gjërë do t’i shërbejë më së miri interesave të qytetarëve të Kosovës, ndërmarrjes së reformave të rendesishme për përshpejtimin e procesit të integrimit Europian dhe liberalizimit të vizave, njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të Kosovës dhe antarësimit në organizatat ndërkombetare; si dhe forcimit të bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal duke vijuar dialogun dhe zbatimin e marrëveshjes historike të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrdhënieve ndërmjet të dy vendeve.