Kryetari i Partisë Demokratike dëgjon shqetësimet e qytetarëve për varfërinë, borxhet, papunësinë, prishjen e paligjshme të banesave, mbylljen e universitetetit, rritjen e tarifave, e deri tek vonesa 4 mujore e marrjes së ndihmës ekonomike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është njohur nga afër me situatën ekonomike dhe paligjshmërinë që ka goditur mijëra familje të Lushnjës. Në takimet që ka pasur me qytetarët zoti Basha ka dëgjuar shqetësimin e shumë banorëve për prishjen e shtëpive të banimit pa asnjë paralajmërim. Ndonëse sipas tyre, shtëpitë ishin në proces legalizimi,  të ndërtuara në pronë të tyre,  askush nuk i njoftoi apo t’u lërë ndonjë copë letër për prishjen. Këta banorë sot jetojnë në qiell të hapur dhe askush nuk e dëgjon shqetësimin e tyre.

“Nuk e di se kush na i ka prish o zoti kryetar nuk e dime se kush ka ardhur”, shprehet një banor.

Basha: A ju sollën ndonjë njoftim përpara?

“Asnje njoftim hic fare, isha të dielën në Fier dhe me thanë mirë ndërtoje po c’të ndertoj i thashë, ti ma prishe”.

Një banore thotë se: “kanë punuar femijët  24 vjet o bir në kurbet të zi o bir mendoshin te ktheheshin në Shqipëri o bir po ato i nxorën jashtë prap o biri i nënës”

“I kanë futur në proces legalizimi dhe ata ua prishën shtëpitë e i lanë përjashta as nuk i lajmëruan jo”, shprehet një banore e revoltuar.

Kryertari i Partisë Demokratike, pasi dëgjon qytetarët shprehet se: “Do të evidentojmë një për një dëmet që u janë shkaktuar e do të ngrëmë një ekip juridik që t’u ndihmojë për të ndjekur procesin ligjor. Une i bëj thirrje prokurorise dhe Prokurorit të Përgjithshëm të nisin urgjentisht këtu një ekip për të parë se si përmes një akti terrorist janë prishur shtëpitë e qytetarëve”.

“Ju kërkojmë në protestë derisa ai të gjunjëzohet para nesh”, shprehet një qytetar

Po ashtu një situatë tejet shqetësuese për gjendjen ekonomike,  i është bërë e ditur zotit Basha nga qytetarët e Lushnjes. Papunesia e madhe, rritja e tarifave te universiteteve dhe mbyllja e filialit te Lushnjes, mosshpërndarja e ndihmës ekonomike, kanë qënë disa prej shqetësimeve të shprehura. Me një frymë revolte nga përballja cdo ditë me sfiden e sigurimit të bukes së perditshshme qytetarët kanë bërë thirrje për protesta të pandalshme.

“Gjendja po vete katastrofale. Këta nuk duhet të qëndrojnë më në pushtet me gjithë ato premtime, jo 300 mijë vende pune, mashtrim i paparë”, shprehet një qytetar.

“Po shkon me 6 forca police  sikur ka bërë krim ai ta arrestojë. Për cka? Se ska paguar 10 mije lekë drita. Harron se a ka fëmijë në shkolle ai a ska, ka të hajë buke a ska. Do hapë 300 mijë vende në cmendi mo, jo 300 mijë vende pune”, ankohet një tjetër qytetarë

Basha: Katër femije ke?

“Po katër fëmijë, një femije invalid, fëmijën e fundit e kam në shkollë të lartë, nga 185 që ka qënë vjet tarifa, 247 pagova sivjet. I mora leket borxh. Jam mbyt në borxh. Punë dua unë, nuk dua lëmoshë, punë”, shprehet qytetari.

Një tjetër denoncon korrupsionin: “kërkojnë 3 mijë euro për të hyrë një mesues këtu ose një infermier. Jam pa punë vetë i 5-të më femijë student”.

“Kam katër muaj që nuk i kam marre lekët e përkrahjes”, ankohet një qytetar.

“Na udhëhiqni të rrimë atje në protesta derisa ta heqim”, kërkon një qytetar .

“Nuk ishte mirë që e mbyllen Universitetin e Lushnjes. Në vitin tim kanë qënë gjithsej 130 veta”.

Basha: Ku janë tani keta?

“Të gjithë i kanë transferu në Tiranë por shumica e kanë lënë shkollen se nuk e perballonin dot”.